top of page

Në kujtim të një zonje fisnike Zizije Ferit Ademi Balla

  • Mar 27
  • 2 min read

Updated: Mar 28

Në kujtim të një zonje fisnike Zizije Ferit Ademi Balla


Varrimi do të bëhet ditën e premte, 27 Mars 2026, në orën 14:00, në varrezat e Tufinës, Tiranë.


 

Me një dhimbje që rëndon mbi zemrat e të gjithë atyre që e njohën, u nda nga jeta në Tiranë Zizije Ferit Ademi Balla, një bijë e denjë e një familjeje me rrënjë të thella në traditë, kulturë dhe dinjitet njerëzor. E lindur dhe e rritur në një derë me emër, vajza e tretë e mësuesit të mirënjohur Ferit Shahin Ademi nga Trebisht-Bala e Gollobordës, Zizija mbarti gjatë gjithë jetës së saj virtytet më të larta që një familje e madhe i fal brezave: respektin për tjetrin, dashurinë për dijen, fisnikërinë në sjellje dhe urtësinë në fjalë. Ajo ishte vazhdim i një trashëgimie të vyer, ku nderi dhe fjala e mirë kanë qenë gjithmonë pasuri e çmuar.

Në jetën e saj familjare, Zizija ishte një bashkëshorte e përkushtuar për Ardian Ballën, një nënë e dashur dhe e dhimbsur për fëmijët e saj, një shtyllë e qetë dhe e fortë që mbante ngrohtësinë e shtëpisë dhe harmoninë e familjes. Tek ajo, familjarët dhe miqtë gjenin gjithmonë mirëkuptim, butësi dhe një buzëqeshje që buronte nga një shpirt i madh.

E rritur mes motrave të saj, Lindës dhe Lilës, vëllezërve të saj Arjanit, Shahinit, dhe Ilirit ajo mbeti gjithmonë ajo lidhja e heshtur, por e fortë, që bashkonte kujtimet, dashurinë dhe vlerat e një familjeje të rrallë. Emri i saj do të mbetet i lidhur jo vetëm me prejardhjen e saj të nderuar, por mbi të gjitha me mënyrën se si jetoi: me dinjitet, me kulturë dhe me një madhështi të qetë që nuk kërkonte zë, por linte gjurmë.

Humbja e saj është e rëndë, jo vetëm për familjen e ngushtë, por për gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të ndajnë një fjalë, një kujtim apo një çast me të.

Familjarët, me dhimbje të thellë, njoftojnë ndarjen e parakohshme nga jeta të Znj. Zizije Balla. Varrimi u krye ditën e premte, 27 Mars 2026, në orën 14:00, në varrezat e Tufinës, Tiranë.

U prehtë në paqe, ndërsa kujtimi i saj do të jetojë gjatë, si një dritë e butë në zemrat e të dashurve të saj. Ngushëllime të gjithëve!

1 Comment


Fatmir Terziu
Mar 27

I dashur z. Ardian Balla,

 

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëshortes suaj të shtrenjtë, Znj. Zizije Ferit Ademi Balla. Në këto çaste të rënda, fjalët janë gjithmonë të pamjaftueshme për të shprehur peshën e humbjes, por edhe për të lehtësuar sadopak dhimbjen që rëndon mbi ju dhe familjen tuaj.

Zizija ishte një zonjë fisnike, një shpirt i rrallë që la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ajo ishte për ju një bashkëshorte e përkushtuar, për fëmijët një nënë e dashur dhe e pazëvendësueshme, ndërsa për të gjithë të afërmit e miqtë një burim mirësie, urtësie dhe ngrohtësie njerëzore. Humbja e saj është e madhe, por po aq…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page