top of page

Enver Isufi: Analiza SWOT, metodë e suksesëshme për zgjerimin   e dimensioneve  të mendimeve tona.

  • 1 day ago
  • 4 min read

Prof.Ass.Dr.Enver Isufi

Me këtë metodë unë personalisht jam njohur pas viteve 1990,  në vitet e para  pranimit sistemit demokratik  në Shqipëri,kur  kreva studimet pasuniversitare në disa vende  Evropiane.

Është ndoshta metoda që dallonte hapsirat e ndryshme të mendimeve, gjykimeve mes siitemit të mendimit të lirë dhe të ekonomisë se lirë  që zbatohej në vendet perendimore, nga mendësia e vendeve socialiste me ekonomi  dhe politikë njëngjyrëshe.

Në fakt, jo se ky koncept nuk ka ekzistuar dhe nuk është zbatuar  edhe në vendet socialiste, por në vendet perendimore analiza SËOT ishte metodë pune, ishte zhvilluar teorikisht, dhe ishte moto e çdo pune sado e vogël që ajo duket.

Fillimisht, për ata  lexues ,të cilët nuk janë familiarizuar me këtë metodë teorike  kujtojmë se ,SWOT ,janë shkurtimet e fjalëve në anglisht  ; SRONG= i fortë, domethënë pikat e forta, WEAK=i dobët,,nënkuptojmë pikat dobëta OPORTUNITY =shancet/ mundësitë,  (përfaqësojnë ata shance që na vijnë në ndihmë , por që janë jasht problemit tonë),THREATEN = Kërcënimet për dështim , nënkuptojmë ato  elementë, veprimtari, ose fenomene të cilët   dëmtojnë rëndë veprimtarinë tonë që planifikojmë të zbatojmë.

Kjo metodë mer formën e dritarës.

Shembull: Biznesi jonë  do jetë  ngritja  një resorti turistik

STRONG ( Pikat e forta)

• Shqipëria është në periudhën e bumit turistik

• Shqipëria vend tërheqës për turizmin

• Vendi bukur

• Trashigimi kulturore dhe historike

• Diversitet në terren, me detë, fusha, kodra male, alpe

• Ushqimi i mirë

• Shqipëria për shkak të izloimit të gjatë , paraqet kuriozitet nga vizitorët

• Etj, etj           2.WEAK (Pikat e dobta )

•Nuk e përballojmë  financierisht  resortin pa kredi bankare

• Në Shqipëri zgjasin burokracitë e  procedurave të lejës  së urbanistikës

• Fuqia puntore po paksohet

• Personeli kryesor nuk ka kualifikimin e duhur

• Infrastruktura rrugore nuk është e përshtatëshme përrreth biznesit tonë

• Linja elektrike është pak 2-3 km lag rdhe dhe kërkon investime për ta sjellë te resorti turistik.

• Etj, etj.

3.OPORTUNITY (Shancet që vijnë nga jasht jasht biznesit tonë)

 • Aeroporti i Tiranës po dyfishon kapacitetin

• Të tjerë aeroporte kanë filluar ndërtimin

 •Qeveria ka miratuar buxhete për turizmin

• BE-ja po parashikon projekte për Turizmin

•Afrimi me BE-në  na i rrit shancet dhe sigurinë e lëvizjes.

•Etj, etj   

 

            4.THREATEN: (Kërcënimet për dështim,ose sukses të kufizuar)

 

• Një pandemi sëmundjesh globale

• Nje vatër lufte në rajon

• Konkurenca e pandershme

• Ndonjë krizë globale e cila rrit dukshëm çmimet e  lëndëve të para

• Ndonjë krizë politike ,ecila  që mund të sjellë trazira sociale

• Etj, etj.

 

 

Pasi analizohet të gjithë këto faktorë, është më lehtë të vendosësh.Kjo analizë kërkon informacion shumë disiplinor, duhen pyetur në shumë zyra dhe në shumë ekspertë.

Kjo metodë  analizë është universale dhe  gjen zbatim edhe në hartimin e programit të një vjershe, një libri me poezi, një romani, një filmi etj. Personazhet letrarë që i përdorin në veprimtaritë e tyre këtë lloj   analize, dalin në vepër shumë mësimdhënës.Kur analizohen thellë përsonazhet mësohet  edhe kur janë përsonazhe poztiv edhe kur janë të përzier, edhe kur janë puro negative.

Është për tu dëshpëruar, se në Shqipëri , ndonëse në periudhën e demokracisë kanë pasur raste  të trajnohen me këtë metodë  analize shumë eksperta  dhe politikanë, bisnesmenë e fermerë, por  ende punët nuk bazohen tek kjo metodë analize shkencore.Vendimet meren ashtu   ashtu shpejt e shpejt, pa  e parë problemin në të gjithë rrethrrotullimin e tij.Kjo na ka bërë dhe vazhdon të na bëjë që të mos jemi eficent, dhe shpesh amatorizmi dhe empirizmi dominon mbi analizat shkencore.

Në librin tim me poezi  me titull “Thellësia e Thjeshtësisë”( 2020). kësaj  ideja që trajton kjo metodë arsyetimi,i kam kushtuar disa vjersha, me synimin modest që këto vjersha sa më thjeshtë  , të përcojnë  ide mësimdhënëse.

Gjithmonë mbroj idenë se më e dobishme është një shtëpi me gurë, e pa suvatuar, se sa një shtëpi me mure qërpiçi,, por e sovatuar dhe e ngjyrosur me bojra tërheqëse  për syrin. Pra e thjeshta në shpjegime është moderne, ndonëse ne jo të gjithë e zbresim  të vështirën  në tokë për ta kuptuar të gjithë.

Po përcjellë disa  nga  prej këtyre vjershave, të cilat unë i quaj poezi në dobi të jetës praktike, poezi aplikative.

 

ANALIZA SWOT

Dritarja e dhomës sjellë dritën e syrit

Dritarja SWOT sjell dritën e mendjes

Në xhamin e parë shohim forcën tonë

Në xhamin e dytë shohim dobësitë

Në xhamin e tretë shohin shanset,

nga na vijnë mbarësitë

Tek xhami i katërt, shikojmë rreziqet

Të cilët mund të na thyejnë tre xhamat e parë

Gjithëkush që përdor për fushëpamje

Xhamet e dritares SWOT

Bëhet i mençur, nuk mbetet idiot

 

 

SHKAKU DHE PASOJA

Kush përdor vetëm gojën

Nuk e dallon shkakun,

Dallon veç pasojën

Kush ka vetëm sy e gojë

E shikon Durrësin tek bregu i detit

Kush ka mend,

E shikon Durrësin nga Vila e Mbretit.

Pamja kërkon vetëm sy e gojë

Shkaku kërkon shkencë e përvojë.

Vetëm me fjalë e me sy

nuk zbulohen shkaqet

Nuk gjendet naftë e ar

Duke gërvisht sipërfaqet

 

REFORMAT

Jeta rrjedh si çezmë pa pushim

Reformat janë enët nën çezmat e jetës

Ndërrimi i enëve nën çezma në kohë dhe hapësirë

Provon nëse reforma ishte e keqe ose e mirë

Reformat janë si syzet optike

Numri i madh të shqetëson

Me numrin e vogël nuk shikon

Syzet optika blihen pasi jemi   vizituar

 Reformat zbatohen  pasi janë  studiuar

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page