Minush Hoxha: Nga tregimi ,,JETA NËPËR KOHËRA E Z.REBE"
- Mar 1
- 8 min read

Kështu duke menduar, paksa edhe i mekur nga alkooli, pasi lëshoj një kompozim të qetë e qetësues që të ndhmon të të zë gjumi, u shtri dhe pas ndonjë minuti edhe e zu gjumi.
Të nesërmen, pas pirjes së kafesë tashmë pas aqë vitesh, kaluar në shprehi të paevitueshme, shikoj itinerarin e punës së përfaqësuesit kontraktues. Neveritej nga klishetë e marrjes së lejepunes së avokatit, futjes në itinerar pas ndërhyrjeve e lutje të administratorit e të ndonjë gjyqtari që ndodhi i tillë pas një simulim zgjedhjeje, etj. formalitete që cenonin dinjitetin e tij. Ndaj, vendosi të punoj punë avokatie si përfaqësues dhe ate vetëm tek-tuk dhe pa oreks përfitimi të paraparë me tarifë.
Shikoj evidentarin dhe pau se pas ndonjë dite, në orën 11 të, do mbahet seanca gjyqsore e shtyrë para disa muajsh. Seanca në të cilën kishte përfaqësuar një madhor të rinjë. Kjo ,,madhor i ri” që kuptonte personin që ka 18 vite moshë por më pak se 21 vite, gjë që gjykohej sipas ligjt special për të tillë. Pra. me ligjin për të mitur.
Ndonëse e dinte se ç’kishte deklaruar në atë seancë, tani, me kohen në dispozicion që kishte, se që zu kureshtja të lexoj procesverbalin ku ishte shënuar përfaqësimi verbal i tij. E kujtoj kur, ashtu sikur ishte parashikuar në dispozitat teknike, i përgatitur sikur e do rendi tradicional-me togo dhe veshje paksa solemne, kishte shkuar në gjykatë në sallën formë amfiteatri, ku mbahej gjykimi. Para hyrjes në sallë, tashmë kishte veshur togon e mbrojtësit, pastaj mbante dhe çantën në dorë dhe lënden e çështjes brenda saj.

Dhe e kujtoj, kur nisi seanca sipas dispozitave penale të veprimit. Secili tha të veten: prokurori që propozoj një dënim penal të ashpër me justifikim se një më i butë, ishte mbyllje syri ndaj krimeve të cilat kanë zënë shumimin deri në kaos shoqëror, se po ato po tundin themelin e shtetit e mu kjo dhe nga devijimet e të rinjëve, duke dhënë dhe një statistikë për shtimin procentual enorm të kriminalietit të të rinjëve. Në veçanti të vjedhjeve-atyre grabitçare po edhe të vrasjeve dhe të lëndimeve të rënda trupore. Dhe se, tek ka dhënë ligjëvënësi një kod me dënime më të ashpra, kishte parasyesh mu këto rrethana.
Dhe, në të vazhduar të përkujtimit të çështjes penale, Z.Rebe përkujtoj kur, me të drejtën e fjalës së mbrojtjes garantuar me kod penal, kishte marrë fjalën tek kishte lutur kryetarin e trupit gjykues të t’i lejoj t’a përfundoj, anise do jetë pak më e gjatë. Kryetari i kishte premtuar se nuk do e ndërprej, me kusht që t’i përmbahet logjikes së çështjes dhe formës së deklarimit. Përkujtoj se, pasi ishte vendosur në gjysëmharkun për dhënien e fjalës, me një zë relativisht të kumbueshëm, qetë dhe me ndëprerje të shkurtra të të folurit sa për t’ia dalur efektit të fjalës së mbrojtjes, kishte deklaruar:
,,Flm. i nderuar z.Kryetar që më dhatë fjalën.
Unë do ju lutem për mirëkuptim e durim edhe për mënyrën si e deklamoj ate, edhe për esencën e saj edhe për gjatësinë.
