top of page

Stefan Martiko: KUJTIMET NISIN TË MARRIN UDHË

  • 4 hours ago
  • 2 min read

KUJTIMET NISIN TË MARRIN UDHË

   _ Për Myslym. Maskën -


Stefan Martiko

Në anën tjetër të telefonit një zë nuk do më përgjigjet më. Zëri i mikut Myslym Maska ka heshtur dhe dalëngadalë ato që deri dje i thoshim njëri-tjetri nisin të bëhen kujtime. U shua jeta r një prej zërave me origjinalitet të spikaturt me një letërsi që shkruher me një përkujdesje të pëtkorë stilistike. Për ne miqtë e tiij të letrave këtu në Athinë kjo është një himbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Janë shkruar për të shumë artikuj me vlerësime objektive për poezinë për prozën dhe gjithçka tjetër që ai la si trashëgimni letrare Tani që ai s’është më fizikisht midis nesh dhembja i bashkohet nderimit për shkrimtarin dhe Njeriun.

 I rrethuar nga i miqtë e shumtë ai përherë do të bëhej një zë i respektuar dhe i lakuar për vlerat që sillte letërsia e tij në komunitetin e krijuesve shqiptarë këtu në Greqi.

Botoi disa libra me poezi dhe tregime si dhe një roman. Ishte një lirik me një ndjeshmëri të thellë artistike. Por me tregimet e botuara në disa libra ai i tejkaloi kufijtë.e një tregimtari të zakonshëm. Proza e Myslym Maskës hyri shumë thellë në të fshehtat e shpirtit njerëzor duke ecur përmes një labirinti artistik ku të gjallët ishin përherë të vetfamiljarizuar me të vdekurit dhe anasjelltas. Ishte një dishepull i Dostojevskit dhe Gogolit shkrimtarët e ttij më të dashur Nuk dua të bëj të tilla krahasime por farërat e letërsisë mbijnë kudo në varësi të erërave që fryjnë për t'u shpërndarë në dheun e butë të shpirtit njerëzor. Leximi i letërsisë së Myslym Maskës shndërrohet jo thjesht në një kënaqësi estetike por për atë që ai na zbulon konvertimin i jetës me vdekjen dhe të vdekjes me jetën por për atë dramë që njeriu përjeton përballë vetëgjyqësi së për t’u çliruar prej së keqes e për të nxjerrë me dhembje djallin prej vetes.

 Me librin e tij të fundit që po botohet nën kujdesin e mikut të tij Ilir Mborja do të kemi surpriza të reja edhe pse për fat të keq Myslymi nuk arriti t'a shihte të botuar. Tregime plot me kuturisjeje surealiste që i kërkojnë subjektet e tregimeve në thellësi të shpirtit pikërisht aty ku luhen dramat më të thella njerëzore. Myslym Maska me atë ç’ka la si trashëgimi letrare besojmë se është i denjë për t’u bërët objekt i studimeve kritike e estetike sepse ai me vetëdije të thellë artistike përpiqej të ecte në rrugë tëmpashkelura. Me rastin e ndarjes së tij nga jeta do na duhet të gjejmë mënyrat për t'a mbushur boshllëkun që ai na la pas. Njeriu që jetoi një jetë me nder dhe i shërbeu një jetë të tërë pasionit të tij të zjarrtë për letërsinë. Nga bisedat pothuaj të përditshme tani nis të mblidhet hiri i kujtimeve për t'a bërë atë një lloj pranie në mungesë.

 Duhet të themi se ai ishte dhe një nga miqtë më të ngushtë të Fjalës së Lirë me të cilën pati një bashkëpunim të pandërprerë deri para pak kohe se të ndahej nga kjo jetë.

 Mars,2026


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page