Emi Krosi: Dashuria si sëmundje “hermetikë” në poezinë e Maklena Nikë-s
- 58 minutes ago
- 17 min read

Poezia femërore çdo ditë po merr formën e saj të plotë. Në këtë plomëri, poezia femërore zbulon forma, risi, madje dhe koncepete të reja e të panjohura për lexuesin. Por, në këtë vorbull shkrimesh dhe botimesh femërore, janë panjohura, të pavlerësuara, pasi kritika nuk është as aktive dhe sa profesionale. Ajo “përgjumet” ndaj vlerave. Por, akoma kritika zëshmon vetëm emrat dhe biografinë, jo tharmin e letërsisë: talentin dhe vlerën! Ky është mëkati që letërsia po paguan sidomos poezia. Tashmë, ajo, pra poezia i mfjaton vetes. Ajo është një tepricë, që as tregu nuk e përballon (nga botimet e shumta), madje as libraritë nuk e “joshin” më poezinë, sidomos atë femërore, sado risi apo talent të ketë. Por, rasti i një poeteje me një risi dhe stil të veçantë përmes librit “Nitroglicerinë” (Nika:2023), sjell një tharm të fortë të hermetizmit, që në fat shkrimtaret femrat rrallë e hasim. Por, në vetë ciklikën hermetike si koncepti “errësirë poetike”.
Termi hermetizmëm (Holman: 1986: 234) si pjesë e rëndësishme për artistët modernë, ku poezia
ka një lloj “metafore errësuese”, ku poeti rreket të pushtojë imazhe parësore të universit që lëvizin brenda vizioneve vetanake, se vetë errësimi është kategori e përqëndrimit maksimal (Topçiu: 2015: 5). Errësimi si cilësi poetike, është një purizëm dhe esencializëm, por dhe shenjë e modernitetit, hermetikës ose e neosimbolistëve si lëvizje poetike lindur në Itali, ku lexuesit e teksteve hermetike, e pranojnë këtë lloj komunikimi, mes tekstit të hapur dhe të “errët”, që rrjedhin nga polisemia gjuhësore, në gjykimin e lirë të receptuesve (lexuesit), poezia ka shumë mundësira interpretuese ad infinitum. Prirja “europianizuese”, për domethëniet simboliste apo imazhiste (Ndoja: 2012:6), jo vetëm të Camajt por edhe tek Zorba, që shkroi në vitet ’70, do të futej në sistemin letrar në fazën posturne, të hermetizmit shqiptar.
Ky qëmtim poetik saora do të sillet përmes dy librave:
1. LIBRI I PARË “ Nutriglicerinë”, 2023 një libër ku poetja përmes një fjalori me terma nga
mjeksia, ka mbuluar metaforn e dashurisë, herë si e sëmurë, herë me tension, herë me ftohje, herë si e operuar, herë si me artimi në zemër, herë me temperaturë, herë në sallën e operacionit, herë me ilaçe nutriglicerinë, herë me dietë, herë traumatike, herë me ngërçe dhe herë me asfiksime, herë me patologji të shumta të sëmundje të bendshme dhe herë azmatike. Vargjet: ashtu si buzëdetet greke/dhe bulevardet parisiane /ishin për poetët grekë dhe surrealistët francezë /vetë mrekullia /ashtu dhe për mua, qenien e vdekshme /jeni JU mrekullia, gjaku im/ mjaftueshmëri kardiake në realitetin surreal, nga poezai “mrekullia surrealiste kardiake”, sendërton një narrtaologji “sëmundjesh” të dashurisë: të trupit dhe shpirtit.
a) Dashuria si “sëmundje”, (kur dashuria dhe mungesa e saj të “sëmur”), në shekullin më parë,
njerëzit kanë vazhduar të besojnë në cilësitë mjekësore të poezisë. Walt Whitman, për shembull, u lexonte vargje ushtarëve të shtruar në spital gjatë Luftës Civile Amerikane. Poezia funksionon si forma thelbësisht të dallueshme të komunikimit. Ajo është inovative në aspektin e përdorimit të vargjeve për/mbi diskursin mjekësor gjithëpërfshirës të mendimit, praktikës dhe përvojave të grave në letërsi. Praktika e shkrimit me terma mjekësore të grave u shtri në botën e shkrimit dhe botimit letrar, me poezinë që përdoret si një formë qendrore e shprehjes autoritare mbi çështjet e shëndetit, të grave të shekullit XVIII, duke trajtuar rolin e spiritualitetit dhe mbështetjes emocionale (Blacwood:2023: 25). Vargjet: në triadën time psikike/kam gjetur shumë nitroglicerinë/shumë morfinë të simfonisë suaj/kam gjakun tuaj që shkruaj këto poezi/.../kur gëlltis tabletat e nitroglicerinës (që m’i keni dhënë me kaq dashuri ndër vite)/pas sulmeve në zemër, poezia “nutriglicerinë”, na rrëfen se fjalët e një poezie dhe ndikimi i saj krijojnë një urë midis zemrës dhe mendjes së një personi që arrin "zemrën dhe mendjen e një tjetri", ku besimi aztek beson, se poezia lidh atë që është sipër me atë që është poshtë, qiellin me tokën.
