Për përurimin e librit “Çili” të autorit Hasan Shahinaj.
- Mar 8
- 1 min read

Veprimtari e Këshillit të Paqes Durrës – 4 mars 2026
Këshilli i Paqes Durrës në bashkëpunim me Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës organizoi më datë 4 mars 2026 një aktivitet domethënës për përurimin e librit “Çili” të autorit Hasan Shahinaj. Rreth 50 shkrimtarë, personalitete të letrave dhe miq të autorit u bënë bashkë për të ndarë kënaqësinë e ardhjes në jetë të librit të 21-të të autorit.
Pas mesazheve vlerësuese dhe ikurajuese nga shkrimtarët më në zë të Durrësit, Federata e Paqes Universale, me propozim të Këshillit të Paqes Durrës i akordoi titullin “Ambasador për Paqe” z. Hasan Shahinaj.
Çmimi Ambasador për Paqen u jepet individëve, jeta dhe puna e të cilëve pasqyrojnë parimet themeluese të UPF-së, të cilat përfshijnë:
• Promovimin e paqes, pajtimit dhe bashkëpunimit midis popujve dhe kombeve
• Mbrojtjen e vlerave universale të ndara nga të gjitha besimet dhe kulturat
• Mbështetjen e idealeve të të jetuarit për hir të të tjerëve dhe shërbimin ndaj njerëzimit
• Forcimin e vlerave familjare, lidershipit moral dhe qytetarisë së përgjegjshme
• Kontributin në dialog, shkëmbimin kulturor dhe harmoninë shoqërore
Përmes kontributit të tij letrar dhe përkushtimit të tij ndaj jetës kulturore dhe shoqërore, Z. Hasan Shahinaj i ka demonstruar këto vlera në praktikë.
Çmimi u dorëzua nga Z. Shpendi Topollaj, Kryetar i Këshillit të Paqes së Durrësit, dhe Z. Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Universale të Paqes në Shqipëri, në njohje të kontributeve të Z. Shahinaj.
Më poshtë gjeni disa fotografi nga veprimtaria!




















Comments