top of page

Urim Mezini: AGIMET E MIA

  • Mar 24
  • 1 min read



Agimet vinin me Hënë të zbardhuar,

mëngjese të qeta, lagur me vesë.

Ku dita buzëqeshte me diell të praruar,

këngët zgjoheshin si ëndrra plot shpresë.


Kujtimet në çdo kohë ecin krah meje,

si zjarr brenda shpirtit,më rrinë ndezur.

Bëhen fjalë, frymë e gjak ndër deje,

duke ma bërë ditën më të qeshur.


Kujtimet e mia, si tinguj pa fjalë,

me këngën e bilbilit duetonin heshtur.

I këndonin Hënës e yjeve me mall,

në dritën e saj të argjendtë e të zbehur.


Sot vijnë pranë meje si refren i harruar,

si një radio e prishur me zë të çjerrë.

Si mjegullim zbresin për t’u kujtuar,

me shpresën t’i këndoj prapë dhe njëherë.


(Facebook muri i autorit: marrë nga vëllimi i përfuduar; "DETI I SHPIRTIT" që botohet në muajin Maj.)

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page