top of page

Neviana Shehi: URAT

  • Feb 26
  • 1 min read

Neviana Shehi: URAT

 

Tërë jetën ne kemi dashuruar brigjet përballë

dhe jemi lodhur për të ndërtuar ura

ura prej guri

prej druri

prej betoni

prej hekuri

Ura të larta që të merren mend

të shohësh poshtë

ura të vogla që piqen me valët

ura të varura

që lëvizin si shilarëse fëmijësh

mbas çdo hapi

dhe ere

ura me parmakë dhe ura të thjeshta

Tërë jetën kemi dashuruar

brigjet përballë

dhe s'jemi heshtur së ngrituri ura dhe rrugë

Kur dallgët dhe erërat

na i kanë shembur ato

kemi shtrirë shpinat tona

për t’i bërë si ura

dhe mbi kockat tona

ka kaluar e ardhmja...

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page