Di nga përvoja dhe nga dispozita ligjore se si e çfarë të jetë fjala përfundimtare. I kam bërë analizë serioze çështjes, dispozitave ligjore, dhe-besoj çdo rrethane e fakti që do ndriçonte çështjen për një masë penale adekuate.
I nderuar z. Kryetar, Prokuror, anëtarë të trupit gjykues. Të gjithë ju që jeni këtu, si pjesëmarrës apo si kurreshtarë. Si publik. Do e them preras ate që vijion tutje:
Po! Klienti im që qëndron këtu pranon kryerjen e veprës penale dhënë tek akuza e Prokurorit dhe është i penduar edhe në shqetësime edhe i deprimuar për ate që ka ndodhë dhe për ato në vijim. Pra, t’a përsëris: pranon kryerjen e veprës përshkruar në detaje tek organet e ndjekjes. Poashtu, zotohet se nuk do e përsëris. E unë e them: nuk do e përsëris po ndryshuan rrethanat dhe i hapen një pamje tjetër nga kjo në të ardhmen. Po,po! E them këte se, kryerja e veprës penale nga i pandehuri, nuk është veprim i një gjendjeje me mundsi të vendosjes së lirë nëse t’a kryej. Ajo të nderuar, përherë ka shtyes që mënjanojnë të menduarit racional e shtyjnë nga veprimi i inkriminuar.
Autorizimdhënësui im, tani i pandehuri, pranon se në fillin e shkollimit ishte nxënës i dalluar, kurse tutje, pas një evoluimi të pashpiegueshëm, e priu tersi dhe ndodhi, nxënës i dobtë. Diciplinarisht më shumë herë i dënuar dhe se në një vit shkollimi, tashmë i ç’orientuar,ka braktisur fare shkollën.
Pranon se më pas është shtyer anash nga shoqëria dhe se, edhe familja e tij tek bënte jetën në skamri, e ka mallkuar dhe përzënë për sjelljet devijante të tij.
E ka deklaruar se, sa ka zënë të dij të mendoj, e ka imagjinuar veten të përparuar, me universitet të kryer, person të prestigjit, në punë me peshë për mjedisin, autoritativ dhe familjar. Me bashkëshorte të qejfit e fëmijë të lumtur. Po, i nderuar kryetar, të gjitha i ka deklaruar, dhe doravetë i ka nënshkruar në procesverbal.
Pranon se ka punuar me mëditje fare të ultë tek bizneset private dhe ata në punë e punë jo të qëndrueshme. Një, tre, pesë a dy-tre javë, por, pa siguri fare. Pranon se është lemeritur tek i ra një shoku nga skele ndërtimtarie dhe i vdiq mu në vend si pasojë e mungesës së mjeteve mbrojtëse.Kjo ngjarje e tronditi deri tek një dëshprim çmendës. E bëri të preokupohej më seriozitet me ardhmërinë e vetë. Nga t’ia mësyej? Kush t’a ndihmoj derisa babai i ishte punëtor krahu pa asnjë mundsi ndihmeje. Pa prestigj e natyrisht pa ndikim publik Dhe askush tjetër! Etj. rrethana që i përcaktonin rrugën e padëshiruar të ecjes.
Më pas, sa pamja që synoj ta parashtroj, do e plotësoj me një dukje ndryshe të të ardhmes së tij:
I pandehuri që kam marrë për avokim, pranon se orvatej të gjej një rrugë, një shteg, të evitoj nga u përplas, por, ashtu i njollosur e i mallkuar, askush nuk i zgjate dorën për t’a nxjerrë nga e keqja. Pos Nënes së papushtetshme e rrënkuese.
Dhe shih paradoksin: në moshën kur duhej ecur me vrap nga jetë e mirë dhe e qetë, i pandehuri këthen rrugën në një drejtim-të them-fatal për te.
