Nexhbedin Basha: DRITË E PËRJETSHME...
- Mar 9
- 1 min read

DRITË E PËRJETSHME...
Në këtë 8 Mars, këtë dedikim-poetik ia kushtoj këto dy strofa nënës sime, Shefqete, që na mungon shumë.
U prehsh në paqe, Nënë e shtrenjtë!
Mëshira e Zotit qoftë mbi ty. Qofsh e
xhenetit!
Nënë, ti je hëna që ndriçon yjet,
Je amvisa zonjë që gatuan,
Ti je dielli ku unë ngrohem,
Unaza e qiellit merr sinjalet e jetës.
Ti je luftëtarja që mbjell dashuri,
Që rrit fëmijë si lastar për jetën,
Ti je universi ku bota zhvillohet,
Je guri i themelit ku mëkohem.
Se drita e nënës nuk shuhet kurrë.
Nexhbedin Basha
Tiranë, 8 mars 2026

Shënim: Kjo foto më kujton 8 marsin kur ajo më priste krahapur... na mungon shumë.nënë....








Comments