b) Dashuria si “shërim”, (poezi ku dashuria është shërim), një poezi shëruese feministe që hedh
poshtë të menduarit binar, thelbi i një ndjenje mund të mos jetë një cilësi mendore e pakapshme, por më tepër perceptimi i drejtpërdrejtë i trupit (Damasio:2018: 334), ku përsëri vargjet: “shumë” dëshira që derivojnë në “pakësi” pasionesh/detare dhe qiellore/të deteve dhe qiejve truporë, f.64, ruajnë unitetin e trupit, emocioneve, “mendjes dhe shpirtit" si alternativa ndaj "mjekësisë patriarkale”, me fragmentimin e saj të trupit, emocioneve dhe shpirtit (Wilentz:2000: 347). Një botë e tillë do të bëhej nga vetvetja afirmative dhe rezistente, të cilat do të përdornin poezinë si një mjet për shprehje dhe pritje erotike, taktikave etike, që mund të vijnë falë poezisë. Vargjet: suturë e thellë/serume të thukët/simbiozë e thekshme/një lindje e bukur kromozomesh të pranverta/ e një princeshe të pazakontë diellore, nga poezia “një lindje e bukur”, ku anatomia e grave nuk mund të përshtatet brenda një përkufizimi (mashkullor) (Carolina: 2020), se kombinimi lirik i grave me menstruacionet, erotizmit dhe fesë, që funksionon si një kritikë e kundërshtimeve binare të imponuara nga patriarkati (p.sh. burrat janë shpirtërorë/gratë janë trupore). Studiuesja dhe shkrimtarja Chicana, Ana Castillo, ka argumentuar se tabuja kundër gjakut të gruas është në thelb judeo-kristiane. Në kohët para-patriarkale, menstruacionet ishin, simbolika të aftësisë krijuese të gruas, dikur të nderuara si magjike (Castillo:1995:350). Po aq i rëndësishëm është edhe fakti i afirmimit të kënaqësisë seksuale femërore, e cila është njëkohësisht një formë pushteti dhe një e drejtë që çdo grua duhet ta gëzojë, përmes vargjeve: i brishtë/i bardhë/i bukur/i bruztë/i borëzuar/i beftë/ çrregullime mendore serioze/ekstreme euforike endorfinash/ekzaltime dhe episode alternative/ letargji dhe lipotimi drejt vdekjes/ bipolaritet elegant femëror, nga poezia: “Bipolaritet i brishtë”. Hulumtimet mjekësore kanë vërtetuar më tej se ekzistojnë, “mbi 300 proteina të ndryshme” që gjenden në gjakun menstrual, që mund të zbulojnë shumë rreth shërimeve të mundshme për endometriozën, goditjen në tru dhe Alzheimerin (Beatrice: 2016 :46). Mitet kulturore përshkruajnë një kohë kur vetëm gratë dinin sekretet e jetës dhe vdekjes, dhe për këtë arsye ato mund të praktikonin artin magjik të shërimit.
c) Analogjia me Xhon Keats, (poeti që mjeksinë e përdori si trampoline për poezinë), një analogji
befasuese. Poetja, nuk është mjeke, por termat mjeksore çojnë në shekullin e Keats. Kjo e prezantoi atë me imazhe, metafora, ide dhe ideale që ndikuan në poezinë dhe letrat e poetit, ku imazhet e sëmundjeve dhe dobësive kontribuan në imagjinatën e tij poetike. Duke qenë mjek, poezia e është e mbushur me përplot fjalë dhe trope metaforike mjeksore. Për Keats, poezia shërben si një kanal dhe një metodë trajtimi. Seancat e psikoterapisë shfaqen shpesh në të. Si Keats dhe Maklena, një koiçidencë, ka përdorur analogjinë, duke soditur në thellësi të jetës, dhe se ndiesia fiziobiologjike e njeriut është e lidhur me shpirtin dhe mendjen. Poezia e saj ka potencialin të mposhtë djallin e dëshpërimit dhe “sëmundjet” e kohës. Ajo është i bindur se dhimbja është universale dhe i godet të gjithë me përmes metaforës poetike. Ajo që duhet të bëjë një poet, është thjesht të udhëheqë dhe të nxisë lexuesit e tij dhe të shërojë problemet e tyre (De Almida:1991:13), sepse Keats i shihte këto procese si të ngjashme me mënyrën se si imagjinata transformon ide, ndjesi dhe emocione të ndryshme në poezi. Dhe poetja ka një një numër të madh fjalësh si: “nitroglicerinë”, “ morfinë”, “anemike”, “atrofike”, “anelgjezikë”, “asfiksish”, “neuroza”, “depresion”, “hemorragjike”, “spazmatike”, “urthet”, “psikoneurozë”, “rezonancave”, “helioterapi”, “Alzheimerin”, “hidroterapi”, “toksinat”, “elektroencefalogramën”, “transplant”, “operacion”, “tumor”, “bipolare”, “halucinacione”, “ADN”, “epilepsi”, “lebrozë”, “ulçera”, “hemogobinë”, “hipoglicemi”, “encefalite”, “hipozizë”, “neuropatikë”, “mushkëri”, “artrit”, “embrion”, “fizioterapi”, “mosereksion”, “orgazma” etj.
