top of page

ANTON NIKË BERISHA: RRËFIM POETIK I LARTËSUAR

  • 1 hour ago
  • 10 min read

RRËFIM POETIK I LARTËSUAR PËR ZJARRIN E DIJES DHE ZJARRIN E JETËS

Njeriu, qenie vdekatare, qysh prej se u bë i vetëdijshëm për veten dhe për rëndësinë e jetës së vet, kërkoi forma të ndryshme për tëqenë i pavdekshëm. Në “Epin e Gilgameshit”, të shkruar me kunja rreth 4000 vjet më parë, Gilgameshi, mbreti i Urukut, personazhi kryesor i kësaj vepre poetike, ndër më të parat, të plota, që njihen deri me sot , prej çastit kur kuptoi se është vdekatar (meqë bindet se shoku i bëmave, Enkiduji, nuk ngrihej më) vihet në kërkim tëpavdekësisë; bën rrugë të gjatë e të mundimshme deri tek Utnapishtimi i largët, i vetmi që mund të dinte si mbërrihej pavdekësia . Matematikani i lashtë grek, Pitagora (lindi rreth vitit 570 dhe vdiq më 495 para Krishtit) vendosi që të mos linte asgjë të shkruarnë mënyrëqë të jetonte në mendjen e nxënësve të tij përtej vdekjes. Jorge Luis Borges thotë se pavdekësiaështë në kujtesën e të tjerëve ; përtej vdekjes sonë fizike mbetet kujtimi ynë dhe përtej kujtimit tonë, mbeten gjestet tona, veprat tona, mënyra jonë e të jetuarit, tërë ajo pjesë madhështore e historisë universale që ne nuk e njohim dhe është më mirë kështu . Më vonë u zbuluan dhe u përdorën forma të tjera më të qëndrueshme që kujtimi për njeriuntëjetojë nëpër kohë, të bëhet i pavdekshëm.

Në novelën “Zjarr dhe zjarr” të Sazan Golikut (Pandeli Koçit), për shumçka të veçantë e me vlerë,personazhi kryesor thotë “Unë do të lë trashëgim mësimet e librat e mi”.

Zhbërje e kufijve hapësinorë dhe kohorë

Novela “Zjarr dhe zjarr” e Sazan Golikut veçohet për vështrimin e një varg dukurish të qenësishme të njeriut si qenie, të jetës dhe të mendimit të tij, si dhepër mënyrën e shtjellimit të tekstit poetik, përkatësisht për rrëfiminmirë të menduar dhe të hartuar me përkushtim.

Nëkëtë krijesë, autori nuk predikon, nuk porosit, nuk këmbëngul që dukuritë të vështrohen vetëm ashtu siç i mendon ai, sipas filozofisë së tij;pra nuk i kufizon dhe nuk i ngushton ato, përkundrazi i shpreh në një formë sa më të hapur të mundshme, i shqipton gjëratnë thellësinë dhe në shumësinë e tyre; nuk bën përshkrimin ose sqarimin e tyre, nuk porosit, çka mund të jetë e mirë e çkajo, po i veato nëmarrëdhënie tëndryshme e të shumëfishta, duke u dhënë sa më shumë përmasën e paskajshmërisë dhe të pafundësisë.

Për këtëpërcaktim dhe formëtë tillë të tekstit dhe të rrëfimit Sazan Goliku na bën të ditur që në fillim tënovelës: “E ç’rëndësi ka se ku e kur kam lindur e kur kam vdekur. Unë po flas nga e shkuara dhe nga e ardhmja” .

