Qazim Shehu: NJË ROMAN PËR EMIGRACIONIN DHE TRIUMFIN MORAL TË INDIVIDIT SHQIPTAR
- Mar 9
- 7 min read

Për romanin ”Para me gjak” të Ruzhdi Jatës
Romani”Para me gjak”I autori Ruzhdi Jata trajton temën e mprehtë të eimgracionit,një ndër plagët sociale të Shqipërisë në këtë tranzicion të stërzgjatur që po kalon shoqëria shqiptare. Edhe titulli, si metonimi ,ta paralajmëron këtë, edhe subjekti i romanit e justifikon këtë titull. Duhet thënë se autori sjell këtu përvojën e një emigranti, se ai ka njohje të madhe gati shteruese mbi jetën e vështirë të emigrantit,mbi sakrificat dhe vuajtjet e tij të pashembullta,të cilat vijnë në këtë libër me një pasqyrim realist dhe me nota të theksuara dramatike.
Romani është ndërtuar mbi kronikën e jetës së një personi-por ndërkohë kjo , ashtu siç ndodh rëndom në jetën njerëzore,ndërlidhet me fate njerëzish të tjerë dhe personazhi kryesor ,Fitim Vila, në rrugëtimin e tij të vështirësisë së gjetjes së punëve dhe të bërjes së tyre,-është një njeri me një kurajo admiruese dhe me një syçeltësi të pazakontë.
Autori e nis romanin:”Pa e hedhur vështrimin në det,pa e ngritur kokën nga qielli, eci pas udhëtarëve të tjerë për tek anija e ankoruar në molin Gjithios ,gati për t`u nisur,duke ndjellë zi e trishtim:”Nëse më kthejnë ,më mirë të më hedhin në det’”.
Kjo fjali është një nga frazat kyçe të romanit dhe një nisje mjeshtërore e tij për të kuptuar thelbin ekzistencial të njeriut shqiptar në fillim vitet 90-të.Një njeri i zhveshur nga çdo mundësi materiale dhe i nxitur nga etja për kërkimin e një jete më të mirë-u nis udhëve të botës pa marrë parasysh rrezikun as çfarë e priste.Atje ku shkoi nuk gjeti parajsën,por sidoqoftë filloi të fitonte diçka dhe ta sillte pranë familjes së tij të uritur.Në këtë kalvar vuajtjesh, shumë syresh humbën pyjevve,i hëngrën ujqërit,i vranë ushtarët grekë apo vranë shoku-shokun.Megjithatë, një kthim pas nuk e dëshironin.Kishte prej tyre që ktheheshin njëqind herë e ia mësynin po aq drejt Greqisë.Greqia sillte punë,por ajo nuk u bë një vatër miqësore.Një traumë e madhe e njerëzve që kërkonin dhe ndodheshin përballë makutërisë së pronarëve dhe nacionalizmit shterp që u kërkonte të ndryshonin emrat.Megjithëse me emra të ndryshuar,shqiptari e ruajti në vetëdije thelbin e tij,(një taktikë e përkohshme), ai mësoi greqisht ,por mendoi shqip.Po në këtë mjedis pati njerëz edhe të mirë,se populli është popull kudo i njënjtë,dhe kjo nuk përjashtohet si mundësi.Gjithë këtë thelb ideor na e shtjellon përmes ngjarjeve dhe episodeve autori Ruzhi Jata në romanin e tij, i treti në radhë pas romaneve”Shpresa e Londrës”,Trafikantët”dhe i disa vëllimeve me tregime dhe me publicistikë të këtij autori, t ë cilët përbëjnë suksse në ngjitjen e profilizimit t ë tij si autor.Dhe këtë thelb ideor ai e realizon me një gjuhë të zhveshur nga përshkrimet e tepërta-tipare të stilit të tij- me një narrativitet të rrjedhshëm dhe dinamik-çka tregon se ai është kujdesur të japë më tepër atë që është e mundshme për tù kuptuar gjer në plotërinë e perceptimit të saj ërmes komntekstit të ngjarjeve dhe shtresëzimit nëntekstual.
Fabula e veprës është e thjeshtë.

Personazhi kryesor i romanit i lë një shumë paraje në ruajtje një greku(barba Jorgos) ,por pas ca kohe barba Jorgo vdes.Gruaja e tij, Vangjelia, i ka paratë,por si do t`ia marrë asaj?E gjithë kjo fabul mban një intrigë të fuqishme dhe rrit këshërinë e tensionin dramatik në rrëfim.Autori di ta shtjellojë subjektin në atë mënyrë që të na japë këtë tension,i cili kalon nëpër botën shpirtërore të personazhit me drithma të fuqishme,ai sikur zihet në kurth,kthehet në Shqipëri dhe fejohet e martohet e shkon me gruan në Greqi.Paratë e fituara me djersë ,me punë të rëndë e sakrifica të panumërta, tani mund të shkojnë kot ose edhe mund t`i marrë ,ato janë parat ë e gjakut të vluar nga inati se nuk ka pse shkojnë kot përderisa janë fituar me punë të ndershme.
