Miradie Zymberi Avdullahi: Lot i ngrimë i kurbetqares
- Feb 24
- 1 min read

Miradie Zymberi Avdullahi: Lot i ngrimë i kurbetqares
Jam larg nga ti, o tokë e lashtë,
Zemra m’u kall, m’u bë shkrumb prej mallit.
Për ty e dhashë rininë e krejt çka pata,
Je e vetmja gjë që i lë trashëgim vajzës e djalit,
Mos të harrojn Skënderbeun,
as luftën e Adem Jasharit.
Ky loti im i ngrirë, është dhuratë për ju.
Brazda-brazda m'u bën rrudhat në ball,
Si rrugët e gjata ku u përplasa n’dhe të huaj.
Vatanin kur e kujtoj me mall.
Shtëpia është aty ku fëmija im gjen rehati
Ky mall që më djeg, është borxh i vjetër,
Si bukë fëmijërie që po e kthej me gjak.
Se mu bë me shtatë kore, si të gatuaj tjetër.
Gunjtë më dhembin, po shpirti nuk më dorëzohet.
Mos u rëndo, bir, prej fjalëve të mia të thara,
Mos u bëj merak për një plakë që po vjetërohet,
Po shko te shtëpia me shkallë të vjetra.
Ku loti i lokes gurët ende i mbyt e i mundon.
Aty ku muret mbajnë mend shkjaun e tmerrin,
Ku shqipen e mësuam me dritë nën qepallë,
Mos u përul para kërkujt e para asnjë dëshpërimi.
Mbaje Kosovën në gjak, si të vetmen gjallë.
Hapi dritaret pak, sa të hyjë flladi i malit,
Se kjo sakrificë nuk duhet me m’shku dëm.
Unë jam nji shtegtare, nji hije që të ndjek pas,
Po rrënjët i kam lënë atje, ku toka ende rënkon.








Comments