d) Stilitika poetike: poetja përveç një fjalësi të madh me fjalë dhe vargje me përplot terma
mjeksore, ka dhe trope metaforike, fjalëformime, anafora, epifora, përsëritje, enumeracione si dhe plot ndërtime gjuhësore me parashtesat: [-pa/-për/-vetë];
- fjalë dhe vargje nga mjeksia: nitroglicerinë/ morfinë/ anemike dhe atrofike/ tensionin tim
kurë poetike/ të sëmundjes/ anelgjezikë anginash acetilkoline/ në endometra të trashë mpiksjesh gjaku/ serotonine/ akute asfiksish frymëmarrjeje/ fetuset e mia/ si neuroza transference/ jam në depresion poetik/ oksimoronopatologjia ime/ medikamente mrekullibërëse/ në spitalin neurologjik/ poetiken e protezave të mia të vetimprovizuara/ gjej serumet spazmatike/ urthet e urgjencës urtikarie/ dopaminë ndjesore/ serotoninë dashurie/ mbi kocka kalciumi/ psikoza perandorish/ verdhëzës vetmitare/ membranash qelizore/ humë eritrocite/ erotike epiderme/ të neurokimive tona të frymëmarrjeve halopike/ këtë autohipnozë në vetmi/ një lloj psikoterapie e ëmbël për toksinat trunore/ infermierë irracionalë/ mes mikrobeve të malli/ neuronesh kortikale/ gishta të atrofizuar/ betadinë e bakërt/ kaskada kistesh hemorragjike/kutikula fjalësh fibromë/ diabet dëshirash të ëmbla/ hemorragji/që flakëron leukocitet mbrojtëse/ të sistemit imunitar me copëza të mpiksura gjaku/ që shkatërron qelizat staminale të ekzistencës/ me alga aritmie që bllokojnë arteriet karotide/ hemorragjie hibride/ termodinamikë tentakulash tensionesh/ ultrakorten/ mbetje spitalore/ mendimesh ozostomike/ e rezonancave magnetike të erëmimeve/ psikoneurozë/ pa anestezi kirurgjikale/ haloterapi/ tomografi e kompjuterizuar/ helioterapi/ sjellin Alzheimerin e dhimbjeve/ hidroterapi/ presionin hidrostatik/ gjithë toksinat traumatike/ si shkarpa shiatike/ të aerosolëve të prishur/ bëj elektrokardiogramën/aritmi/ rezultojnë takikardi dhe brakikardi/ aritmi arteriale të vetëmenaxhueshme/ aritmi ventrikulare të rrezikshme/rrahje premature/ fibrilacione të ndërlikuara të amalgamave të abanozta/ depolarizime të barkusheve/ abort/ logopedi përballë/ të abortova me vetëdije/ proteza/ jam paralizuar nga pamundësia/ në aorta migrenash/ në gjymtyrë ishemish/ me protezat e tua/anitrupa/ në spazmat e mia/ psikozë/ imunitet/kjo pandemi e pazakontë psikozash virusuar nga viruse frikërash/ mrekullia surrealiste kardiake/ shkrim automat drenazhi limfatik/ yndyrë refuzimi që mpiks gjakun/ qafë e ngurtësuar/ masazh limfatik/ latim celulitesh të heshtjeve/ stimulim gjaku të trashë/ dashuri e çmendur psikedelike/ si gangrenë ngrënëse/ psikedelizëm ndjesor absurd/ një çmendinë halucinacionesh/të çmendur psikedelike/ në poezi neurotike/ kromozomet tona/ psikosintezën time të përgjumur/ si leukoplast mbi qenien time të gjakosur/ asgjë e re në psikosintezën time/ shkëmbime lëngjesh epileptike/ dua të shërohem nga trombopatitë.../ në barelë/ në përjetësi arterosklerozash/ të përmbytur në lëngje endokrike/ kartela/ transplant/ operacion plastik/ balona gastrike/ shfarosje kimike/ tumor i shpërbërë/ dhe me osteoporozën/ kimioterapia ime je/ të biologjisë bipolare/ zinxhir ADN-je/ çrregullime autoimune në çartje të çmeritura çmendurish/ autoinfektime me halucinacione/ kujtesa kromofage/ epilepsi endemike/ por ektopike/ anamnezë/ mbi lëkurën tonë me psoriasis/ një anamnezë e mirë është gjysmë diagnoze/ magji rakitike/ çaste sterile/ psikopatë të përzhitur/psikopatë/ autoklavë atmosferike/ trishtim i qelbëzuar/ si lëngu i tëmblit/ nga mungesa e oksigjenit/ lumturi lebrose/ dëgjohet ulcera e ulërimës së qenies/ ankth apo plogështi/ ë harlisej hemoglobinës/ hipoglicemi jete/ ditë e re diabetike e tipit 2/ me sulfate suferinash/ venus venoze/ medikament marrëzie/ bipolaritet i brishtë/ oksigjen operativ/ kërkoj me ngulm elektroencefalogramën/dua të analizoj këta neurotransmetues/ me encefalite dhe epilepsi dashurie/ terrin e tetanosit të spazmave të muskujve të mahisur/ ivelet e hormoneve të hipofizës/ patologjia e harresës/ mërdhimë në muskuj/dhe ngrirje në ngërçe/ ndjesi narkotike/ reminishencë reanimatore/ të dhomës së izolimit/ varrime të vobekta/ dimension deliriumi/ aksident atomesh/ një hipofizë të ndjeshme halucinacionesh/ betadinë biotermike/ neuropatikë/ me antidepresivë të shpikur/ ndiej jermin që jargëzohet/ si tumor malinj në kujtesë/ si transplant mushkërish/ oscilacione orgazmash/ embrioni monomer/ artrit reumatoid/ neurotransmisioni i neuroneve/ në aciditet vacuum-i vezikulash/ nitroglicerinë e përpunuar/ nitroglicerina ime/ dhe era e mentolit të pomadës/ në hipokampus/ nga ankthi i mosereksionit/ dhe mbaresat nervore/ epilog fizioterapie;
- fjalëformimet: vetëshërohet/ gjakpërlyer/ frymëmarrjeje /duhanpirja/parrezikshëm/
oksimoronopatologjia/ mrekullibërëse/ vetimprovizuara/ sapodalë/ pathemeltë/ përskuqi/ përthyhet/ kurrizdala/ membranash/ qelibartë/ përgjakur/përmujorshmet/ frymëmarrjeve/ halotropike/ vështrimpyetëse/ autohipnozë/ shumëfishuar/ vetëpërmbajtjes/ përlagur/ duarzjarr/syujë/ fotosintezave/ paplota/psikoanalizë/ mbivendosen/ vetëmenaxhueshme/ vetëdije/ agimprurëse/ marramendjet/ parapërgatitur/ mbijetesës/ sendërgjojnë/ fatbardhë/ buzëdetet/ shumëngjyrëshe/ bashkëvepron/ ndërthurën/përgjumur/ thonjngrënë/pakohësi/ njëngjyrëshe/ panginjur/frymëmyrrjesh/ kapërdij/përndekjes/ gjakrrjedhjeve/ autoshkëlqyes/ kryelarta/shumëngjyrëshe/ gjakftohtë/kokëfortë/ kokëshkretë/ përtokë/ granatahedhëseve/ papërmbajtshmes/hareplotë/ nëndheshme/kartmonedha/ shpërbë/ tatëpjeta/ shumëdimensional /shpërfytyrimesh/nëndheshme/ tejngopemi/ mbijetesës/zhvokshem/ lëkurëpalarë/ interpretim/ kataraktin/ metformina /papërcaktuarën/pashërueshmëria/ paalkoolizuara/ vetëkrijuar/ shumëngjyrëshe/ pavëmendshme/ parashikimeve / përditshmërisë /pesëkëndore/sapioseksuale/ nëndije/ pesëelementëshe/ katërelementësh/mbijetesës/ padukshmen/ paprekshmen paperceptueshmen/ pazakontën/ plotfuqishmërinë/ keqinterpretimesh/ vetëpërmbajtja/ jashtëtokësor/ palëndtë/ pangurtë/ palëngët/ pazjarrtë/ patokë/ paajër jashtëtokësore:
edhe në të verdhën diellore
edhe në të përhimën e reve
anafora edhe në të kaltrën e qiejve të hapu
edhe në të papërcaktuarën e mbasditeve dimërore
ajër me shpirtujë me shpirt epiforazjarr me shpirttokë me shpirt
e palëndtë [nyja (e)+ parapsh. (pa) + emri (lënda)+prapash. (-të)]e pangurtë [nyja (e)+ parapash. (pa) + emri (gur)+ prapash. (-të)]e palëngët [nyja (e)+ parash. (pa) + emri (lëng)+ prapash. (-ët)]e pazjarrtë [nyja (e)+ parash. (pa) + emri (zjarr) +prapash. (-të)]e patokë [nyja (e) + parash. (pa) + emri (tokë)]e paajër [nyja (e) + parash. (pa) + emri (ajër)
- Enumeracion: abstrakt, absurd, apatik, ajror, i ujshëm.
- Trope metaforike: kur dashuria e përskuqi borën/ me kripën e detit mbi dallgët e mia/
agimet nuk kanë kujtesë/ në ëndrra të gjelbra me bizele/ kur dëbora shtron në nervat tanë blu.../ në trungjet e pemëve të pranverta të pyllit tim/ plogështi aromash të purpurta agimesh/ dhe patosi i purpurt i kafshimeve të kaltra/ mbi gjelbërime gjumi/ duart e mia gërmojnë plehun e pikëllimeve/ retë vjeshtore të agimeve/ valse të vishnjtë në lëngun e kuq.