Personazhi nuk i dorëzohet rastësisë as veprimeve të nxituara,ai mund të bëjë akte dhune apo ta kërcënojë Vangjelinë(një tentativë e ka bërë dikur , këshilluar nga Bilal Bullgari për ta zënë dashnore Vangjelinë,por ai ka marrë nga ajo një flakareshë) dhe këtë nuk e pranon.
Së bashku me gruan e tij punon dhe njihet me grekë të tjerë, duke treguar përkushtimin në punë dhe mirësjelljen njerëzore.Grekëve u bëjnë përshtypje këta njerëz dhe ata shohin,jashtë propagandës së atjeshme,se kush janë shqiptarët.Midis tyre gjen sa të duash njerëz me moral,punëtorë,të ndershëm e të disiplinuar,korrektë,njerëz që halli nuk i ka zhbërë në karakter.Ashtu siç gjen edhe midis grekëve njerëz të mirë.
Duke i mëshuar kësaj ideje, autori nuk dashur thjesht ta ilustrojë atë si konvencion universal, si një të vërtetë jetësore për të treguar se njerëzit janë njësoj në të gjithë botën ,por nuk janë njësoj problematikat që ata kalojnë e këtu autori i zhvillon karakterete në një lojë sjellje ku secili shfaqet me botën e tij.Të gjitha këto i mishëron në situata jetësore bindëse të protagonistit , në takimet me Tasulën,me sedrën që tregon,në zotësinë në punë jo thjesht për ta bindur Tasulën se janë të tillë për hir të faktit se ajo do t`u japë ndihmën për të marrë paratë,por se të tillë janë.
Romani ndërtohet me nj ë kompozim linear por edhe me kthime dhe avancim të rrëfimit dhe shtjellohet përmes një përshkrimi të shkurtër- lakonik e të rrjedhshëm dhe të dialogjeve intensivë që burojnë prej këtyre situatave e që janë mjaft funksionalë.Përshkrimi psikologjik dhe nevoja për ta evidentuar atë, gjendet më tepër në unin e tij,një un i mbyllur ndaj paralajmërimit të rrezikut ,por i hapur atje ku gjen ngrohtësi e mirësi.
Protagonisti mishëron tiparet e njeriut të vuajtur,trim,të zgjuar,njeri që i vlerëson situatat me mprehtësi,që kalon burgjet greke vetëm për fajin se është refugjat pa leje,por edhe njeriun që e kërkon fatin dhe nuk u bindet tekave të tij ai nuk pranon të mposhtet në vetëdije as nuk çorientohet moralisht,nuk është njeriu që dorëzohet lehtë,as nuk bie pre e rastësisë dhe e veprimit të nxituar.Nuk është hero ,por merr tiparet e njeriut të kalitur në vështirësi dhe ia del në saj të këmbënguljes dhe mirësisë së tij.Me të,autori ka gdhendur dhe skalitur një personazh dinjitoz,të besueshëm,real dhe të pranueshëm prej vlerës së këtyre tipareve që ai ka dhe manifeston duke dhënë tipologjinë e shqiptarit refugjat që mbajti gjallë shpresën për të mos iu dorëzuar sfidave dramatike në dhe të huaj.Ndonëse i larguar ,atë nuk e zhvesh ndjenja kombëtare,ai jeton me Shqipërinë e tij,me hallet dhe problemet që kalon vendi,me jetën,me politikën dhe ka mendimin e tij.Në ndërgjegjen e tij fryn dhe jetësohet zëri intelektual,verifikues dhe analizues.
Autori ka arritur të krijojë dhe portretin kolektiv të disa shqiptarëve nga të cilët, Fitim Vila ruhet dhe paraqitet para tyre si polak, me emrin Hans.Njeriu i lig nuk ka kombësi –ai është i lig vetiu-dhe këtu autori nuk tregohet tendencioz,sepse ka shqiptarë të këqinj siç ka edhe grekë të tillë-popujt janë popuj me të mirat dhe të këqijat e tyre dhe episodet,përshkrimet autentike në këtë roman ta sjellin këtë si në një film drithërues.