Pikërisht këtë mendim të vënë nëkrye të tekstit tënovelës, autori e përligj gjatështjellimit të tekstit, pra përmes shqyrtimit tëdukurive që bëjnë thelbin e asaj qërrëfehet. Gjithë teksti i krijesës është ndërtuar në atë mënyrën që ajo që ka ndodhur dje mund të ndodhë sot e mund të ndodhë edhe nesër, qoftë ajo enesërme e afërt ose e largët. Pra, mendimi (në rastin e novelës si krijim i shkruar) është rrjedhojë e fjalës, e magjisëqëbën fjala,endërlidhjes së saj me fjalë të tjera në rrafshe të ndryshme e të shumta, herë si pajtim e herë si kundërvënie, ku zhbëhen kufijtë kohorë dhe hapësino-rë të dukurive, ose thënë ndryshe: përligjetthellësiadhe shumësia e mendimeve që shtrihen në paskaj.

Kur thuhet se poezia (pra dhe letërsia) është krijimtari shpirtërore , nuk mohohet fakti se ajo ështëpara së gjithash krijim i mendjes së autorit, ku mendimetmishërohen e konkretizohen përmes mënyrës së shtjellimit tëstrukturësgjuhësore shprehëse, pra përmes tekstit. Tashmëështë e gjithëditur se nuk mund të ketë tekst poetik pa mendim, më mirë, pa shumësi mendimi.

Pikërisht ajo që e bën veprën letrare, përkatësisht tekstin e saj tëqenësishëm janë mendimet, janë kumtet poetike, qëmarrësi gjatë leximit i percepton përmes mendjes së tij dhe të cilat nxitin komunikimin dhe ndikimin estetik.

Është thënë me te drejtë se të mendosh domethënë të gjallosh (të ekzistosh); ky gjallim niset nga njeriu, po asnjëherë nuk mbetet vetëm brenda tij, përkundrazipërherë shtrihet edhe te tjetri, qoftë ai bashkëkohor, qoftë ai i ardhshëm, çka të çonte fakti i qenësishëm: të mendosh për vete e për tjetrin, domethënë të njësosh atë që i shërben jetës,njeriut;që është pasuri shpirtërore dhe mendore për ty e për tjetrin, siç thuhet dhe në tekstin e novelës: “Të mendosh ndryshe nga tjetri nuk do të thotë se ai është armiku yt. Njerëzimi përherë e ka shkelur këtë të vërtetë, sa herë ka mbizotëruar interesi material që e ka kthyer njeriun në shtazë dhe popujt i ka çuar në luftëra, të pakuptimta për shumicën e ndërluftuesve”.

Zbatimi në jetë i këtij parimi – t’i shprehësh dukuritë në shumësinë e tyre dhe t’i njësosh botët, t’u japësh një përmasë sa me të pafund – e bën njeriun të mos reshtë së menduari, të mos reshtëkërkimin dhe zbulimine asaj që ende ka mbetur e panjohur, e fshehur. Thënë me fjalët e Borges-it: “Pra, te njeriu s’ka një subjekt mendor, po një seri gjendjesh mendore ”.

Gjakimi për dije – synim i pandërprerë

Në rrjedhën e jetës së njeriut, në ngritjen dhe rëniet e tij, një rëndësi të shumëfishtë pati dhe dituria, jo në kuptimin e thjeshtë të fjalës, po në atë që thotëHelen Keller: “Dituria është dashuri dhe dritë dhe vizion”. Dituria, përkatësisht nevoja për njohje, shprehetnë novelë sinevojë e pasurimit shpirtëror. Pra, “Në këtë botë të errët dhe të paanë” (In this dark word end wide, Miltoni), ajo hedh dritë nëfshehtësitë e dukurivedhe të vetë shpirtit të njeriut:“Njeriu nuk rresht së menduari e së kërkuari. Nëse sot zotat e pavdekshëm kanë vdekur, unë e kolegët e mi ende jemi gjallë në libra, në mendjet dhe zemrat e njerëzve, pra të vdekatarëve. Edhe pse pas zjarrit shkatërrues zjarri do të mbetet i përhershëm, zjarri i dijes e i mençurisë sërish do të rindizet, derisa të ketë njerëz, ashtu siç do të ketë edhe zota derisa të ketë njerëz”.