Nga djaloshi i ardhmërisë së suksesshme, evoluon në kryerës të krimeve me interes minimal-disa qindra euro të vjedhura, në bashkëveprim me dy shokë të tjerë. Aqë të holla të vjedhura sa nuk blihet as një bicikletë gjermane në tregun e plaçkave të vjetra. Dhe, endërra e suksesit treti në mynxyrat e jetës së tanishme e të nesërmes së tij të errtë.
Juve gjyqtarë po dhe Prokurorit e të tjerëve, me lejen tuaj, do ua them një problem për të cilin-ndonëse u dërmova- në vete nuk gjeta përgjigje. Po më lejuat-kuptohet.Më në fund ju i nderuar Kryetar i trupit gjykues, jepni, merrni a shkurtoni fjalën e mbrojtjes.
Flm. për lejen dhe të vazhdoj: I pandehuri im dhe këta dy të tjerët që të gjithë madhor të rinjë,-pra 18 vjet moshe e nën 21, përmes vjedhjes grabitçare, kanë përvetësuar afro 3 mijë euro. Për këto euro gjënden në burgun e hetimeve tash e sa muaj. Pra, tre të paraburgosur për tre mijë euro. Ç’është e vërteta, një pjesë u është konfiskuar se janë kapë akoma pa i shpenzuar. Fatkeqët! Edhe në vjedhje të pasuksshëm! Përkundra këtij fakti-për këta ka dhe provë-ata akuzohen dhe do të dënohen, jo për shumen e mbetur pas kapjes, por për tre mijë euro. Tej kësaj, e supozojmë se ato të holla i kanë ndarë në tre pjesë sikur e do drejtësia e pjesëmarrjes në aktin e vjedhjes. Dmth. secili nga 1 mijë euro. Kurse akuza e Prokurorit i fajëson për vjedhjen jo të 1 mijë eurove sa i takojnë njërit, por secilin për 3 mijë euro. Drejtësi e paparë. Mbroijtje e paparë e shtetit dhe e nderit të qytetarëve të tij. Për këte, sikur e do dispozita e ligjit penal nga më të mirët në rrethinë, dënimi me 7 vite burg. Dmth. për më pak se 15o euro të vjedhura në vit 1 vjet burg dhe, gjithësejtë 7 vite burgim. Kurse, sikur kam marrë informacion, pansioni për qëndrimin në burg është 20-22 euro. Dmth. për 7 vite , për një të burgosur, dikund 30 mijë euro. Shumë kjo për pushim luksoz në Havaje i aristokratve
I nderuar Kryetar, nuk kini nevojë të më apostrofoni për devijim. T’a cilësoni mbrojtjen time si një fjalor muhabetesh kafeterije. E dij këte. Por, po mendohem dhe më duhet të theksoj publikisht, këtu në këte seancë:ç’efikasitet në luftimin e krimit dhe në hapjen e mundsive të të qenit i pastër, i ndershëm, i panjollosu, lojal ndaj shtetit e pushtetit!. Ç’ndërhyrje korrekimi tek të rinjtë! T’u ndalohet të janë të panderëshëm përmes një legjislacioni drakonik dalë-njëherë nga katedra e shkencave juridike e e avancuar sikur në sistemet më të përsosura të kontinentit. Pastaj kaluar nëpër komisione legjislative për trajtim e analiza, për të mbërrijtur tek ligjvënësi dhe aprovimi pa vërejtje tek dremis në endërra!
Unë i nderuar Kryetar nuk do citoj dispozitën penale e as ate procedurale. Që të gjithë, në sajë të përsëritjes në gjykime të përditëshme, kini interpretuar e zotëruar sa të ndërtoni klishe. Klishe që-tek e kini në kujtesë shkronjë e për shkronjë, jo vetëm që nuk kini nevojë t’a lexoni në këte e as në seancat tjera, por thjeshtë e recitoni ate sikur një shkollar i fillores i ndonjë poezi epike.
