top of page

Ildije Xhemali: MYZEQEJA IME

  • Mar 25
  • 1 min read

 

Vendlindja ime,

Myzeqeja,

ku të parët e mi

mbollën rrënjët  e sakatuara

nga e kaluara

për të lulëzuar 

llarstarët e rinj.

 

Hapat e mi të parë

në tokën e vaditur

me djersën e bujkut

të pangopur me misërnike, 

ku nana ime

mblodhi barishte, 

me një grusht miell

të misërt

na shoi urinë.

 

Mbeti i gjatë,

i mprehti shat

edhe pse hodha shtat parcelavave me misër

e të lules, diell

ku nga toka

kuvendova me qiell

dhe kërkova

e lakmova

hapsirat.

 

Mirënjohëse TY ,

tokë e begatë

në bereqet,  

dritësim

përparim e art!

1 Comment


Fahri Dahri
Jun 12

Poezi ku vargjet tregojnë vështirësitë e jetës, jo të një njeriu, por të një komuniteti i cili u vra, u ther, u dogj, u denigrua, dhe u dëbua. Vargjet flasin qartë, pastër për jetën e vështirë në vende të tjera, i detyruar për mbijetesë. Më tingëllojnë këto vargje duke më sjellë vitet e vështira të viteve 1950-1960. Varfëri, sëmundje, ropatjet e prindërve për mbijetesën e familjeve. Znj. Ilmie! Shumë mirë i tregon ato kohë me vargje brilante.

Unë i kam jetuar ato vite me ata njerës të mrekullueshëm ku varfëria nuk i mundi dot. Respekte për ata. Falenderime për ju.

Edited
Like

Shkrimet e fundit

bottom of page