2. LIBRI I DYTË “Oksimoroni”, 2020. Ky libër ka një tjetër qasje. Përsëri hermetizmi, por
dhe stili i ndërtimit poetik, është më më “i zbrazur” nga termat mjeksore. Këtu metaforat janë të drejtpërdrejta. Kapërcimi apo përrokja e katër elementeve të ekzistencës së Universit: uji, drita, zjarri, ajri, qasen me teoritë e Parasokratikëve, e deri tek moduset stinore si: pranveroren/veroren /vjeshtoren /dimëroren, me një ndjeshmëri ndaj natyrës dhe realitet të poezisë shqipe, sidomos asaj femërore, por ciklika stinore tek moduset stinore (Fray: 1990), zbulon energjinë e krijimtarisë poetike në raport me unin e vetëdijshëm racional, që lidh elementin e fuqisë së poezisë me shpirtin individual, si një simbol që e drejton drejt shpërfaqjes “par excellence” në strukturat e kuptimit, jo vetëm si paradigma të përcaktimit ideor-poetik, por vetë qëndrimi filozofik i kategorisë së shenjave si “poetika e papërcaktueshmërisë", (Lacoue-Labarthe: 1978), subjekti letrar në njohurinë dhe (vetë)sigurinë e tij, vetë- vetëdija mund të krijohet përmes pluralitetit tekstror, përmes elemneteve:
a) elementi i ngjyrave, emetohet përmes ngjyrave dhe nuancave të tij: blu/ e bojëqielltë/e
bardhë/gri/e kuqërremtë/e zeza/ bardhë e zi/ e kaltëruar/ të artë/ të portokalltë/ të vishnjta/ të hirtën/ të qelibartë/ të verdhë/ të bakërt/i verdhë/ së gjelbrës. Ngjyar “blu” dhe nuancat e saj nuk e ngurtësojnë atë, por bluja shfaqet dhe si bluja e vetmisë në shumësinë e vetmive: (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës), përmes vargjeve: ka më shumë blu, më shumë të bardhë, më shumë të kadifenjtë, më shumë gri... Ngjyra mund të ketë interpretime krejtësisht të kundërta të popujve të ndryshëm, ose kuptimi i saj mund të ndryshojë historikisht. Për shembull, në pothuajse të gjithë botën, e verdha është kryesisht ngjyra e arit dhe e dritës së diellit. Për shembull, e kuqja mund të shoqërohet me dashuri, gjak, zjarr, pasion, luftë, rebelim. E bardha shoqërohet me përfitime të ndryshme, shëndet, paqe, gëzim, pafajësi dhe pastërt. E gjelbra është në qendër midis ngjyrave qetësuese dhe energjizuese. Vepron në mënyrë neutrale në sistemin nervor të njeriut. Ngjyra jeshile gjithmonë mbart simbolin e natyrës, tokës, pranverës. Bluja është mjaft pasive dhe konsiderohet si ngjyra më qetësuese. Deti dhe qielli simbolizohen në mendje me diçka të thellë, të butë dhe të pafundme gjyrat e pyjeve, bimëve, liqeneve, lindjes së diellit ose perëndimit të diellit janë burime emocionesh shumë të thella dhe të sinqerta, duke i lartësuar ato mbi interesat e thjeshta në gjërat e zakonshme. Shkurt, imazhet e veprave poetike, të përshkruara me ndihmën e ngjyrës, arrijnë drejtpërdrejt në shpirtin e lexuesit, duke përdorur kombinimin "harmoni e ngjyrës" (Ivanova:2008:24). Edhe përshkrimet tekstuale të poetëve e detyrojnë një person të imagjinojë peizazhe në realitet, të shohë bukurinë e natyrës në mendjen e tij. Kuptimet metaforike të simboleve të ngjyrave me frekuencë të lartë në letërsi. Në analizë me frekuencat e simboleve të ngjyrave të përdorura në veprat letrare të përzgjedhura tregon se e kuqja, bluja, e bardha, e zeza dhe e verdha shfaqen më shpesh. Çdo simbol ngjyre në këtë kategori ka jo më pak se pesë kuptime metaforike nocionin e ngjyrës dhe simbolikën e ngjyrave (Ryan: 1976: 634) në vargun: në bosh lëshova mesazhin tim drejt teje/si nëndetëse në ujëra dhe erëra të kaltra, apo dhe vargu: hap sytë dhe shoh teshtimën e tymit në dritën e diellit...f. 49, ose dhe vargu: me shumëngjyrësi magjiplote qiellore dhe ujore, f. 51. Kuptimet metaforike të simboleve blu në letërsinë botërore. Në letërsi, simboli blu është i lidhur ngushtë me detin, qiellin dhe sytë. Ai simbolizon freskinë, bukurinë dhe qetësinë. Në mitologjinë greke, Deti Egje blu u solli paqe heronjve të panumërt. Duke parë detin blu, Odiseu
gjithmonë i mungon shtëpia dhe familja e tij. Për të, qielli blu dhe sytë blu mund t'u sjellin njerëzve një ndjesi freskie dhe bukurie. Bluja ndihmon që njerëzit të ndihen rehat, duke prodhuar kështu një ndjenjë dashurie (Spillers: 2003:643). Vjollca është një nga ngjyrat më të vështira për t'u modifikuar. Pra, simboli i vjollcës është ndonjëherë një metaforë për ftohtësinë dhe krenarinë në letërsi. Në veprat letrare, kuptimi simbolik i ngjyrës gri është relativisht i thjeshtë. Kryesisht është një metaforë për marrëdhënie ndërpersonale të papajtueshme. Në veprat letrare, ngjyra kafe është një simbol i pazakontë ngjyre. Kuptimi i saj metaforik është relativisht i thjeshtë: individualitet dhe pavarësi. Në veprat klasike të letërsisë botërore, simbolet e ngjyrave që përsëriten janë një fushë shumë e rëndësishme estetike.
