top of page

Bilall MALIQI: DËSHMI TË NJË PERIUDHE KOHORE DHJETË VJEÇARE

  • Mar 23
  • 3 min read

 

LIBËR QË SJELL DËSHMI TË NJË PERIUDHE KOHORE DHJETË VJEÇARE

(Nexhat Agushi “Dëshmitë e një dekade” (Ditari i kujtimeve gjatë viteve 1989-1999), Pika 5A Gjilan, 2025, fq.600).

 

Bilall MALIQI

Libri “Dëshmitë e një dekade”(Ditari i kujtimeve gjatë viteve 1989-1999), i profesorit dhe krijuesit Nexhat Agushi është një ditar ngjarjesh të rëndësishme të periudhës kohore dhjetë vjeçare 1989-1999, në të cilën sheshohen ngjarje të një rëndësie të madhe dhe të veçantë të sistemuara nëpër faqet e këtij libri të veçantë dhe të një rëndësie po ashtu të veçantë.

Kur themi se është i një rëndësie të veçantë thirremi me lëndën rrëfimore që ka libri, për ngjarjet e asaj kohe të pa kohë, të kohës me ngjarje të shumta, të cilat ishin pikësynim për autorin e librit për t’i mbledhur dhe sistemuar ato në libër, i cili është dhe do të ngelet një libër dokumentar i ngjarjeve dhe zhvillimeve të rëndësishme, të cilat për gjeneratat e reja janë shumë pak të njohura apo nuk janë aspak të njohura, të cilat janë dhe do të jenë shkrime kujtese dhe rikujtese për gjeneratat e reja, të cilat do ta lexojnë librin si dëshmi e pakontestueshme e asaj kohe që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në hisotrinë e kësaj pjese.

Ky dhjetë vjetësh pa dyshim se ka pjellur ngjarje të prekshme për autorin dhe për popullatën e kësaj pjese, sepse ai ka qenë pjesë e zhvillimeve të drejtpërdrejta, të cilat i ka mbledhur shkrimet, dokumentimet e shkrimeve në dritën e shifrave dhe të fakteve të pakontesueshme historiko-publicistike të asaj kohe.

Në libër përveç shkrimeve të thukëta dhe përmbajtësore, duke ecur kështu vit më vit, kohë më kohë, situatë pas situate deri te viti 1999, kur veç nisën konfliktet dhe lufta në Kosovë, e më vonë edhe në Luginë të Preshevës.

Ky dokumentim i ngjarjeve lidhet ngusht me të bëmat kohore si të organizimit solidarë të popullatës së kësaj ane për ndihmë vëllezërve nga Kosova, fillet e pluralizmit politik në Luginë të Preshevës e shumë tema të tjera me interes për lexuesit, të ilustruara dhe të dokumentuara me fotografi kolor e me faksimile e dokumenatacione të tjera përcjellëse, gjë që ato ndërlidhen me tekstet e ofruara nga autori, shkrime diku edhe prekëse për ngjarje të caktuara që kanë ndodhur në atë periudhë kohore, e që japin një pasqyrim korrekt, emocional dhe dhimbës, sepse këto ngjarje për gjeneratën që kanë qenë në moshë madhore i kanë parë dhe përcjellur, kuptohet jo nga vija e parë, siç i ka parë dhe përcjellur këto ngjarje autori i librit, por këto na ka servuar për t’i ruajtur, kujtuar dhe përkujtuar të gjitha ndodhitë, të cilat nuk ishin edhe të pakta, porse kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për popullatën tonë.

Libri ka karakter publicistiko-historik, por ka një rëndësi të madhe për popullatën tonë, sepse po të mos kishte qenë ky kontribut i vyeshëm i autorit ne sot nuk do ta kishim këtë libër në dorë, dhe këto ngjarje të shkruara në vijën e hollë dokumentuese, do të ngelnin vetëm si tituj nëpër gazeta, pa të dhëna më të gjerësishme, siç i kemi tani në librin që na ka ofruar autori, Agushi.

Për këtë libër vlen të përshëndetet së pari guximi i autorit, pastaj vetmohimi dhe puna e tij e palodhshme, për tubimin e shkrimeve, intervistave dhe të dhënave të tjera, të fotografive të vjetra të asaj kohe që sot janë vështirë për t’u gjetur e të dokumenteve të vulosura e të zyrtarizuara, që me këto, na del ky libër me vlerë të dyfishtë. Njëra vlerë është sa i përket mbledhjes së lëndës me saktësi të datave dhe të viteve dhe rëndësia tjetër është se ky libër është nëse nuk gaboj i pari i këtij lloji dhe është një udhërrëfyes për studiues të tjerë për t’u shërbyer nga ky libër si literaturë, me fusnota,  apo edhe për të vazhduar që të shkruajnë të tjerët më tutje për periudha të mëvonshme kohore.

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page