Neki Lulaj: Sofra e Fjalës
- Feb 25
- 4 min read

Sofra e Fjalës
Autori: Neki Lulaj
Ndërsa lëvron vëllimin poetik “ Sofra e Fjalës” me autor Neki Lulaj, është sikur ke përpara disa pjesë të një puzzle, dhe do të ndërtosh një Mozaik. Nuk ka asnjë një kriter për rradhitjen e tyre, sepse ato kanë imunitetin organik e aplikativ, kanë atësi të funksionojnë si një rregulator automatik në hierarkinë e kësaj Sofre arbitrare. Arti i autorit e kapërxen atë mendim të Vitgenshtajni kur thotë se vështirësia në të cilën ndodhet mendimi është si ajo e një njeriu që dëshiron të dalë nga një dhomë. Së pari ai përpiqet ta bëjë këtë përmes një dritareje, por është shumë e lartë për të. Pastaj ai përpiqet përmes një oxhaku, por është shumë i ngushtë. Tani, nëse do të donte vetëm të kthehej, do të shihte se dera ishte lënë hapur gjatë gjithë kohës, dhe dera hapur është pikërisht çelsi i fjalës, përdorimi i saj, dhe këtë gjë profesor Nekiu e bënë me lehtësi sepse ai zotëron çelësin e fjalës.

