Hiqmet Mehmetaj: VARGJET MARGARITARË TË POETES Margarita Llapushi Zeneli
- Apr 5
- 2 min read

Eshtë një dhuratë me postë. Fisnikēri edhepse njohje virtuale, por një korrektësi që pak njerēz e gēzojnë.
Kēta njerëz me botë të çlirojnë, të japin frymë, muzë dhe respekt të pakufishēm.
Libri me titull " Kur yjet përqafojnë ëndrrat", kanë ritmin melodik të zemrës e kthejnë në Parfum.
Mjeshtēri e bukur e vargut që na kujton saktēsinë e pranisē sonë e cila është e vetmja formë e dashurisë mesazhpērciellëse.
Në kētë rast shoh intelligence poetike surprises me mesazhe të fuqishme
Në analizat e mia të shkurtra gjithmonë gjykoj bukurinë e shpirtit, gjë që e gjej tek Margarita me një imazh të fuqishēm që tregon se bukuria e shpirtit ka forcën të zbutë edhe natyrën.
Nuk mund të përzgjedh, pasi tē gjitha poezitë janë të lidhura me një fije mëndafshi, ato janë të larmishme. Poeti vetë e ka të vështirë të zgjedhë, sepse është si prindi për fëmijët që I ka të barabartë, paçka se lexuesi e ka atë privilegj që të përzgjedhë.
Dhe si I tillë në kētë vëllim me titullin domethënës dua të veçoj:
1) " Shqip më flet shpirti e zemra..." me një mesazh të fuqishëm patriotik për gjuhën e pastër e të pasur.
2) " Një kohë që nuk kthehet më", kohë që jeton në pērjetësi, fëmijēria, adoleshenca, të cilat nuk fshihen kurrë nga kujtesa. Brengë, mall, lot ajo I rrëkëllen me gotën e verēs, me hënën që e shoqēron.
Dhe fjala e poetit shpesh ēshtë armë e fuqishme që godet ashpër mediokrit, rrenacakēt.
3) " Dashuria s'mund të shuhet" na thotë poetja.Ja, pra, çēshtë poeti që i thur vargje më të qēnësishmes, më njerëzores DASHURI, e cila s'njeh moshë. Dashuria nuk ekziston vetë Brenda një çifti, por në të katër horizontet e jetës.
"Ajo ndriçon si dielli që pērflaket, por nuk vdes kurrë" na thotë poetja.
4) " Letër e padërguar" mē solli ndërmend një nga novelat e Stefan Zvajgut, veçse kētu ka njē ndryshim, se Margarita nuk imiton ,por ēshtë me këmbë në tokë, ēshtë vetëvetja, thyen heshtjen.
5) Poeti I vērtetë shkruan për familjen, për të afērmit, ndryshe nuk do të quhej poet. Poezia " Fuqia e një nëne" portretizohet mē hyjnorja, më e madhërishmja, Perëndesha NËNË.
" Nēna- forca që dhe vdekja
nuk guxon ta mposhtë" thotë poetja..
Kësaj poeteje të mirëfilltë, me thellësinē e saj të mendimit , i uroj gjithē tē mirat nga Zoti, ashtu siç ka emrin!
H. Mehmetaj 05.04.2026








Comments