Myzafer Ramzoti: MËSUESJA IME E PARË
- Mar 6
- 1 min read

Dikurë..., vite e vite larg,
Dhe unë u bëra nxënës,
I ndrojtur, në klasë të parë.
Më priti mësuese Aspasia,
Më përkëdheli mësuese mirësia,
Më mësoi shkronjat, fjalë e fjali,
Të bëhesha i aftë për Shqipërinë!
E kujtoj gjithmonë mësuese Aspasinë,
Më ndezi për gjuhën dashurinë,
Ajo është bërë engjëll vite më parë,
Në zemrën time ka një lapidarë!
Edhe unë, si ajo, u bëra mësues,
Plot fëmijë e studentë kam mësuar,
U përpoqa të përgatis nxënës luftëtarë,
Që pëe Atdheun u bënë ushtarë !
Nxënësit e mi sot janë burra,
Në çdo skaj të Atdheut i gjenë ata,
Më kujtojnë me një kafe a, në celularë,
Më kërkojnë këshilla si vite më pare.
Atëherë, një tufë me mimoza për ta,
Ishte respekt e vlerësim,
Rezultatet në mësime ishin dashuri !
Mars 2025








Comments