top of page

Skënder Milaqi: Lufta e padukshme që ndryshoj dhe vazhdon të ndryshojë botën.

  • Mar 20
  • 7 min read

Lufta e padukshme që ndryshoj dhe vazhdon të ndryshojë botën.


(Refleksione rreth librit”


Spiunazhi në shekuj”,Sigurimi) të akademikut Irakli Koçollari”. Irakli Koçollari është studjues,akademik dhe ekspert i çështjeve të sigurisë kombëtare në Shqipëri dhe një nga figurat e shquara të letrave shqipe në këtë fushë. Ai ka një aktivitet të suksesshëm në institucionet shtetërore të sigurisë por dhe autor i disa veprave historike dhe studimore,sidomos në fushën e inteligjencës,figurave historike dhe çështjeve të identitetit kombëtar. Disa nga veprat kryesoe të tij janë: -Arvanitët. 1993 -Alipashaida e Haxhi Shehretit. 1998 -Spiunazhi në shekuj. 2000 -Historia e filozofisë së të drejtës 2005 -Policia sekrete e Ali Pashës,2 vëll. 2008 Studimet e tij shpesh bazohen mbi bazën dhe të studimeve shkencore dhe akademike të gjendura në dokumenta arshivorë nga shërbime sekrete të vendeve të ndryshme të hulumtuara me kujdes dhe përkushtim profesional. Historia e spinuazhit nga antikiteti deri në kohët moderne. Në personazhin mitik të Momit,mësohet se të gjithë sekretet,njeriu i ruan dhe i fsheh brenda vetes. Historia e Egjyptit të lashtë rreth 5000 vjet më parë duke futur njerëzit e tij të infiltruar në thes mielli,apo në librin e tij “Juda” të 1161 ku një hebre i quajtur Samson me fuqi mbinjerëzore bëri kërdinë,ku ndër të tjera vrau 300 dasmorë dhe për ta eliminuar u gjet arma e butë e një femre spiune e cila mësoj me anë të joshjes që forca e tij vinte nga flokët e gjata. Apo kali i Trojës i cili në të vërtetë nuk është një kalë por një simbol letrar triller,i shpikur nga shtabe spiunazhi për të arritur një komplot në nivel profesional mes trojanëve,gjoja si dhuratë e perendive. Në këtë kontekst dhe Odiseja(Ulisi) ishte një misionar spiunazhi duke ngritur kurthe për të penetruar,siç qe dhe kthimi i tij në atdhe.Kjo ishte një ekspeditë e pastër për të njohur vende dhe popuj për të krijuar kushte për vendosje të kolonëve helenë në brigjet e mesdheut. Kinezët e vjetër me tipikun “njeriun mesazh”,ku në kokën tullë të njeriut bënin një mesazh dhe pastaj pasi floku ishte rritur personi dërgohej agjent në fushën e kundërshtarit. Bile dhe priftërinjtë paganë,murgj para kristianizmit që shërbenin në Greqi,Egjypt,Babiloni etj shpesh bënin shërbesa që me forcën e fjalës thurnin plane që i shërbenin dikujt. Europa mesjetare nxorri në fushën e spiunazhit një sërë personalitetesh të cilët në kontekstin individual kanë meritë të veçantë ekskluzive në inovacionin e kësaj fushe. -Daniel de Foe.


