Ildije Xhemali: PËR TY
- Mar 6
- 1 min read

PËR TY
(Për më të thjeshtat)
Të gjithë marsin ta uroj,
Ty,
që me fshesë e leckë
Po sfidon jetën që të takoi.
Ke një djalë, një çupë
një burrë,
i pazoti, i sëmurë, i papunë.
Ti, ditës derdh djersë,
natës, pa gjumë.
Meraku të ha, të bren,
shtigje,
kërkon dhe gjen
tënden djersë, pelerinë,
fëmijtë ta kenë.
Eh, moj NËNË heroinë,
e pafjalë,
mos u step, në krah i qëndro intektuales, deputes,
je E BARABARTË me ato.








Comments