Personazhi kryesor i novelës “Zjarr dhe zjarr” themelon një shkollë filozofike, jo për të mohuar pikëpamjet e të tjerëve, po për t’i zgjeruar dhe pasuruar ato. Tkurrja e mendimit dhe këmbëngulësia për njëtrajtshmëri dhe e njëmendueshmëri do të sillte rrënimin e zhvillimit dhe tëpërparimit të njeriut: “Unë kërkoja e këmbëngulja që studentët të ishin të thjeshtë e të përkorët. Ata duhej të kënaqeshin me punën, dijet e artet. Parimi im ishte ai i kënaqësisë së arsyeshme. Baza e këtij parimi ishte ideali i shmangies së vuajtjeve, arritja e qetësisë dhe e gëzimeve shpirtërore vetjake. Kur flisja për kënaqësinë si gjëja më e mirë, kisha parasysh atë që unë e quaja ‘llogaritja e kënaqësive’. Kështu rrekesha të bindja studentët e studentet se lumturia është shpërblimi i urtësisë, i kulturimit të mendjes dhe i zbatimit të virtytit”.

Dituria është e rëndësishme para së gjithash që të vetëdijesohet njeriu për të ruajtur kujtimin e asaj qëështë krijuar e ndërtuar jo pa mund. Siç thekson Dan Brown, “Dituria rritet në mënyrëne të shfaqurit. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejt zgjerojmë bazën e diturisë sonë”.

Në këtë rrjedhë një rol të madh e të shumëfishtëqë patëndhe kanë artet, sidomos muzika, piktura, arti i fjalës, përkatësisht librat poetikë. Këta të fundit, si zëra të autorëve (që asnjëherë s’kanë qenë vetëm të tyre)kanë ndikuar fuqishëm tenjeriu, për arsye se poeti ose prozatori i është drejtuar para së gjithash shpirtit, ndërsa shpirti, siç thuhet në novelë, i përngjan detit:“Kur të ulesh në mbrëmje buzë detit, - më thoshte, - merr melodi që të duken si psherëtimat e si këngët e valëve në perëndim të diellit dhe do t’i kujtosh tërë jetën. Shpirti i njeriut është si deti. Atje fshihet sekreti i botës” dhe “Njerëzimi nuk ka nevojë për një njeri më tepër, por për një dije më shumë”.

Nevoja për dije dhe për shumësi mendimesh nuk shfaqet në novelën “Zjarr dhe zjarr” vetëm në rrafshin parimor – për dije të re po në mënyrë të ndërliqshme (komplekse). Dija që dikur është bartur gojë më gojë dhe brez pas brezi, me mijëra vjet, tani përhapet përmes librit. Në qenësinë e vet leximi është jeta e librit (derisa të mos lexohet, libri është një objekt, me leximin e tij fillon jeta e tij), po dhe pjesë e rëndësishme e fitimit të diturisë. Me fjalë të tjera, dija duhet të përdoret e të zbatohen në veprimin e përditshëm, qët’i shërbejë lehtësimit tëjetës së njeriut, ashtu siç thoshte prozatori i shquar rus, Anton Çehovi: “Dituria s’ka vlerë përveç nëse e fut në praktikë”. Në novelë kjo thuhet, natyrisht, në mënyrë poetike, ku babait të tij të ngrysur: “[...]nuk i qeshte njëherë buza dhe nuk ia mbushte syrin asgjë veç punës”, pra, dëshmohet puna si mundësi njohje dhe mbijetimi.

Ndryshimi është vetë thelbi i jetës

Përmes rrëfimit Sazan Goliku, siç e thashë, i vështron dukuritë në shumësinë dhe në ndryshimin e tyre. Bazë e mendimit që shqiptohet në novelë, sidomos në rrafshin e jetës shoqërore dhe shpirtërore të njeriut, është parimi që përligjet me shprehjen shumëkuptimore të Heraklitit: Panatarej. Në kreun 12, personazhi kryesor i thotë studentes së tij që lëngonte në shtrat (nga dashuria): “Gjithçka ndryshon, përherë, pafundësisht ndryshon...”.