Autor i librit “të Robinson Cruso”,një londinez i pleksur mes biznesit dhe politikës dhe i njohur për shkrimet e tij i pëlqeu zërave të dhomës së lartë të parlamentit britanik dhe kyetarit Harlin. Atij ju ngarkua dhe ngriti një rrjet të gjërë spiunazhi në tërë Anglinë,Skoci etj. -Zhozef Fushe. Ishte ndër përkrahësit e parë të planit për ekzekutomin e mbretit Luigji i XI -të,ku braktisi jakobinët dhe mikun e tij Robespier,braktisi gjthçka nga e kaluara e tij dhe ju afrua Napoleonit,ku ngriti shërbimin informativ të veçantë dhe kundrazbulimin.Rasti më tipik ish rënia në kurth e antiqeveritarit Luis Bosh Boreht i cili në fund e nuhati duke dërguar nipin e tij.Apo netoda e agjenturës së dyfishtë etj. - Leon Batista Alberti. Ai realizoj librin e parë të historisë së artitekturës”De Re Aedifikatoria”,një vepër e njerëzimit dhe autor i disa veprave monumentale.I thirrur nga Papa në 1467 për të deshifruar mesazhe dhe kode.Ai kishte aftësi të jashtëzakonshme . Leon bëri mbi bazën e deshifrimit të të dhënave një dokument prej 25 fq duke u vlerësuar më vonë si “Babai i kriptologjisë”. -Pierr Beaumarchais. Autot i librave “Martesa e Figaros” dhe “Berberi i Seviljes”,filloj si spiun i thjeshtë i Luigjit të XVI-të e më vonë si këshilltar i afërt i tij,meritë e të cilit ishte ndërtimi i një firme detare tregtare,misioni i së cilës ishte spiunazhi i ushtruar gjatë inspektimit në brigjet britanike. -Xhorxh Washington. Ky udhëheqës i lavdishëm amerikan i cili e kishte pësuar nga agjentura britanike brenda radhëve të tij dhe kuptoj se çfarë rëndësie kishte sigurimi i cili që në atë kohë u kthye një nga prioritetet kryesore të revolucionit amerikan. -Ali Pashë Tepelena. Aliu njihej si pasha dinak ku për të përfituar nga synimet e Bonopartit mbi ishull,gjeneralit francez Gallik i futi një femër të bukur të quajtut Zoica dhe e martoj me të.Pjesëmarrja e gjeneralit në një festë të organizuar nga dhespoti që filloj të kërcej dhe të këndoj e joshi atë dhe e beri të hidhet në anë të Aliut,ku fshehurazi francezi punoj për ndërtimin e një baze ushtarake në Vivar,ide e hedhur më vonë nga Hrushovi aty afër,në vitim 1959.Pra Zoica u bë agjentja e Aliut ndaj gjeneralit francez. Spiunët hstorikisht janë konsideruar dhe të përbuzur,të injoruar por dhe të shumë të vlerësuar. le të kujtojmë agjentin sovjetik Riçard Sorge të cilin rusët për shumë kohë nuk e pranonin se ishte agjenti i fyre i cili dha një kontribut të vepantë për fatet e luftës së dytë botërore.Megjthëse e kërkonin gjermanët për dëmet e shkaktuara për ta ekstraduar nga Japonia ku kryente aktjvitetin,japonezët s’pranuan dhe donin ta kmmbenin atë me njerlzit e tyre të kapur dhe të dobishëm në Rusi por rusët nuk pranuan.Fare papritur në 1964 Kremlini pas një heshtje të gjatë bëri njoftimin zyrtar se”Ripard Sorge shoallet Hero i BRSS”. Aq i lavdishëm ish ai saqë hetuesi japonez Joshikava i marrë me të ka thënë:”Asnjëherë gjatë të gjithë jetës sime nuk kam takuar një njeri me një kulturë dhe një nivel të tillë të gjthanshëm”.Ai u shpall Hero jo vetëm nga rusët por dhe nga europianët,përveç gjermanëve. Apo agjenti amerikan Halley i përbuzur nga anglezët,apo Mata Harri,gruaja fantazmë ku akoma dhe sot mbahen të fshehura mjaft dokumenta rreth aktivitetit të saj,që për 1/2 shekulli mbas ekzekutimit është e përbuzur nga francezët por duke qenë mitike për gjermanët. - Ernest Heminguej. Një amerikan gjithshëtitës i njohur si shkrimtar për librat e tij të njohur si “Plaku dhe deti” i vlerësuar me çmimin “Nobël”,apo tregimet”Sot është e enjte”, “Burrë pa grua”,”Dëbora e Kilimanxharos”,apo “Dielli megjithatë lind”,ka paraqitur dhe një dell të fshehtë si shumë amerikanë të asaj kohe fillimisht për të qenë spiun amator e më pas futet në rrjetin special të ONIT(oficer navigacion inteligjent),ku mori spunto për dramën “Kolona e gjashtë”,veprimtari kjo e kryer në Madrid.Ai punoj në redaksi të ndyshme gazetash Francë,Itali dhe Spanjë e krahas punës letrare bënte dhe spiunazhin duke u etiketuar si babai i “Fabrikës mashtruese”. -Kim Filbi. Agjent rus që punoj mbi 20 vjet brenda agjenturës britanike e së fundmi u strehua në Rusi. -Oleg Penkovski. Njihet si ushtar i paqes i infiltruar në zbulimin amerikan dhe anglez dhe shpëtoj Amerikën dhe Kubën nga një përplasje e fuqishme,gjer dhe bërthamore. -Rudolf Abel. Rus,por me studime në Skoci,poliglot,spiun rus që penetroj në