Mihal Gjergji: THINJAT E PRITJES
- Feb 24
- 1 min read

Mihal Gjergji: THINJAT E PRITJES
S'di nga vjen një jehonë ulërime
Kot më thonë, se ti qënke tretur
Pret një yll dhe nga pritja u thinje
Një copë nate te balli ka mbetur
Dhe ky lum' që vërtitet pa rreshtur
Si një bushtër kafshon rreth shtëpisë
Sipër lisit është zverdhur një pjergull
Pret të ngrihet furtunë e dollisë..!
Si nuk gjeta njeri kaq të shtrenjtë
Kaq të dashur sa ti, s'gjeta dot
Brenda syrit ku shkrepnin rrufetë
Shihja nënën kur mbytej në lot!

Tiranë, Shkurt 1984








Comments