Në mënyrë të veçantë autori vëzhgon dy dukuri: lirinë e veprimit dhe ndryshimin që pëson njeriu në rrjedhën e kohës dhe tëpasurimit tëpërvojës nërrafshin mendor, shoqëror e moral. Në rrëfimin poetik tëautorit këto dalin të ndërlidhura dhe e kushtëzojnë njëra - tjetrën. Personazhit kryesor të novelës “Zjarr dhe zjarr” i janë dashur vite jete- përvoje, që ta kuptojë se ç‘domethënie ka pavarësia e mendimit dhe liria për njeriun: “Kaluan vite e vite studimi që unë ta kuptoja se frika nga zotat dhe vdekja i vjedhin njeriut lumturinë”.

Ky vetëdijësim e bën atë qenie që mendon me kryet e vet, pra është i vetvetes; vetëm në këtë mënyrë – kulturimin e mendjes – ai e përligj veten dhe qenësinë e vet: “[...] nuk jam skllav i askujt, madje as i paragjykimeve të botës, - shpërtheva. – Unë jam pronar i vetes dhe nuk pranoj të më shërbejë askush. Unë jam qytetar i lirë”.

Kjo është e kundërta e asaj që quhet shprishje dhe shthurje shpirtërore e morale.

Bota e ndërtuar mbikontradiktat

Për të gjurmuar shpirtin e njeriut, për të depërtuar në shtresat më të thella e më të fshehta të tij, përmes rrëfimit poetik të menduar, Goliku shqipton dhe kontradiktat që e cilësojnë botën e brendshme të njeriut dhe veprimet e tij në jetën konkrete. Ato dalin të natyrshme, herë – herë dhe të domosdoshme: “[...] njerëzit me mend do të kërkojnë të dinë se cilin zjarr dogji ai pishtar?! Ti e di se sipas mitit, Prometeu ua solli zjarrin njerëzve për t’u ndriçuar mendjen, por ata e kanë përdorur edhe për të djegur mendjet që nuk puqen me të tyre dhe për të zhvatur njëri-tjetrin. I ndrituri Heraklit ka thënë se ‘zjarri është krijuesi i botës dhe i njerëzve’. Ja që kështu është ndërtuar bota, mbi kontradiktat e përhershme. Feniksi duket që është krijuar pikërisht si mishërim i kësaj dukurie” ose “Dukej sikur jetonim në paqe, por kontradiktat e shumëllojshme zienin përbrenda shoqërisë e pushtetit, duke i çuar në përleshje të pashmangshme. Pasi u mundën hordhitë perse, nisëm të luftonim njëri-tjetrin, qytet me qytet. Dhe u dobësuam aq shumë, sa Roma e hekurt pas ca vitesh na gëlltiti si boa një qengj”.

Personazhi kryesor, përkundër thellimit dhe zgjerimit të dijes, të përvojës ndonjëherëe thotë:“Vërtet, nuk kam kuptuar asgjë nga shpirti i njeriut. Moralin të gjithë e njohin dhe të gjithë, në një mënyrë ose tjetrën, e shkelin”. Kjo dëshmohet dhe me “thikën e urrejtjes”.

Në novelë dukuritë nuk vërehen vetëm në rrafshin filozofik, po shtrihen gjithandej në jetën e njeriut; përfshijnëdhe dashurinë si ndjenjën më të fuqishme të njeriut , që është pjesë e pandarë e jetës, po dhe shtyse dhe frymëzim për ta përjetuar jetën dhe për t’i ndriçuar disa nga ndjesitë dhe cilësitë më të veçanta, qoftë ato të ndritshme, qoftë ato të errëta, të këqija (Frojdi e quan destrukcion).

