Përparim Hysi: Gratë në vargjet e një poeti
- Mar 7
- 2 min read

Gratë në vargjet e një poeti
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. ÇDO GRUA
Çdo grua në vizionin tim është si një lule
Dhe me të gjitha"lulet" ngrihet një lulishtë
Lexues,të lutem,këtë në kokë ngule
Dhe është mirë që me të të jetosh përjetësisht.
Çdo grua është punëtore si një bletë
E bukur është çdo grua siç është bukuria
Pa gruan as që do kishte kuptim një jetë
Pa gruan,shkretëtirë do ishte gjithësia.
Çdo grua është e mirë siç është paqa
Veç gratë luftra nuk duan kurrë
Bota pa gratë do qe e shkretë si Saharaja
Dhe nuk i shkruaj vargjet me sikur...
Sikur gratë të drejtonin botën
Jeta e njerëzve,pa dyshim,do qe më e bukur
Janë burrat ata që"sëprapi" e vërtiin"rrotën"
Dhe bota gjithmonë është në kaos dhe turbull.
T'i duam e respektojmë gratë
SE ato janë"Nënat" që na kanë bërë kokën
Secila nga gratë,është e mjaltë
Se vetëm ato zbukurojnë botën.
Tiranë,7 mars 2026
2. Dashuri gruaje
(timeshoqeje,SIKËS)
Sa herë që shtrihem në divan,
Fap dhe dikush më hedh diçka.
Është gruaja,"vigjilente" që ruan
E njëjta kujdesje:mbi gjashtëdhjetë vjet e ca.
Kurrrë,ndonjëherë,s'mbaj mend të ketë"harruar"
Dhe për kë? Për një"djall" si unë?!!!
Kjo kujdesje e saj, më ka"robëruar"
AQ,sa për të,të më zërë me shkumë.
Nuk do mend që ndihem i këndellur
Nga kjo"vigjelencë" e shenjtë e saj
Dashuria e saj kurrë nuk më ka "velur"
Ndaj këto vargje ia kushtoj asaj,
3.Kur them:-NËNË!
Kur them:-NËNË!
Sikur i kam thënë të gjitha.
Se aty është dhe malli,por dhe dhimbja.
Kur them:-NËNË!
Vjen dita,pas një nate të gjatë
Plot ëndrra të liga,
Kur them:_NËNË!
Nga shpirti më ikën hidhërimi
Dhe vjen buzëqeshja
Siç vjen pranvera,pas një dimri.
4."Çfarë t'i thomë,NËNOS PLAK"? *
In memoriam.MUSINE KOKALARIT
"Çfarë t'i thomë,NËNOS PLAK"?
MUSINE,o moj zambak!
Diktatori,një dështak
Ta ktheu jetën,në farmak.
Ca farmak e ca pelin
Herë me burg a internim
Por ti kurrë nuk u përule
Dhe për ne ke mbetur "lule".
Lule që nuk vyshkesh kurrë
Trimëreshë që skuq çdo burrë
Brez pas brezi gjallë do mbetesh
Si "kometë" që,ndoshta,kthehesh.
* libri i MUSINES.
5. MARGARITA XHEPA- NDERI I KOMBIT
In memoriam
Kur zbriti ZOTI në MYZEQE,
Sikur bëri "olele"!!!
SE të pa ty,moj MARGARITË
Ndaj dhe ZOTI u mahnit.
Ti qe dritë si është drita
Dhe e bukur siç është dita
Sa na shihje, veç buzëqeshje
Na buzëqeshje,se na deshe.
Dhe në skenë.po luante skena
SE ti qe vet legjenda.
SE në role vije shpirtin
Sill behar,dëboje dmrin.
Tash ke ikur... hiç s'ke ikur
Ne me ty,nuk ndjejmë të nginjur
Por pa ty,si bosh skena
Si ARTISTE-vet legjenda,
Tiranë, 7mars 2026








Comments