top of page

Nuri Bufi: Ne vigjilje te 7 Marsit           

  • Mar 5
  • 5 min read

                

 

 

Shkollat Ne Roskovec Ne Vegjilje Te 7 Marsit                               .

Studimi dhe gjetja e përmbajtjes së tij në një stazh të gjatë pune krijon një hapsirë të përbashkët,ku njëriu ndihet i pavarur dhe i avancuar. Në këtë mënyrë përvoja mbetet jo vetëm mjet shprehje ,por themel i vetë dijes njërëzore dhe i vazhdimësisë  shpirtërore. Imazhe këto që përbëjnë një kostum sa modest dhe autoritar të Kryetares së Bashkisë së Roskovecit Zonja Majlinda Bufi.Ushtrimi me pozivitet të karierës së saj si inxhiniere ndërtimi,pas disa vitesh,ajo kishte rrëmbyer zemrat e qytetarëve të roskovecit e të zonave për rreth.Për meritat që gëzonte,qytetarët e kandiduan në përfaqësimin e tyre si deputete në parlamentin shqiptar.Votat unanime mbështetën kanditurën e saj si deputete. Arma e kësaj inxhiniere ,me përdorimin në politik si deputete ,po i dukej si të shtëna në qiell të hapur.Pas dy vitesh si deputete ,me fushatën e zgjedhjeve vendore ,po me votën e qytetarëve Zonja Majlinda Bufi zgjidhet si kryetare pranë Bashkisë së Roskovecit .Në këtë detyrë llogarit matematikore  të inxhinieres, nuk përkonin nga graviteti i ngjyrave njërëzore ,por nga ekuilibri moral njërëzor.Dhe pritshmërit e luftës e të punës së saj ,shumë shpejt qenë të prekshme në gjithë periferinë ,përfshirë dhe zonat rurale të Bashkisë së Roskoveci.


Kryetarja Majlinda Bufi bashkë me stafin e bashkisë në konsultim e bashkëpunim edhe me babnorët në bazë ,nisi të zgjidhë së pari problemet energjente shqetësuese të tyre dhe mandej deri në ato në perspektiv që mernin kohë dhe kosto. Me legjislacionin e parë kjo kryetare nisi të bëjë investime të dukshme .Së pari në bujqësi si destinacioni bazë gjenerues i zonës,kryesisht me reabilitimin e rrjetit kullues si dhe paralel dhe pse me kosto ngriti stacione pompash mbi lumin Seman ,me zgjidhjen e mundësisë për vaditjen si shërbimi bazë në rendimentet e kulturave bujqësore.Puna e saj nuk u ndal ,qytetarët e votëbesuan edhe në dy legjeslacione në vazhdim si kryetaren e tyre të Bashkisë së Roskovecit . Puna dhe investimi në infrastruktur me këmbënguljen e përkushtimin e kryetares mori kohë,mori kosto ,por në fundë mori buzëqeshjen e qytetarëve.Ata sot kanë një infrastruktur urbane bashkëkohore,në funksionimin e dëshiruar të shërbimeve dhe mbi të gjitha në ngritjen në një nivel më të lartë pregatitor të qëndrave kulturore dhe ato mësimore në të gjithë zonën. Janë një dëshmi e gjallë pune dhe investimi me zbatim të parametrave të kohës,që gjenë mishërim kudo në rrugë të asfaltuara ,në shoqërimin e tyre me trotuare  dhe me ndriçim,çerdhet ,kopshtet, qëndrat shëndetsore ,shkollat që janë  nënështruar një rikostruksioni të përgjithshëm ,bashkë me qëndrat e fshatrave të dekorizuara.Qeverisja e kryetares Zonja Majlinda Bufi është mjeti i duhur që i duhet sot mbar njërëzimit, e cila ka për moto të mbjell mirëqënie ,dashuri dhe kultur.  Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës, Kryetarja Majlinda Bufi na ekspozon këtë tabel investimi dhe rikonstruksioni  sipas shkollave:


Me rastin e 139 vjetorit të hapjes së mësonjëtores së Parë Shqipe në 7- mars 1887 në qytetin e Korçës,si dita e bekuar e gjuhës shqipe .Për  shkollat e zonës së Roskovecit prononcohet Drejtoresha pranë ‘’Drejtorisë Vendore Të Arsimit  Parauniversitar’’Roskovec,Zonja Enirjeta Shehu ,se në vegjilje të 7 marsit ,drejtorit e shkollave përkatëse kanë hartuar programet e manifestimit në këtë ditë të shënuar për arsimin ,pregatitje të cilat kanë nisur herët dhe pritshmërit do të jenë tepër frymëzuese  përfundon Drejtoresha Enirjeta Shehu. Duke na referuar skemën ambicioze me programet nga secila shkollë dhe mësuesit e letërsisë përkatësisht, që mbeten katalizator në këto evente.Nga sa mësuam me pakë ndryshime shkollat nga njëra tjetra paraqesnin këtë program manifestimi :1- Prezantuesit përshëndesin të pranishmit,2-Ftohet Drejtori i shkollës për fjalën përshëndetëse .3-Mësuesja e letërsisë në skenë bashkë me nxënëset me costume popullore,shpalos programin e këtij manifestimi i cili nisë  mes muzikës nga vogëlushet në skenë me vallen popullore  tradicionale ,në vazhdim rolin e moderatorit e luajnë dy deri tre nxënës apo nxënëse të pregatitur. 4-Interpretime në këngë e poezi me tematikën  festive .5-Ese të realizuara nga nxënësit e klasave 8-të dhe 9-të me tem :  mësuesi burim i dijes,Nëna ,dashuri pa kushte.6-Dhurim i buqetave me lule për çdo mësues.7-Vidio mesazh për mësuesit dhe nënat .8-Pjesë teatrale dhe skeçe.9-Pjesë nga filmi mësonjëtorja e parë.10-Interpretime solo dhe në grup dedikuar mësuesve.e tj.Mësuesit e letërsisë promovues janë :Në shkollën’’Didin Bishani’’ ,Kurjan janë 1-Arjeta Dimo.2-Antonela Isufaj.Në shkollën ‘’Ali Sollaku’’Vidhisht janë:1-Elona Fisheku –Vidhisht 2-Fatmira Gërgali-Luar.Në shkollën ‘’Jashar Muhameti’’Vlosh,janë 1-Lindita Selimaj 2- Uljan Apostoli.Në shkollën’’5-Dëshmorët ‘’Suk 1,janë 1-Denisa Petro,2-Enduela Sino.Në shkollën ‘’Ajet Toska ‘’,Suk 2 është si mësues letërsie  Silvana Resuli. Në shkollën ‘’Naun Doko’’,Marinëz si mësuese letërsie Marselda Hasani.Pranë shkollës ‘’Zylyftar Veleshnja’’Velmish,me mësuese të letërsisë z,Aurora Stoica.Pranë shkollës’’ Rexhep Kothere’’Kuman,si mësuese e letërsisë z.Etleva Boriçi.Pranë shkollës ‘’7-Dëshmorët’’Strum,mësuese e letërsisë është z.Rozeta Toska.Pranë shkollës ‘’Alush Grepcka’’,Roskovec si mësues letërsie janë:1-Majlinda Ngjeqari,2-Pineda Saliaj,3-Burbuqe Plaka,të angazhuara dhe pranë shkollës ‘’Adem Vrapi’’Roskovec.Edhe Vatra e Kulturës në  Roskovec eshtë e angazhuar me ofrimin e të gjitha mjeteve disponuese në kurorëzimin me efekasitet të veprimtarive artistike,kushtuar 7-marsit si vetëdija njërëzore,shprehen  nënpunëset pranë vatrës së kulturës Zonjat Kladiola Bufi dhe Mimoza Hazizi. Optimist në mbështetje të përmbushjes së hapsirës shpirtërore e të kujtesës kolektive për sakrifikimin e rilindasve për çështjen e gjuhës dhe arsimit kombëtar si:P.Sotiri ,P.N.luarasi,P.K.Negovani e tj.,tregohen e gjithë armata e mësuesve  të zonës si ata aktiv në krye të detyrës edhe të tjerë të dalë në pension si Konstandin Dore ,Hyqmet Sakaj etj.të cilët nuk kursehen në dhënien e kontributit mbi arsimin.Populli ynë shqip-folës mishëronte kulturën e tij si dhe traditat ,doket,këngët e gurrat popullore që i këndoheshin trimërive e betejave mes pabesive të huaja në kohëra ,gëzonin më vete shprehit në gëzime e ligështimet e tyre.Të gjitha këto virtyte përbënin mëvetësin e këtij kombi si qëllimi final ,të cilat deri shumë kohë më parë ju mohoeshin dhe ju shkeleshin nga kundërshtit e huaja.Një luftë e gjatë ndërshekullore e drejtpërdrejt si dhe ajo diplomatike nga ana tjetër me ndërgjegjësimin e kombeve të tjera,ndër konventa të fuqive superiore,u bë e mundshme targimi  i virtyteve të kombësisë ton me njohjen e gjuhës ,me hapjen e shkollës shqipe  më 7-mars 1887në kohën e Perandorisë osmane,kjo datë festohet nga shqiptarët  si dita e mësuesit. Edhe zona e myzeqes ka qënë e etur për dije dhe arsim ,në trekëndëshin Lushnje ,Berat ,Fier dhe Vlorë, është hapur shkolla e parë  shqipe në Libofsh të Fierit nëvitin 1908.Hapja e shkollës parë shqipe në Libofsh qe rezultati i përpjekjeve të patriotëve shqiptar ,përfshir  dhe lëvizjen e rilindjes kombëtare.Periudhë e ndikimit paralel të aktivitetit patriotik të Klubit ‘’Bashkimi’’,kryesuar nga Babë Dudë  Karbunara .Si anëtar i këtij klubi ishte dhe patrioti biri i libofshës Jovan Ndreko ,si mësuesi i parë i kësaj shkolle.Një ndihmes për hapjen e mbarvajtjen e shkollës shërbyen  një pjesë e sarajave të Nedin bej Leskovikut .Më vonë pas tre vjetësh kësaj shkolle  u shtua si mësues edhe Anastas Laska nga Libofsha,’’Mësues i Popullit’’.Hapja e shkollës së parë shqipe në Libofshë,ishte një dëshmi e vlerave të jashtëzakonshme  arsimdashëse dhe atdhetare e banorëve të myzeqes në tërsi dhe të vet zonës në veçanti.Më vonë në vitin 1914 do të hapej shkolla në Fier  dhe në Roskovec më 1923 me ndihmën e tregtarëve Libohovitëve rreth myzeqes.Pranë ditës së bekuar të gjuhës shqipe arti i shpirtit nuk mundë të kufizohet ai zhvillohet lirshëm,duke gjetur forma të reja shprehje dhe duke sfiduar kufijët tradicional të gjinisë letrare.Poezia është zë i brëndshëm ,kujtesë kolektive dhe proçes i vazhdueshëm rilindjeje shpirtërore .Përmes saj ,plagët e vjetra nuk fshihen ,por rikonceptohen dhe marin kuptim të ri.   Në këtë vegjilje të 7-marsit natyrshëm  do vijoj këto vargje:

                

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page