spiunazhin gjerman.Ai mbart një veprimtari të fortë spiunazhi. Këto misionarë dhe të tjerë që i paraqet me hollësi autori,në fillim anonim e më pas profesionistë,por të shquar në fushat e tyre të mëparshme nuk i dhanë më pak njerëzimit seç i dhanë historisë botërore dhe njerëz të mëdhej si Rembranti,Rafaelo,Da Vinçi,Pikaso,Servantes,Hygoi,Shekspiri,MarkesiAjnshtajni etj.Nga e panjohura e nisën dhe këto emra të njohur por vlerësimi i tyre ska pasur të njejtën vlerë. Pa mohuar se brenda fyre ka pasur dhe individë që shëtbyrn keq dhe e keqja në këtë fushë lenë pasoja,nganjëherë të pariparueshme. -Sigurimi në Shqipëri. Shqipëria e dalë nga lufta ishte në një fushë të minuar në këtë drejtim,pasi shtetet përreth si Serbia dhe Greqia me strukturat e sigurimit të konsoliduara të qena në një shtet të fortë,por dhe agjenturat anglo-amerikane që donin ta tërhiqnin në anën perendimore Shqipërinë,bëri që vendi ynë nga çlirimi gjer në vitet 1960 të ishte pre e provokimeve të shumta e të ndryshme diversioniste por që në asnjë rast nuk paraqiti rrezikshmëri të lartë.Bile agjentura e huaj për kohën pat rrjedhje informacioni në shumë raste siç ishte tradhëtia e Filbit e kjo vinte nga një rrjedhje infprmacioni nga ambientet e komitetit të ermigrantëve në Romë dhe Athinë,ku personeli i ambasadave shqiptare ishin shumë aktive. Dhe qarqet dipllomatike të fuqive të mëdha asnjëherë nuk i përmendën dështimet e tyre në Shqipëri dhe nuk dhanë për popujt e tyre informacione shteruese. Sigurimi i huaj sidomos në Itali shfrytëzoj emigracionin shqiptar të jugut të Italisë,që ishin pa dokumentacion dhe me plot halle për ti përdorur. Sipas Bethel meritë i duhej dhënë shërbimit sekret shqiptar.Aq thellë ishte futur kundërspiunazhi në radhët e diversantëve sa me të zbritur në tokën shqiptare informatorët sinjalizonin në mënyrë të fshehtë oficerët e shërbimit sejket shqiptar për itenerarin e lëvizjes,përbërjen e grupit,misionin,njerëzit e infiltruar dhe bazën ku do strehoheshin. Pas prishjes me vendet komunuste Rusi dhe Kinë,nga vitet 1975-1985 Shqipëria përjetoj një izolim të shurdhët me një regres ekonomik të dukshëm.Gjatë kësaj kohe për të mbajtur gjallë pushtetin kemi arrestime të bujshme, grupe armiqsore në nivele të larta gjer dhe drejtues të sigurimit të shtetit.Mbas vitit 1985 kemi një ulje të ndjeshme të të arrestuarve për agjitacion e propogandë e kjo vazhfoj gjer në fillimet e demokracisë. Askush nuk mund ta mohoj citon autori që në këto dekafa të sundimit komunist ishin krijuar plagë,dhimbje,antivlera,por e keqja duhej hequr dhe mohuar me kulturë e qytetari.Në demokraci u morën pak për bazë këto kritere,përkundrazi në interes të pushtetit dhe egoizmit u dëmtuan shumë produkte të trashëguara të këtij shërbimi.Autori shpreh bindjen se vetëm një udhëheqje me vizion jo të vockël mund të orjentoj ndërtimin e shërbimit sekret prosperë. Duke e përfunduar arrij në këto konsiderata: 1-Ideja kryeaore. Ingormacioni është një nga armët më të fuqishme të shtetit dhe spiunazhi nuk është një fenomen i ri,por një aktivitet që ka evoluar gjer në ditët e sotme. 2-Mesazhi i veprës. Shteti duhet të ketë sisteme të forta inteligjence.Informacioni dhe analiza strategjike që janë shumë të rëndësishme dhe ky shpesh vendos fatet e luftës jo në fushën e betejës por në kreativitetin e kësaj inteligjence. 3-Personazhet dhe figurat historike. Libri është një studim historik ku përmenden agjentë sekretë,drejtime që duhet të ketë shërbimi i inteligjencës dhe organizimi i strukturuar i spiunazhit. 4-Stili i shkrimit. Shkrimi i përdorur në libër është studimor,hulumtues dhe analitik i mbështetur në dokumenta historikë të bollshëm dhe me shpjegime të qarta për mënyrat dhe teknikat e spiunazhit,duke përdorur një gjuhë të thjeshtë. 5-Rëndësia e veprës. Vepra ka rëndësi për njohjen, rolin dhe kuptimin e luftës së ashtuquajtur”Cold War” dhe të operacioneve sekrete që ndodhin gjatë saj.Vepra është burim interesant për studjuesit e historisë,inteligjencën dhe sigurinë. Përfundimi. Libri “Spiunazhi në shekuj” i akademikut Irakli Koçollari,është një vepër historike që tregon rëndësinë e inteligjencës dhe të infornacionit në zhvillimin dhe prosperitetin e një shteti.Autori përpiqet të tregoj se lufta e fshehtë e spiunazhit ka ndikim po aq të ndjeshëm sa lufta e hapur.

Skënder Milaqi .Durrës.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page