b) Elementi i errësirës dhe dritës, përmes vargjeve: gdhend dritën në ëndrrat e mia /plot
ngjyresa ylberi dhe yjësie gërmoj/ thellësitë e mia netëve plot hënë/ tuneleve të frikërave të mia diellin fabrikoj/ errësirave të mia dritën time rrëmoj /marr në duar qiellin dhe luaj me të/ errësirë blu ngado, f. 65, poezia “Errësirë”, analogjia mes dritë/errësirës apo anasjelltas. Kjo krijon një dikotomi semiotike asociative midis “dritës” dhe “errësirës”, perceptimit të errësirës, si dhe koncepteve të ngjashme binare të besimit dhe dyshimit. Çdo kundërshtim ka konotacione të dukshme “pozitive” dhe “negative”, që eksploron dhe hapësirën kufitare midis këtyre dy koncepteve, ku mbështet dhe themeli i gjithë këtij vëllimi poetik. Simbolizmi i dritës si vështrim narrativ në ndryshim, rrotullohet rreth dualitetit binar të dritës dhe errësirës, duke shpishur dhe brishtësinë e kufijve midis dritës dhe errësirës (Schivelbusch:1995: 148), ky lloj tëhuajëzimi, ka një koncept individualist, “individualizmi ” është konfiguracion ideologjik post/modern, nëpërmjet kundërvënies antonimike: (errësirën e jetës tënde)/ (drejt dritës sime), apo dhe kundërvënia e dy vargjeve: me anijen time të dashurive dritargjendta/nga të gjitha dashuritë dritëvenitura.
c) Elementi i qenies dhe dashurisë, përmes vargjeve: të dua /sepse dua të besoj në diçka të
bukur, të qielltë/ të dua /sepse qielli sot është bukur blu..., poezia “të dua”, pra një terren totalisht liriko-erotik. Pavarësisht përshkrimit hiperbolik të gjinive nga poetja si krejtësisht të ndryshme, ajo më në fund përqafon jo/binaritetin dhe sugjeron, se dëshira është diçka që kemi të përbashkët. Një krahasim i poetëve gjithashtu kontribuon për të nxjerrë në pah këtë pikëpamje të ndryshimit në mënyrë më të qartë: ne jemi të ndryshëm, por jo të ndarë as nga vetja as nga të tjerët; ne jemi të ndryshëm, por ndajmë nevoja themelore siç është dashuria (Bordo :1995:356), mund të dëshirojmë të shërojmë shoqërinë në mënyrë që të gjithë të mund të gëzojnë respekt, empati, kujdes, kënaqësi dhe argëtim. Sipas përkufizimit të famshëm të Elaine Showalter, (écriture "feminine") është mbishkrimi i trupit femëror dhe ndryshimit femëror në gjuhë dhe tekst (Showalter:1985:245), si një rebelim i tillë është gjithashtu gjinor dhe feminist. Nëse, Eliot bën dallimin midis "mendjes që krijon" dhe "njeriut që vuan", Wordsworth-i poeti i lirikës angleze e kundërshton, kur thotë; se poezia nuk është një çlirim i emocioneve, por një arratisje nga emocionet; nuk është shprehje e personalitetit, por një arratisje nga personaliteti. Vargjet:
këmbëkryq/duarkryq/mbi kryqin e qenies/vetullrrudhur/buzërrudhur/mbi rrudhat e qenies mendjempirë/trupmpirë/mbi mpirjen e qenies/lëkurënxirë/vështrimnxirë/mbi nxirjen e qenies
mbi qenie pezull, nga poezia: “mbi qenie”, qenia si filozofi apo dhe qenia si ndiesi e të dashuruarit, nuk ka ndonjë dallim, por në lojë autorja ka futur absurdin dhe qenia eksitenciale e njeriut në shoqërinë post/modrene. Qenia si shpirt apo si ekzistencë. Të dyja bashkë. Qenia është është qenësia dhe ndjenjë shpirtërore, por që zbartësia e absurdit dhe hermetizmit e “errëson” atë, por dashuria tejkalon përtej Qenies. Por, koncepti i dashurisë dhe qenies, tejkalon përtej qenies së kornizës konceptuale të dashurisë së Frommi-t (Fromm: 1956: 163)
figura 1
Korniza Konceptuale
Shënim. Koncepti i dashurisë hetohet sipas teorisë së Frommit dhe pas analizës letrare.
Dashuria është dëshira themelore e përbashkët midis të gjithë njerëzve, duke përfshirë dashurinë romantike, dashurinë prindërore për fëmijët, dashurinë sensuale, dashurinë për veten dhe dashurinë hyjnore. Sipas klasifikimit të Fromm-it të konceptit të dashurisë, duke përdorur analizën letrare dhe leximin psikoanalitik të këtij cikli poetik, duke demonstruar tema, simbole, imazhe dhe mjete të tjera poetike që pasqyrojnë konceptin e dashurisë.
d) Stili dhe stilistika poetiko-lirike, ku ashtu si vetë titulli mbisundon figura stilistike e
osimoronit, por dhe figura të tjera, duke i dhënë dukshëm zë individualizmit lirik të Nikë-s.
