Skënder Sadri KAPITI: Çfarë konstatohet edhe te mediat në Kosovë
- 6 hours ago
- 3 min read

Çfarë konstatohet edhe te mediat në Kosovë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kosova ka histori të Lavdishme si një rast unik në botë për rezistencë e qëndresë për mbijetesë kombëtare, ku e vetme ka përballua romakët, barbarët, bizantinët, osmanët dhe sllavët.Kosova është Dadania, dhe mediat e intelektualët e Kosovës duhet ta quajnë sot Dardani ,Kosovën, ashtu sic bën apel Profesor Eshref Ymeri në publicistikën patriotike të tij.
Unë jam nga Durrësi dhe jam interesuar dhe kam ndjekur mediat, gazetat dhe portalet në Kosovë. Por tani jam zhgënjyer edhe nga ato, sepse edhe ato janë të kapura nga politika e korrupsioni, dhe janë tejskajshmërisht media të interesit dhe në shërbim të parasë e pushtetit.Janë media të cilat edhe historinë e trajtojnë për interesa pesonale dhe në shërbim të politikave partiake.
Janë media tifoze të kësaj apo asaj partie, të këtij apo atij pushteti.Shumica janë media të kriticizmit korruptiv.Ajo se cfarë vërehet te mediat dhe televizionet dhe te opinionistët dhe analistët edhe në Kosovë është mercenarizmi servil i tyre.
Ajo tjetra se cfarë i dallon shumicën e mediave në Kosovë në dallim nga këto në Shqipëri është fakti se ato në Kosovë nxisin edhe përcarje fetare, duke promovuar e zmadhuar shfaqje shkrimesh e fletushkash të të disa individëve islsamofobë të cilët meqenëse janë dështak në politikë po bëjnë percarje e nxitje fetare , kur ata nuk dinë as se cfarë është Feja.
Mediat dhe portalet e fuqishme nuk duhet të botojnë as shkrime e as komente mediokrish, por t’i kalojnë në sitë dhe të mos bien pre e dëshirimeve subjektiviste të interesave e shijeve negative të individëve të vecantë.Këto media spekulojnë në emër të lirisë së shtypit, por janë vetë këto media të cilat nxisin dhe mbështesin fanatizmin politik,islamofobinë dhe djallëzisht spekulojnë me historinë dhe me personazhet historikë të kohrave të largëta. Këto media në Kosovë bëjnë hiperbolizime dhe mitizime personash e individësh politikë e partiakë.
Shqiptarët kanë të njëjtën histori dhe të njëjtët heronj, Dhe cdo epokë ka heronjt dhe historinë e vet të kohës. Heronj janë ata prej veprimtarisë së të cilëve Shqipëria dhe Kosova u bënë shtete, janë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Sulejman Vokshi, Abdyl Frashëri,Kuvëndi i Vlorës,Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini, UÇK, Adem Jashari etj.
Heronjt e vërtetë janë ata, të cilët u vunë në krye të jo vetëm të betejave luftarake, por edhe ideologët, vizionarët e letrarët vepërlartë kombëtarë, rilindasit; janë ata që kanë sakrifikuar e kontribuar realisht e shpirtërisht për kombin shqiptar.
Janë heronj ata prej të cilëve Shqipëria dhe Kosova fituan lirinë e pavarësinë kombëtare. Dhe kjo histori kombëtare është dhe fillon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si histori e Levizje Kombëtare për të mbrojtur trojet shqiptare nga coptimi prej shteteve armike të saj,të fqinjëve të saj qe coi në Pavarësinë e Shtetit shqiptar nga Turqia, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, janë qëndresa e popullit të Kosovës për clirim të Kosovës dhe Bashkimit me Shqipërinë.Nuk janë lëvizje kombëtare ajo fanatike e Haxhi Qamilit në Shqipëri dhe as ndonjë e ashtuquajtur Lëvizje kundë Islamit në Kosovë.Ato janë shumë të dëmshme e përcarëse.
Sot bota nuk merret me të shkuarën dhe as me personazhet e së shkuarës, sepse ata e kanë kryer problemin e shtetkombit të tyre.Sot politika dhe qeveria e Kosovës duhet të punojnë për interesin kombëtar, të asaj edhe të respektimit dhe të mirënjohjes për cdo komb e shtet që është mik i vërtetë i shqiptarëve, sot shqiptarët duhet të duan njëri-tjetrin, dhe jo të vazhdojnë, përcajnë e të ngatërrohen mes tyre.Askush mos të “shqetësohet” pse shumica e shqiptarëve në Kosovë janë muslimanë, as disa jomuslimanë shqipfolës, as pakicat kombëtare të Kosovës. Pakicat kombëtare kanë të drejta dhe liri si asnjë pakicë kombëtare që jetojnë në vëndet më demokratike të botës.Disa dështakët meditiko-politik të Kosovës vijnë e gjejnë strehë në emisionet televizve në Shqipëri pasi janë bërë të gërrditshëm për opinionin në Kosovë.









Comments