Jo vetëm ju dhe jo vetëm sot! Jeta në vendin tonë, në vendin që memzi e futem në grushte, në fakt po zhvillohet sipas shablloneve, klisheve, formulave, definicioneve, parimeve të regjistruara me të zezë të theksuar në memorie. Po kryhet arsimi universitarë dhe më pas ngrihet dhe fare pak ose aspak po rinovohet, anise shkenca është vetë djalli.Asnjë çast nuk rri në një vend dhe përherë ia do huji ecjen përpara. Dhe, njeriu ia doli që për jetën e vetë, sot, të jetoj në saraje lumturie.
E përse-do e thoni- i hyra kësaj aventure naive? Dhe me arsye shtroni pyetjen! Dhe bashkohem me ju dhe e them në vete: e kanë më të drejtë dhe me vend këte: përse? Vërtetë, përse?
Para donja disa muaj, ndofta më shumë se një vit, lexova në rrjetet sociale se-ju e dini: ka kohë që shtypi ka dhënë shpirtë se, një grup e brenda tij emëra të njohur, emëra që kanë hy në libra të historisë për ta bërë ate të lavdishme, ,,kishin”-do e citoj sikur është shkruar në verdiktin gjyqësor ,,keqpërdorur detyrën zyrtare, në atë mënyrë, tek kanë përvetësuar disa dhjetrra miliona euro” Dhe, gjyqi që mba në ballinë foton e Justicias me pecin në sy sa të simbolizoj objektivitetin në gjykim e shpatën në dorë si simbol i të gjykuarit të panëshëm e objektiv kurse gjyqtarët që para pranimit, kanë dhënë betimin solemn dhe do gjykojnë drejtë, paanshëm e objektivisht,, i kishte ,,dënuar me nga 1 vit burg me kusht se nëse për dy vite në bëjnë recidiv-pra nëse për dy vite nga plotëfuqishmëria e aktgjykimit, nuk keqpërdorin detyrën zyrtare-duke vjedhur milionat, nuk do e vuajnë dënimin!
Mahnitëse kjo mençuri gjyqsie! Ata afër moshës së pleqërisë që kanë jetën në të sosur, duket nga sensibiliteti i stafit jurisprudencial e ndofta edhe nga mënyra e vetë e të gjykuarit se ç’është e drejta-e drejtë kjo diskrete e garantuar me ligj, e kanë menduar se më shumë kanos rreziku nga hajnat e rinjë të 2-3 mijë eurove se e hajnave në moshë të mbi disa dhjetra milionave Në çast po e interpretoj sikur, me këte dënim, po miklohen duke pranuar meritat e tyre historike.
Por, gjyqtarë, t’i lëmë anash, t’i hedhim në plehrërishte sarkazmat. Sado që në shpërfaqjen time ka teatralizem, në fakt, shpërfaqem i tillë sa për efektizim të mbrojtjes sime.
Z. Kryetar, kryetar i durimit! Unë e dua vendin tim! E dua dhe popullin që i përkas. Më iku thuaja jeta në gjurmime e veprime për lumturinë e tij. Për jetën e tij në liri. I pandrydhur, i pavarur! Më kujtohet kur në një tubim politik, ndonëse sall rrezik, e deklarova: ky popull ka të drejtë të jetë i lirë dhe i pavarur. Dhe këte të drejtë dhënë nga Zoti, nuk kini të drejtë t’ia këputni ju!
E thash këte dhe me këte edhe do e përfundoj: ju z. Kryetar dhe gjithë të tjerët pushtetarë, këtu e kudo që gjënden, mos i merrni të drejtën atyre që ua dha Zoti! Nuk do kini aminin e tij dhe dikund, në një kohë e vend tani të paidentifikueshëm, do detyrohemi të shpaguani këte me vuajtjen tuaj. Ndjesë e flm. për dëgjimin me durim të fjalës time.
M.M.H.2026








Comments