top of page

Emine S. Hoti: Nëna

  • Mar 8
  • 1 min read

Nëna është ajo

që na mban në trupin e saj,

që ne të rritemi e të bëhemi foshnje,

dhe na lind me shumë vështirësi

për të sjellë një jetë të re në këtë botë.

Nëna harron gjithçka për veten,

dhe ia kushton jetën fëmijëve të saj.

Pa kërkuar shpërblim,

ajo jep dashuri të pafund,

si damarët e zemrës së saj

që rrahin vetëm për ne.

Prandaj ju bij,

mos mendoni se do të ishit këta që jeni

po të mos ishte nëna.

Jeta është para jush,

por nëna është gjithmonë aty,

me zemër pranë jush.

Nëna është e lumtur

vetëm kur ju jeni të lumtur.

Askush në këtë jetë

nuk të do si nëna.

Vlerësojeni nënën,

mos e nënvlerësoni kurrë.

Edhe kur ju arrini lart në jetë,

mos e lini nënën plakë mënjanë,

sepse bukuria e saj

është zemra e saj e pastër.

Nëna nuk ka zëvendësim,

askush nuk mund të jetë si ajo,

veç Zotit që e krijoi.

Bijtë dhe bijat duhet ta kuptojnë nënën,

ta respektojnë dhe ta duan gjithmonë.

Mos e ndani nënën nga sofr a e familjes,

sepse aty ku respektohet nëna

shkëlqen jeta familjare

e pastër dhe e bekuar. ✨

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page