Agim Bajrami: Letër nga elefanti Buçko
- 53 minutes ago
- 2 min read

Elefanti Buçko
(Miku im i vjetër )
Më dërgoi nga xhungla
Katër faqe letër
Shkruar me bojë gjethesh
Dhe feçkën e gjatë
Se cfarë i kish ngjarë
Me tigrat një natë
- Më kishin zënë prite
Tek pylli përtej
Më rëntë feçka poshtë
Nëse i'u gënjej
I kish marrë uria
Sytë ju digjnin zjarr
Kur kanë uri bishat
Bëhen si të marrë
Unë nuk u frikësova
Dhe pse ishte natë
-Mbahu i thashë vetes
Se je elefant
-Mbahu që të mbahesh
Se s'ke nga ja mbsn
Po ju ktheve shpinën.
Ata do të hanë
Rrëmbeva një trung
Qe gjeta për tokë
Edhe u'a vërtita
Tigrave mbi kokë
Atij më të fortit
Që desh më kafshoi
Karate i bëra
Me stil prej dragoi
Ulëritën bishat
Oh çfarë ulërime
Gjersa e degjoi
Dhe familja ime
Babi ,nëna, tezja
Më erdhën shpejt pranë
Tigrat i'a dhanë vrapit
Askund më su panë
Më pas bëmë një festë
Më Fanta dhe torta
Heroizmin tim
E mësoi gjithë bota
Cdo ditë vijnë më.shohin
Turistë dhe komshi
Ta ndajnë bashkë me mua
Gjithë këtë lavdi
Një tufë dekorata
Ma ndrijnë krahërorin
Nëse s'më beson
Hap televizorin
Ndaj thashë të ta nisja
Nda larg ketë leter
Sepse të kam shok
Edhe mik të vjetër
Këtu mbaron letra
Me fraza të gjata
Buçko s'është i keq
Por vdes për lëvdata !
Qytet i huaj.
Nuk habitem, pse sot ndihem vetëm.
Dhe në rrugë nuk shoh asnjë njeri.
Ky qytet shkon herët për të fjetur.
Duke hequr zvarrë hijen e tij..
Hyj pa ndjerë në derën e një bari.
Një.gotë xhin, këtë çast ,nuk do ish keq.
Të më ngrohë pak trupin nga acari
Dhe humorin tim disi ta ndreq
Banakieri befas mi ngul.sytë
(Sy prej resh mërzije dhe mërish)
Ai ish përgatitur që ta mbyllë
Hyrja ime, planet po ja prish
Ndofta më.mendon për pIjanik
Qe ka vetem goten ideal
Që e kanë përzënë nga shtepia
Dhe do ta shtyjë kohën në lokal.
Prandaj një e dy, më shanë me vete
Duke parë nga unë me neveri
Pijaniku i fundit sa ka ikur
Dhe ky na u desh ,të vijë tani
E harrova ç'doja që të pija
Vetja mu duk befas një copë mish
Unë gjithmonë kam vuajtur nga vetmia
Por këtu po e vuaj, njëqind fish









Comments