top of page

Emine S. HOTI: Festojmë 7 dhe 8 Marsin

  • Mar 7
  • 2 min read


Emine S. HOTI

           Norvegji

7 MARSI

 

7 Marsin i gjithë populli e feston,

është dita e mësuesve zemër bukur,

është dita e gjuhës, e shkollës shqipe,

është dita kur ndihemi të lumtur.

 

Në këtë ditë të bukur të arsimit shqiptar,

kujtojmë veprën e mësuesve atdhetarë,

veprën e  dëshmorëve të gjuhës shqipe,

që bënë sakrifica për arsimin kombëtar.

 

Vepra e tyre ndrit sot në shkollat tona,

ata zbuan errësirën, sollën dritë e dituri,

të shenjtë e hyjnorë janë emrat e tyre,

ndaj çdo 7 Mars i kujtojmë me dashuri.

 

Gëzojnë mësues, nxënës e studentë,

sidomos fëmijët më të shtrenjtit tanë,

vajza edhe djem, nipër edhe mbesa,

mësueset e mësuesit në zemra kanë.

 

Gëzuar 7 Marsin mësues të dashur,

populli ynë ju shpreh falënderime,

ju jeni luftëtarët e dritës e të dijes,

jeni burime drite, ju sillni zhvillime.   

..........

Çdo vit festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, që na kujton ditën kur më 7 mars 1887 u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare.

 

 

              8 MARSI

 

8 Marsin e përkujtojmë me nderim,

për atë ditë shumë gra sakrifikuan,

bija të planetit tonë të kaltër,

më shumë të drejta na dhuruan.

 

Kemi vuajtur në shekuj ne gratë,

jetën me mundim kemi përballuar,

me njëra-tjetrën jemi lidhur ngushtë,

për emancipim e të drejta kemi luftuar.

 

Kemi nderuar veten dhe familjet,

fëmijët kemi edukuar dhe mësuar,

vajzat, djemtë, nipërit dhe mbesat,

me ata, ardhmërinë kemi garantuar.

Në këtë ditë pranvere, më 8 Mars,ngrihet zëri për ty, o vyera grua,ti je dritë, që Zoti i fali njerëzimit,je xhevahir që s’ka të çmuar.Ti zhvillon jetën njerëzore,rrit të vegjlit me duar të ngrohta,ti e mban familjen të fortë si kala,pa ty, s`do të ekzistonte bota!

...............

Dita ndërkombëtare e Grave festohet çdo vit, më 8 Mars. Nisi nga lëvizjet e grave të fillimit të shekullit XX. Më 10 gusht 1910, në një Konferencë Ndërkombëtare të grave, të mbajtur në Kopenhagë në Danimarkë, u propozua që të ketë një Ditë Ndërkombëtare të grave. Ideja ishte që gratë të kishin të drejta të barabarta me burrat, paga të barabarta, të drejtën e votës, të drejtat për të mbajtur poste publike etj. Në vitin 1975, Kombet e Bashkuara  quajtën 8 Marsin “Dita Ndërkombëtare  e Grave”.

1 Comment


Guest
Mar 07

Urime oj Çika e Dardanisë!

Vargje të bukur dhe plot jetë në poezitë tuaja kushtuar festës së mësuesit dhe 8 marsit, festës së grave, që Zoti qëllimisht i ka ofruar bashkë. Nëna dhe mësuesi rrisin dhe edukojnë brezin e ri me dashuri për Shqiptari.

Urime!

Kadri Tarelli

Durrës.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page