Në poezitë e tij “ Fjala shqipe” merr karakterin biologjik e pitogram. Ajo metamorfozohet si një grua e moçme, nuk është Evë mëkatare, por një Evë hyjnore, flokët e murosura në kala, e në shekuj janë mbjellë eshtra. Epitafe fjalësh të zhytura në gjuhën e heshtjes, me qepallat që i rëndojnë si dy gji bjeshke të malit, ecën si një jetime mbi valët e Drinit të Bardhë.
Sofra e Fjalës, na ofron Universin ilirik, me veshët e tij të pafund ku kaltërsia e detit dhe qiellit coptëzohen nga vetëtimat e Zeusit. Dodona, Orakulli, Kalimtarë. Kalimtarë, patkonjtë e Molosve, Pirros e Kaonve, Thesprotëve. Kalimtarë si Ajkuna, Doruntina, Rozafa, Marigo, Teuta.
Kulla dardane, ku gurët janë pllaka smerlade e ndriçon loti.
Plaku i vjetër, urtaku i shekullit me tirqet, gajatan në brez mbi gozhdat e heshtjes pret. Në shekuj në kishën e Deçanit, u këndua kënga e lisit në shqip. Ajo tokë baruti, pyll me buzë vjollce zhagiten hojet e agut të lirisë. Një univers, ku ortakët kurrë nuk heshtin. Ngjitet mjergulla në majë të Strellcit e qepon mbi gurë të Sokolit. Në ato kulla, Flas me ty. Mbi supe ngarkuan bjeshké, lugje, kodra e fusha, qëndroi besa, e spërkatet vargu me pikat e gjakut nën piskamën e degëve që hodhë në Europë e Amerikë.
Kalimtarë, si Bogdani ku fjalën e praroi në ar, e zërin në gjëlpër Buzuku Mesharin skaliti.
Kalimtarë, apostofuar në sokollimën: “O vjen Ahmet Delia”, 70 manushaqe i mblodha mes shkrpave për Jusuf Gërvallën. Në Velani, elipsat e shallit fatin e nëkëmbur të dy milion shqiptarëve mblodhi.
Diku aty afër, Prroit të Batushës te guri Koshares u bëmë fitimtarë mes kuçedrën barbare. Mbi arnat e tyre, ethe pritjeje, hyjnë e dalin kalimtarë. Do pyes edhe Brazdat e Bërliqit për , Halil Nekën ,Namik Selmani.
Kalimtarë që ecën në shekuj, e ngelën vatra pa mysafir e duhan kaçak. Atje ku lumenjtë puthen pa u ndarë, atje ku zogjtë pinë uji para shiut e nga larga si një jehon gjama e burrave mbrthen klithat çame.
Burra me kësulë llamburit plisi\qeleshja si vesa ecin me peshën e shekujve mbi këtë palkoshemnik. Atë ditë kallnuri Dardania fitoi shtetin. Aurela lindi në agim si një zanë, me kordele arbërore mbi kokë, nën notat e një valsi ilirik mbi Drin Lumëmadh. Kalmtarë, gjyshmiri e duarvogli, bulëza sykaltër Adrola, Leandra si një flutur duke vrapuar drejt cingërrimes së ziles së parë të shkollës. Në shpinën e shekujve rriskat e bardha të diellit, dhe nën hijen e manaferrës, fëmijërinë me korin e Pagjumësisë së nënave kujtonin.
Kalimtarë, ku fjala triumfon e kodifikon emocionin. Florina, do të jetë si një ëngjëll mes reve e shoqëruar nga orfeu me lirën e tij. Sulejman Loka do të jetë currilë jete pranë oxhakut të ngrohtë. Reshat Arbana do të jetë virtyti më i lartë i miqësisë sa dhe Buna kristaltë do të lakmonte atë pastëri sinqeriteti mes tyre.
Kalimtarë, të zhuritur nga malli me këmishën e lumturisë së coptuar, me ëndërrat në livadhet me bar. Gjon Buçaj mallin për atdhe do ta të grryente, e të bënte të thahej si një kashtë ugari. Kalimtarë në Bunkart, kalimtarë me opingat, e tollumat e Lulit të vocërr pikëzonin padrejtësi, hiri i biblotekave të djegura nxirrte lotë mallkimi ku ndërgjegjja futet në xhepat e çmëndurisë,
Kalimtar, Relike e shpirtit. Ti, Laleja e bukur. Kur do ikësh? Sot,flokthinjur mbjellë fjalët e tim eti me urtësi e jetë. Mbrëmjeve, një muzë fisnike pranë krevatit mbledh lirikën dhe erotikën.
Ti, çamja e bukur me syrin tim vegimtar e trurin e rrudhur më shpirtin e nxehtë të Saharës më prit te shtegu i Lamës apo i mollës gjyle. Jam unë lëkura jot në hirin tënd o univers i ri. Gërmat, ku harku i shekujve lëshon tingullin më të lasht të shiut mbi tjegulla, herë si fjolla bore, herë si sfera notash të një sinfonie. Në odën e zemrës një qiri i ndezuer, noton e zhytet qënia human. Janë poetët bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve. Amanet të vizitoj Ninfën motër, Mësenjtoren. Kambana e poetit vazhdon në hapsirë me lavjerrsin e saj, me tingujt e fjalës shqipe në Sofër dhe aromën e lules së gurit të Kosovës.
Poezitë e autorit Neki Lulaj mendoj se mbartin forcën e karakterit epik por duke u shprehur në karakterin lirik. Forca e vargjeve të tij nuk bie asnjëherë në përsëritje. Pushteti e fjalës nuk del si forca fizike, si predhë armë e zjarrit, por ajo goditje pagëzohet si një sinergji force që nuk eklipson inteligjencën.
Sensi i lirisë për autorin përkufizohet në esklamacionin;”Lëreni të Fluturojnë zogjtë me krahë hapur”.
Vëllimi, përmban edhe poezi groteske: “Çuditërisht”, “Fyerja” “ Zahalli e madhe”, “Atdheu” Hesht, Historia po luan symbyllazi, etje. Mes shumë kalimtarëve, përmend Kalimtarë të shekullit të një botë tjetër, viktima me armë dhe pa armë, trupa ku mbajnë siglën Covid 19.
Me sa duket zhanri i teatrit si dhe Shekspiri kanë lënë gjurmë te autori.
Vëllimi poetik për sa i përketë gjuhës është shumë i pasur me toponime, leksik e fjalëformim.
I shtrirë në hapsirë dhe kohë vëllim prek edhe temën e Çamërinë.
Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe
themeluar nga Atë Bellusci Frasnitë\ Frascineto








Comments