- Fjalëformime: përballë/ kokëulur /përgjatë /vetëvetes /bashkekzistencës /vetëshkatërruar/
vetëkrijuar/ njëtrajtësisht/këmbëngulëse/ i tejdukshëm/padurueshme/ këdo/ papritmas/ kurdoherë/ pandashme/ bashkëjetonim/ bashkërrugëtare/ gjithëpushtetshme/përvetësuar/ gjithëpushtetshme/ përshkrueshme/formësueshme/gjymtyrëshpërbërës/ zemërçjerrës/ trushtypës/ ndërmjetës/ mosqenies/ kundërshtoj/pafundësisht pashije/ përvëlim/ ringritjesh /pakujdesi /prepotente/ keqdashës/ rigjenerohen/ gjymtyrëmbledhës/ zemërëmbël/ truçlirues/ mbijetesës/ përhershëm/ paemër/ asgjënë / mendimmpirëse / përditë/ mendimçmpirëse/ vetëtendencë / immobile/ përpjekjeve/ kryelartë/ rikrijohem / papërballueshme/ pashkruara/autoportrete/ teleskop/ mbivendosur/kundërmon/ kundërshti/ erëmire /pakonsumuara/ përpirë/ shformësuar/pagojë/shumëkombëshe / kokëfortë/vetëarkordohemi/ marramendjesh/ndërthura/ bojëqielltë/ buzëdredhur/ sygjallë/ gojëmbërthyer /përtyp/ lëkurëndezur/ shumëngjyrëshe/ shumaromatike /monokromatikisht tatëpjetë /gjakndezu/ dykëmbëshit/ shumëkëmbëshit/ ripërtërihet/ atipike/ këmbëkryq/ duarkryq/vetullrrudhur/ buzërrudhur/mendjempirë/ trupmpirë/ lëkurënxirë/ vështrimnxirë/shumëvjeçare/ dritargjendta/ erëmonte/ dritëvenitura/ zbardhëllehet/ njëpasnjëshëm/ kohëdreka /zëvendëson/kryeneçe /fuqiplotë /mendjelehtësisht/ hirëplotë/ dyfishtë/kundërshtari/ jetëgjatësinë/ zjarrvënie/ qiramarrje/antitezë/ çfarëdolloji /papeketuara/ paqartësinë/ vetëqartësohen/ përthyhet/ vetëçmitizove /tejdukshmëri/ nëndetëse/ ngërdheshemi/pafuqinë/përsosura / pakënaqësi/ mospërmbushje/ mbijetojnë/ pështjellon/ përjetoj/ nevrastenike/ përngjizem/ mikrokozmosin/ shumëngjyrësi /magjiplote/ përballë / paanë/ pangjyrë/ndërvarësi/ ndërveprim/ përgjumësh/ padatuar/ pacenuar/ hapërdarë/ nënshtresa/ shpërfytyruar/ yjendezura/ marramendjet/ shkëlqimplotë/ përplasem / ngaherë /passhiut/ pandërgjegjshmërisht/ shformësuar/ përgjysmë/ gjithëkënd/ përngjyrosur/përngjiten/ duardridhur/ njëtrajtësisht/ pashprehje/dëshirëplotë/tejshpon/mendjemadhësi/duarlidhur/ buzëqesh/ vetëpërmbushjes/ transversalisht/treçerekëshe/ nazemëdhenj/ndajnatë/ arkëmortin/ telefonatë/telegrafik/ tejdukshmërinë/ përshëndetja/pamëshirshme/ përmbytemi/ jashtëtokësorë/ përbaltur/ gjithëpërfshirëse/ mbinatyrshme/ monokromatik/këmbëngulëse/ erëmirë/ përthithin/çfarëdolloji/shumëpritur/ zemërgjerë/ nënsistemet.
- Trope metaforike: u shkrifërua mbi duart e mia/ eja më sill pak prush yjesh/ ajrin e rërave
përreth e ndiej blu/ ke mjaltë dashurie polenesh të netëve të kadifenjta/ etësojmë violonçela të vjollctë/ ajrore kondensohem në avujt e përdëllimeve mbrëmësore/ ajrore flakërehem në të kuqen e pasionit/ buzëdredhur puth aromën tënde të rrobave të bardha/ shkarravina resh në retinë/ ujëra vështrimesh drejt qartësive qiellore/ ndihem e lehtë si retë e pambukta/ erashkat e engjëjve detarë/ pluhur plogështie/ aromë të purpurt më lënë në shpirt/ në ujëra dhe erëra të kaltra/ shoh teshtimën e tymit në dritën e diellit/ shtrëngoj fort një grimcë rëre të pangjyrë/ me diellin që puth detin në ekstazë/ toptha të thërrmuar ngjyrash/yjet këndonin mbi flokët e butë si mëndafsh/shkel mbi kufoma kujtimesh të qelbëzuara/ndiej aromën e lumturisë hyjnore/saldoji mendimet në ajër/ shi lumturie me rrëkeshë/ me flirtin e syve të tu me natyrën/ si dy diej të uritur/ shkarravis mbi borë prekjen tënde/ shoh dritën e kaltëruar.
