Përparim Hysi: Lirika të shkruara në shkurt
- Feb 26
- 2 min read

Përparim Hysi: Lirika të shkruara në shkurt
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Kur dashurova për herë të parë
E mbj mend mirë,kur dashurova për herë të parë,
E ndjeva veten si në një galaktikë tjetër
Nga "shejtan" që qeshë,tani u bëra "goxha djalë"
Mbi flokët gjemb,një grusht me belladinë kam hedhur.
Dhe qeshem,paksa me veten,tani kur e kujtoj
Ato çaste dukesha si një zog fluturak
Po kush nuk u ndje si "tjetër",kur dashuroj
Tani që po shkruaj,jam plak.
Po "fajin" atë kohë ma pati PABLO NERUDA *
Me vargjet e tij si"psallme" në gojë
U bëra i guximshëm dhe miken e putha
Se nga PABLO NERUDA mësova si të dashuroj.
*PABLO NERUDA -Poeti Nobelist nga KILI. Thoshte:- Poetët dashurojnë tërë jetën dhe kanë thënë për të:" Faleminderit,PABLO,që na mësove si të dashurojmë."
2. ANISA
Po ku je, o moj ANISA?
Kam kohë pa të parë.
Vij andej, tek rrugica
Dhe regtij me mall.
Vij andej si dikur
Mike, të kujtohet?
Dhe më bëhet sikur...
Me sikur a rrohet?
Nëse i lexon këto vargje,
Për ty,i kam shkruar!
Oh, të lutem, hajde-hajde!
Jam i përgjëruar.
Vij me shpresë,po fare kot
Aty nuk je parë
ANISA,nuk të harroj dot
Për ty,kam mall.
3. Nuk ka "turp" dashuria
Erdhe dhe kishe vajzën me vete
(nuk ishte e vogël,por 18-vjeçe)
M'u hodhe në kokë si të isha vetëm
Unë si "aktor"... sikur ruaja "politesën"
Sado që u mundova,ta ndalja "shpërthimin"
Se gjame unë jam burrë me "namuz"
Po ti e njihje mirë Përparimin:
Një djall që nuk rrinte"sus"!
Dashuria nuk ka turp dhe nuk është racionale
Kush dashuron, është gati t'i hyjë detit në këmbë.
Ndaj u "kacafytëm" dhe u mbytëm me malle.
Dhe çupa që qe si"vëzhguese" mbrëmë.
Nuk jemi as të vetmit dhe as përjashtim
Mori me fakte dëshmon historia
Nëse po ndalem tek ky përjetim,
Dua t'ju tregoj që nuk ka turp dahuria.
4. Sikur të kam pranë...
Ti më thuaj:-Sikur të kam pranë,
Por nuk është hiç ashtu.
Kam kapërcyer oqean
Dhe nuk jam tek ju.
Mijëra kilomtetra larg
Mu në fund të botës
Për ty shpirti më është plagë
Më luan çarku i kokës.
Ika unë nga nevoja
Për shkaqe familjare
Ah,ta dish, s'ma thotë dot goja
Po mbytem nga malle.
5.Loti i nxehtë
Loti yt-valë i nxehtë
E pritta me buzë dhe buzën ma djeg
Thonë që i nxehti del me të nxehtë
Ndaj buzën time me tënden e pjek.
Tash i nxehti u rrit, u bë furrë
Që të dy u"poqëm" sa ramë të "sëmurë."
Po ti kishe "resurse" të mbushur "ilaçe"
Dhe më shërove "esnafçe"
Tiranë,25 shkurt 2026








Comments