Duke pasur një vështrim realist për fenomenet dhe problematikat, autori tregohet objektivist me metodën e tij të pasqyrimit dhe arrin të ndërtojë një romanm që është i gjerë për nga aspekti pasyrues i realitetit,por edhe me ide që interferojnë në vlerat e humanizmit universal e ku objektivizmi shkrihet e pëthithet në ëndrrën e jetës për ta b ërë atë sa më dinjitoze.
Një veçori kryesore që të tërheq në këtë roman është patraqitja e mjediseve të Kretës dhe të Greqisë.Paraqitja e proceseve të punës(vjela e ullinjve, për shembull),e punëve që herë gjendeshin ose herë jo,endja kot nëpër rrugët e qyteteve të Greqisë,fshehja e identitetit dhe kujdesi që ky identitet të mos dekonspirohet,udhëtimet me traget nga Greqia kontinentale për në Kretë,një luftë e përhershme për ekzistencë ,(fjetjen jashtë ,në kasolle me pastmas)dhuna e paprecedentë”Nga dreka, dy policë sollën një të ri.Ia kishin nxirë fytytyrën dhe në faqe i rridhte gjak”(f.79).”Policët janë të zymtë e të egër.Janë si bishat.Na shikojnë si kriminelë.Na urrejnë”(f.77).
Detaji ka rëndësi për të dhënë atmosferën e kohës, ashtu siç është i rëndësishëm për të vizatuar gjendje psikologjike dhe për të ngërthyer ide dhe kumte të rëndësishme.
Narrativa e romanit të Ruzhdi Jatës arrin të thurë situata nga më të ndryshmet,me impenjime lirike ,por më së shumti dramatike.Dhe personazhet nuk gdhenden drejtpërdrejt, si qëllim për t`i nxjerrë në pah në një nivel të caktuar artistik,por ata formëzohen- individualizohen e mishërohen përmes jetës aktive që bëjnë dhe situatave që kalojnë ,prej pozicionit social të refugjatit.Prej tyre nuk imponohen situatat ,por situatat u imponojnë atyre zgjedhje të cilat duhet t`i bëjnë me mjeshtëri e kujdes,sepse janë në një tokë të huaj e në një shtet tjetër aspak miqësor me shqiptarët.Dhe këtë autori e bën me natyrshmëri.
Ai është prozator që e njeh lëndën jetësore dhe temën nuk e zgjedh kuturu,por e nxjerr si çështje të ngjizjes së kësaj lënde dhe di ta shtjellojë e materializojë artistikisht.
Këtë ,Ruzhdi Jata, e ka treguar më së miri në romanin parardhës “Trafikantët” ,një roman psiko-dramatik me nota të fuqishme sociale dhe të dhembshurisë për fatin e vajzave shqiptare që bien pre e trafikimit.
Romani “Para me gjak” ,përmes një proze realiste arrin të krijojë një pasyrë të kohës së pas viteve 90-por edhe një hapësirë të mbushur me klithmat e njeriut të humbur në kërkim të ekzistencës së tij.Kjo hapësirë vjen deri në ditët e sotme dhe shpreh fatin e njeriut që kërkon të gjejë një mundësi dhe këtë mundësi e gjen duke mposhtur sfidat dhe rrethanat kundërthënëse të fatit te kurajoz.Autori di të japë deri në fund, si cak i arritur kuptimi, këtë ide.
Proza e Ruzhdi jatës dallohet për lakonizmin e frazës,për kursimin në të shprehur-sepse në veçanësinë e stilit të tij, duhet thënë ajo që përbën thelbin dhe nuk duhet ngarkuar përshkimi me detaje të panevojshme,të cilat lexuesi i merr me mend ,duke të kujtuar një shprehje të Himenguejt me k ëtë rast:”Se nuk duhet të thuash se pema ka gjethe,por të përshkruash ç `ndodh me gjethet e pemës”.
Kjo natyrisht e sjell si tipar evolues edhe një rrëfimtari të rrjedhshme me kolorit jetësor,një prozë të ngjizur me vlimet e një shpirti të trazuar.R omani organizohet mbi një bosht qëndror ideor-nuk shpërndahet, dhe çdo episod vihet në funksion të këtij boshti, duke treguar kështu një kujdes në lidhjen e linjave brenda harmonisë së përgjithshme të strukturës kompozicionale të cilat vijnë nga qëllimi jo vetëm për të dhënë sfidat e protagonistit ,por edhe përmbushjen etiko-morale e shpirtërore të tij..
Kujdesi për gjuhën , sendërtimi dhe identifikimi i saj në fuksion të paraqitjes së situatave dhe të gdhendjes së karakterit të personazheve,është një veçori tjetër e lakmueshme e stilit të autorit,duke na dhënë një roman ku plazmohet jeta dhe frymon shpresa në të e për të.








Comments