top of page

Liridon Hyseni: GJYQI I FUNDIT

  • Feb 24
  • 1 min read

"Iu paska vyshkur boja muraleve..."

Shpirt'heshtur nën kapele vështron!

"Ç’u rritë trishtur droja udhëve..."

Bebëzmllefur nën dritërim shpon!


Homosapiensi i shpellave rojtare,

me gunën zgjatur rrugët shpluhuron...

Transiprocesi i fyellërave mondane,

me këngën antikur hyjin çmitizon.


Hierarkut zjarrashktë për lashtësim,

majeve të gishtave lum ferri i rrjedhë...

Gjarpëron si flokë engjëlli në mërgim!


Vrimave të fyellit melodinë e shterrë...

Ngjyrat e zhguallit nëpër kala skicon...

Jehonën tejzgjatë telajos së thàmendjes.


Rreshtimin e brezshëm urështigjeve mëkon...

Flijimin kapë hollë si orakujt e syvdekjes!


Fishkur nën gjamë Tokën e çkremtuar,

shpellave rojtare homosapiensi kundron...

Pagëzon nën flamë tempullin e shqytetëruar...

Kurorën e mbramë hyjit të ri ia dorëzon.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page