Edhe pse sipas Platonit(mbi bazën e një keqardhje ironike) “Në gjithë botën të dashuruaritshohin vetëm veten dhe harrojnë edhe sy të tjerë”, përmes dashurisë shqiptohen fshehtësi të mëdha, ndriçohen imtësi tëparëndomta. Personazhi kryesor në një rast thotë: “Dashuria ime ishte dhe mbeti dashuri e djegur” ose “Hymë në një kthinë të shtëpisë ku Kiprina dergjej në shtrat. Sikur u përmenda. ‘Në emër të dashurisë do ta shpëtoj nga dashuria’ më shkrepi në mendje”.

Veçanti të tekstit poetik

Po e mbyll këtë punim për novelën “Zjarr” të Golikutme disa shembuj, që përligjin mirë-filli qenësinë poetike të strukturës gjuhësore shprehëse të tekstit e të shumësisë së kumteve që dalin prej tij.

Këto veçantitë të shprehurit poetik, përkatësisht të stilittë lartësuar shtrihen në gjithë novelën (disa dëshmohen në pjesët e përmendura), prandaj po veçoj disa prej tyre për arsye se pikërisht kjo mënyrë e të shprehurit i jep novelës vlerën kryesore.

Përmes valëve të përmbysjeve të shekujve më ka rënë mbiemri, ndërsa emri ende xixëllon në rrezet e diellit dhe merr frymë nëpër faqe librash.

Aventura e kurbetit është një dimër i egër e i gjatë që nuk dihet asnjëherë se kur sos, ashtu si shpresa mbahet deri në frymën e fundit.

Sostrata u çua, më rregulloi flokët dhe më puthi lehtas në buzë. Nuk e kuptova, ishte mjalti apo buzët e saj aq të ëmbla!

Ky i shkreti e kujton veten perëndi se ka veshur atë togë të shkëlqyer e të zhubrosur, kur në kokë ka vetëm disa ligje të gdhendura.

Heshta për një çast për të vërejtur reagimin e gjykatësit, po fytyra e tij ndryshoi aq sa mund të ndryshojë një maskë.

Bashkë me Kiprinën notonim diku...rreth trupave tanë ndizeshin e shuheshin shkëndija të gjelbra...një ujë i zi ziente rreth nesh...sytë e mi përshkonin tejpërtej sytë e Kiprinës...

U shtriva dhe unë pranë saj. I hoqa shaminë; flokët kaçurrel iu hapën mbi nënkresë si pendët e palloit. E putha lehtë në buzët e nxehta e të përthara, në gushë, mbi gjoksin që i ngrihej e i ulej si në ethe. Ajo më mbërtheu kokën me duart përvëlake. Në sytë i pashë një zjarr që digjej frikshëm...’Le të digjem dhe unë’, - thashë me vete dhe u hodha në atë zjarr...

Sytë e saj të mëdhenj magjik. Sy deti. Iu mbushën me lot dhe i rrëshqitën në të dy anët mes flokëve kaçurrel dhe humbën mes tëmthave.

Ecja dhe grenzat e mendimit më zukatnin dhimbshëm në kokë.

Ishte natë e zezë pa hënë e yje. Laketi e Mirtia ishin ulur nën një ulli pak metra larg detit që dukej sikur flinte. Vetëm psherëtima e valëzave dëgjohej në breg. Pas puthjeve të ëmbla, ata qëndronin të përqafuar në krah të njëri-tjetrit me sytë mbushur errësirë. Fjalët u ishin sosur.

“[…] plagët e shpirtit i mbyll dora e vdekjes, siç dihet, edhe të vdekurit, pasi pinë ujin e Letës, harrojnë gjithçka, siç harrohen edhe ata vetë nga të gjallët… por unë nuk e humba kurrë besimin te jeta, sepse sado e egër të jetë, brenda saj do të gjendet aq kënaqësi për ta pranuar, për ta përligjur, për të shpresuar…

Thënë përmbledhtas: një krijesë poetike e lartë-suar e “ngarkuar” me mendime të thella, shumësore dhe të qenësishme për njeriun, për fatin dhe për jetën e tij.

Prishtinë, gusht – shtator 2020


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page