top of page

Sakip Cami: Dr Elton Qeli Kardiologu që shëron zemrat dhe shpirtrat e njerëzve

  • Mar 6
  • 2 min read

Dr Elton Qeli Kardiologu që shëron zemrat dhe shpirtrat e njerëzve

Nga Sakip Cami

 

Këtë portret të paautorizuar e kam shkruar me fjalë shpirti , të mijat dhe të shumë pacientëve , që shohim te Eltoni mjekun dhe njeriun e mirë dhe pa e ekzagjeruar shpëtimtarin tonë. Jemi vizituar edhe në klinika të tjera europiane dhe kanë përcaktuar të njëjtën diagnozë që ka përcaktuar Dr. Eltoni. I qetë, fjalëpakë dhe i qeshur ai të imponon respekt dhe besim absolut. Me përvojën 20 vjeçare në kardiologji ai dallon edhe me stetoskop shqetësimet e zemrës së pacientit. Ai e ndjek pacientin dhe i ndjek kontrollet po vetë si në Poliklinikën Nr 5 ku shërben si kardiolog ashtu edhe në Poliklinikën Qendrore të Specialiteteve ku kryen ECO dhe provat ushtrimore të pacientëve. Është fat që ju ndjek kardiologu Elton Qeli më thotë mjekja e familjes Dr Albana Cami. Kush është Dr Elton Qeli ? Është lindur në Tepelenë në vitin 1980 dhe në vitin 1999 ka përfundusr me rezultate të shkëlqyera Gjimnazin “Abaz Shehu” të këtij qyteti duke fituar të drejtën e studimit në atë degë që dëshironte për Mjeksi. Në vitin 2005 mbaron me rezultate shumë të mira Fakultetin e Mjeksisë dhe diplomohet Mjek i Përgjithëm. Nga viti 2005 - 2008 shërben në Spitalin e Tepelenës në sektorin e urgjencës ku ka zgjidhur shumë raste të vështira dhe ka shpëtuar shumë jetë njerëzish. Nga viti 2008-2012 kryen specializimin në sektorin e kardiologjisë dhe diplomohet kardiolog. Nga viti 2008 e deri më sot ka marrë pjesë në shumë seminare e konferenca shkencore për kardiologjinë të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit, në praktika, kurse e trajnime ku është çertifikuar prej tyre. Nga viti 2012-2016 ka shërbyer si kardiolog në QSUNT dhe nga viti 2016 e në vazhdim shërben si kardiolog në Poliklinikën 5 Tiranë dhe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr 3. Shërben si lektor në një nga universitet e Tiranës dhe është i pranishëm me këshillat e tij në emisionet mjeksore të TVSh, TV Klan etj.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page