Myzafer Ramzoti: PO BIEN KËMBANAT NË HAGË!
- Feb 24
- 1 min read

PO BIEN KËMBANAT NË HAGË!
Të gjithë në sulm të vrasin lirinë,
Mblodhën juristë të mbrojnë padrejtësinë,
Inteigojnë të groposin drejtësinë,
Që si shqiponjë fluturon me krenari.
Nga shekujt e gjakosur u ngrit ëndërra,
Djemtë e saj e bënë realitet,
Errësira e natës nga drita u shqye,
Letargjia e zezë u mahis me qelb.
Në sallat e bardha u nxi drejtësia,
Shpërtheu llumi i llagëmit serbisht,
Ka këputur lidhjet me kohën që i lindi,
Rrënjët nuk i shkulën dot pabesisht!
I mban ato fort nëntoka e larë me gjak,
I mban fort varri i trimave që ranë,
I mban guri që iu bë istikam,
I mban dhimbja, dashuria për dheun amë,
I frymëzon flamuri i kuq flakë,
Shqiponja dykrenore që noton në gjak,
Kënga e lirisë, besimi në ideal!
Të gjithë u nisën të gjakosin trimërinë,
Të fajësojnë trimat që çimentuan lirinë,
A njolloset gjaku që solli Pavarësinë?!
Dafina për ata që të bënë lirinë!








Comments