Skënder Sadri KAPITI: Republika
- Feb 24
- 1 min read

Republika
Nga Skënder Sadri KAPITI
As Republika nuk është
ligj e drejtësi
me persosmëri
sepse edhe ajo
si regjimet
ka masa të ndryshme
fuqie,lirie,
paraje e pushteti
Republika demokratike
është shtet që thotë
se u shërben të gjithëve
Por ajo nuk kënaq
të gjithë
nuk siguron mirëqënie
për të gjithë
Nuk zgjidh hallet
e të gjithëve
Republika demokratike
qeveriset nga populli
në një ditë,
dhe më pas
për katër vite
nga një pakicë
Republika,ligj demokratik
që ndërron në pushtet
oligarkitë dhe elitat politike pakicë
Republika nuk funksionon
me paanshmëri,
nuk zbatohet si “ligj”
për të dobtët,
por më shumë
shërben,korruptohet
dhe sundohet
nga politika dhe të fortët








Comments