- Neologjizma : fronëzuar/ kripësia/ hijesirë/cingërimta/amët/ i kriptë/
dionisiake/apoloniane/ të narta/ të borëzuar/të vesëtuar/të brythët/vetëtitës/ bardhëllore/e varrtë/rrëfyestore/ lunatike.
- Oksimoroni: të qartë në paqartësinë/ më e zbrazët se boshi/ fytyrën e shpërfytyruar/
përngjyrosur nga ngjyrimet/në zjarre të ftohta/ akullnaja të nxehta/vetëpërmbushjes së dhimbshme/ heshtja e vetmuar/ nga indiferenca e kujdesshme etj.
- ka më shumë blu, më shumë të bardhë, më shumë të kadifenjtë, më shumë gri...
ka më shumë det, ka më shumë qiell, ka më shumë yjësi...
ka më shumë dashuri, ka më shumë erëmime, ka më shumë thellësi...
ka shumë më shumë oksimorone të tjera...
ka më shumë diell... ka më shumë hënë përsëritja brendavargore + enumeracione + retiçenca
- Enumracione: ftohtë, akullt, mjegullt, pafajësisht.
po përmbytem në rezervuarë lotësh pikëllimi
po përmbytem në akuariume plogështie e mërzie
përsëritja po përmbytem në detra të kadifenjtë kotësie
+ po përmbytem në oqeane të trëndafiltë-a premtimes
anafora po përmbytem në sytë e tu që asgjë nuk më thonë
po përmbytem në oazën e cekët të dashurisë
po përmbytem në zërin tim të mekur
sëfundmi: është një poezi post/moderniste, që ka shumë kode dhe nënkode të fshehura dhe të hapura. Duket, një poezi ku dashuria metamorfizohet dhe vishet me fjalë dhe terma mjekësore, kur “trupi është i sëmurë” dhe shpirti i dashurisë sëmuret. Libri i dytë, na jep një sfond dhe më lirik. Një sfond ku dashuria ka drita dhe të gjitha ngjyrat. Por, libri dhe leximi janë braktisur. Libri, pa u prekur dhe lexuar është diçka e vdekur, prandaj duhet të “luftojmë” kundër armikut të librit, rrjeteve sociale.
BIBLIOGRAFIA:
1. Beatrice, Rosanna. (2016): «It Gets Messy, and Maybe It Should». Doing It: Women Tell the Truth about Great Sex. Ed. Karen Pickering. Brisbane: University of Queensland Press.
2. Blacwood, Ashleigh. (2023): ‘Make the Medick Art my Whole Concern’: Poetry as Women’s Literary Medical Practice. Journal for Eighteenth-Century Studies, Vol. 4 6, No 1.
3. Bordo, Susan. (1995): Unbearable Weight, Feminism, Western Culture, and the Body. Berkeley: University of California Press.
4. Carolina Núnez-Puente. (2020): Women’s Poetry that Heals across Borders: A Trans-american Reading of the Body, Sexuality, and Love. Feminismo/s 37, January 2021.
5. Castillo, Ana. (1995): Massacre of the Dreamers. Essays on Xicanisma. New York: Plume.
6. Damasio, Antonio. (2018): The Strange Order of Things: Life, Feeling, and the Making of Cultures. New York: Vintage.
7. De Almida, H. (1991): Romantic Medicine and John Keats. Oxford University Press.
8. Fraj, Northon: (1990): Anatomia e kritikës, përkth: Avni Spahiu, “Rilindja”, Prishtinë.
9. Fromm, E. (1956): The art of loving: First Perennial Library edition. Published by Harper Perennial Modern Classics.
10. Ivanova, Y.V. (2008): Color coding in the structure of poetic text and approaches to their study [Text] /Y.V. Ivanova // Social and Humanitarian Sciences. - M .: Publishing house of the Moscow State Pedagogical University.
11. Lacoue-Labarthe, Philippe; (1978), The Caesura of the Speculative, Trans. Robert Eisenhauer, Glyph 4.
12. Ndoja, Leka. (2012): Hermetizmi në letërsinë shqipe, “Pakti”, Tiranë.
13. Nika, Maklena. (2023): Nitroglicerinë, “Toena”, Tiranë.
14. Nika, F. Maklena. (2020): Oksimoron, “Toena”, Tiranë.
15. Ryan, Pauline M. (1976): Color symbolism in Hausa literature. Journal of Anthropological Research 32(2).
16. Schivelbusch, Wolfgang. (1995): Disenchanted Night: The Industrialisation of Light in the Nineteenth Century. California: University of California Press.
17. Showalter, Elaine. (1985): «Feminist Criticism in the Wilderness». The New Feminist Criticism. New York: Virago Press.
18. Spillers, Hortense J. (2003): Black, white, and in color: Essays on American literature and culture. Chicago: University of Chicago Press.
19. Topçiu, Luan. (2015): Herzmetizmi si përqëndim maksimal, “Mapo”, Tiranë.
20. Wilentz, Gay. (2000): Healing Narratives: Women Writers Curing Cultural Dis-ease. New Brunswick: Rutgers University Press.









Comments