Nexhbedin Basha: NË SYTË E TU…!
- Mar 24
- 1 min read

Hajde moj Brikena, hajde mos bëj naze,
afro gushën tate… zemrën seç ma plase.
Mos u mërzit, Mateo, se dielli ka me lind,
unë ta kam dhënë fjalën… te ti do të vij.
Unë pëlqim për ty kam… afrohu avash,
të kam shpirt e xhan… mos m’le në merak.
Eh, kjo nazelie, bijë prej Kosove,
e ka një hall n’zemër… s’e ka hall loje.
Mateo e Brikena, një dashni lanë jashtë,
si këpucë në shi… n’Big e ndezin flakë.
Në atë shtëpi pa qiell, ku çdo ndjenjë vëzhgohet,
po lind një zjarr i fortë… që kurrë s’harrohet.
Herë si varg i parë, herë fund i një kënge,
afrohen si zjarri… largohen si hije n’hënë.
O moj trimneshë Dardanie, mos ia plas zemrën djalit,
mos u bëj nazelie… mos ia shuaj flakën e mallit.
Se ai në sytë e tu është krejt i përhumbur,
e kur t’ka ty në lojë… s’e ndjen veten të humbur.
Në Big si vullkan, kjo dashni po shpërthen,
në sy që qeshin e digjen… çdo ndjenjë po rrëfen.
Herë një “jo” në buzë, herë një “po” në shpirt,
kjo dashni e lindur… ka me u ba dritë.
Të dua, Brikena… me shpirt të kam dashtë,
sytë e mi n’Big… veç për ty janë dhe jashtë.
Ti je diell e hënë… je krejt galaktikë,
në sytë e tu përkundet… një botë plot dritë.
Nexhbedin Basha








Comments