top of page

Petrit  Malushi: Tranzicion

  • Apr 2
  • 1 min read

Nga Petrit  Malushi


Tranzicion

 

Tranzicioni zgjat e zgjat,        

Rrugë që nuk paska fund…  

Kilometra shtri e mat,      

Hapa hidh e hapa humb!

 

Vite jete nën lëkurë,

Moshë burri ka arritur.  

Por burrë s’u bë kurrë

Mbeti fëmijë “i goditur”.

 

Vulëvënës e vulëmbajtës

Luten veç kështu të jetë.

Edhe majtas edhe djathtas,

Tranzicioni u sjell “shëndet”!

 

Shumë fjalë e pak punë

Mbush raporte, qindra”kile”.

Shpresëvakët ti dhe unë

Derdhim djersë krejt pa hile.

 

Prej Evrope lënë detyrat,

Me sitë të hollë në duar

“Nuk i shkelim procedurat,

 Çdo kapitull do plotësuar!...” 


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page