top of page

Fatmir Terziu: Këshilli Bashkiak i qytetit i akordoi titullin “Qytetar Nderi”, një nderim që vjen pas largimit të tij nga jeta tokësore

  • Mar 6
  • 1 min read

Sesioni shkencor mbi aktivitetin krijues, mësimdhënës dhe studiues të profesor Astrit Bishqemit, i zhvilluar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, mblodhi sot të afërm, miq, profesorë dhe studiues të shumtë nga Shqipëria, Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky takim i veçantë u organizua për të nderuar jetën dhe veprën e një prej figurave të rëndësishme të dijes dhe kulturës shqiptare.

Në këtë aktivitet u theksua kontributi i jashtëzakonshëm i profesor Bishqemit në fushën e studimeve, në arsimin universitar dhe në krijimtarinë shkencore e kulturore, duke lënë gjurmë të thella në breza studentësh dhe studiuesish. Fjalët e mbajtura nga kolegë dhe bashkëpunëtorë dëshmuan respektin dhe mirënjohjen për një personalitet që i kushtoi jetën dijes dhe përhapjes së saj.

Në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e tij, Këshilli Bashkiak i qytetit i akordoi titullin “Qytetar Nderi”, një nderim që vjen pas largimit të tij nga jeta tokësore, por që dëshmon se vlerat dhe puna e tij mbeten të gjalla në kujtesën e komunitetit.

Profesor Astrit Bishqemi jeton dhe do të jetojë, sepse jeton vepra e tij e madhe krijuese, që do të vazhdojë të ndriçojë në kohë dhe në breza.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page