top of page

ÇAMËRIA DHE THESARET PELLAZGJIKE


Fahri Dahri, studiues

Pjesa IV

ÇAMËRIA DHE THESARET PELLAZGJIKE

Kultvendet në Thesproti

Orakulli nekromantik i Hadesit në Rajonin e Thesprotisë, ishte faltorja më domethënëse e perëndive në lashtësi. Sipas disa autorëve, ai ishte vendi i aventurave të Odiseut në botën e krimit, siç përshkruhet në Odisea.

Herodoti, (Historiani shekulli (5 p.e.s.), tregon: "Periandri (tirani i Ambrakisë në Thesproti shekulli VI para Krishtit) dërgoi lajmëtarë në Nekyomanteion, (Orakull i të Vdekurve) në lumin Akheron në Thesproti, për të pyetur në lidhje me një depozitë që kishte lënë një mik, por fantazma e gruas së tij, Melissa, në një paraqitje, i tha se ajo nuk do t'i thoshte asgjë, as nuk do të zbulonte se ku ishte depozita, sepse ishte e ftohtë dhe e zhveshur…. "

"Tregimet për fundin e Tezeut, janë të shumta dhe të paqëndrueshme. Ata thonë se ai u mbajt i burgosur derisa Herakliu e ktheu në dritën e ditës, por tregimi më i besueshëm që kam dëgjuar, thotë Herodoti, është ky: Tezeu pushtoi Thesprotinë për të marrë gruan e mbreti thesprot dhe në këtë mënyrë humbi pjesën më të madhe të ushtrisë së tij, ai dhe Peirithous (edhe ai po merrte pjesë në ekspeditë duke qenë i etur për martesë) u kapën robër. Mbreti thesprot i mbajti të burgosur në Kikhyros. Nëntoka, sipas tregimit u identifikua si faltore nekromantik.



Bodrumi i Necromanteion. Një nga tunelet nëntokësore të Necromanteion, përmes të cilit hynin pelegrinët.

Necromanteion, ose Nekromanteion ishte një tempull nekromanci i lashtë kushtuar Hadesit dhe Persefonit. Ndër pamjet e Thesprotisë ndodhen: një vend i shenjtë i Zeusit në Dodonë; një lis i shenjtë për perëndinë. Pranë Kikhyros është një liqen i quajtur Akherousia dhe një lumë i quajtur Akheron. Ekziston edhe Kokytos, një përrua shumë jodashëse. Besoj se Homeri i kishte parë këto vende, ai bëri të guximshme të përshkruante në poezitë e tij rajonet e Hadesit, u dha lumenjve emrat e tyre në Thesproti".

Pausanias në përshkrimet e tij tregon: "Eleanët zakonisht përdorin për flijimet ndaj Zeusit drurin e plepit të bardhë dhe të asnjë peme tjetër, duke preferuar plepin e bardhë, mendoj, thjesht dhe vetëm sepse Herakliu e solli në Greqi nga Thesprotia. Dhe mendoj se kur Herakliu i bëri fli Zeusit në Olimpia, ai vetë dogji kockat e viktimave mbi drutë e plepit të bardhë.

Herakliu gjeti plepin e bardhë që rritej në brigjet e Akheronit, lumit në Thesproti, dhe për këtë arsye Homeri e quan atë Akherois. Nuk është çudi që plepi i bardhë u rrit së pari në brigjet e lumit Akheron". Ky lumi i Thesprotisë u identifikua me përroin e nëntokës dhe plepi i bardhë ishte pema e shenjtë e perëndisë Hades (Hadhe: ha-dhe. (njeriun kur vdes, varroset nën dhe). Rajoni i Thesprotisë ka plot mite. Mit tjetër që duhet të përmendim është plaku (varkëtari) Charon. Përqëndrimi në ndërrthurjet mitike të kësaj hapësire, mes dy lumenjëve, që zakonisht të tilla hapësira emërtohen "Mesopotami". Vëndasit e quanin "Fusha e Zonjës", duhet përmendur edhe plaku, ose varkëtarin Charon, që me varkën e tij, çonte të vdekurit në jetën e përtejme, nga njëra anë e lumit Acheron, në anën tjetër.

Hades (Ha-dhe)

Fillimisht njihemi me një thënie:

"Qeni me tre koka, rojtar skëterrë Cerberus e sheh Princin e Underworld (nënetokës) me emocione të përziera, nga gëzimi më i pastër deri te melankolia më e thellë".

Hadesi ishte Perëndia e Ferrit, që jeton në mbretërinë e hijeve, të cilën e sundon me gruan e tij, Persefonin.

……….

Për Hadesin flijoheshin dele ose dema të zinj, kryesisht natën, dhe ata që bënin kurban kthenin fytyrat, pasi shikimi i Hadesit në sy pa urdhër ose leje të Zotit do të çonte menjëherë në vdekje. Kulti i tij nuk ishte shumë i zhvilluar dhe ka pak statuja me paraqitjet e tij. Euripidi tregon se Hadesi nuk mori libacione rituale.

Tempulli kryesor i Hadesit dhe i Persefonit, ndodhet në Epir. Shtëpia e Hadesit ishte Nekromanteion, ku ndodhej orakulli i të vdekurve.

……….…

Në shkrimet e gjetura në WIKIPEDIA thuhet se: "Kuptimi i saktë i emrit nuk dihet (*), por supozohet se vjen nga e "padukshmja"; ose, sipas Sokratit, "njohja e koncepteve të larta". Hadesi është një zot kronik, i biri i Kronit dhe Rheas. Ishte vëllai i Zeusit, Poseidonit, Herës, Demetrës dhe Hestias. Hadesi nuk konsiderohet tradicionalisht një Zot olimpik, pasi ai nuk jeton në malin Olimp, por është në mbretërinë e të vdekurve, prandaj quhet "Hades".

Në përshkrimet artistike, Hadesi zakonisht portretizohet duke mbajtur një bide, pranë Cerberusit (qenit), rojtarit me tre koka. Zoti etrusk Aita dhe perënditë romake Dis Pater dhe Orcus, u bënë ekuivalente, duke u bashkuar me "Pluton".

U ndala dhe në një tekst rumun ku flitet për Hades-in: "Ndoshta nga frika e shqiptimit të emrit të tij, rreth shekullit të V-të para Krishtit, grekët e quajtën Hadesin si Pluton (Ploútōn), që do të thotë "pasuri" për shkak të pasurisë së botës së nëndheshme. P.sh. minerale (argjend dhe ar), lëndë ushqyese për rritjen e bimëve të korrat, pemët etj."

Ndërrimi i emrit nga Hades në Pluton, më ngjalli dyshime. Ky ndërrim, sipas tekstit paska ndodhur në shek.V para erës sonë. Në shekujt e V dhe IV janë bërë bashkimet dhe fortifikimet e fshatrave dhe qyteteve. Ndryshimet cilësore ndodhën me ardhjen e kolonëve mikenian. Është llogjike, ata gjetën atje banorët vendas, që, vendin e varrosjes së njerëzve e quanin "Hades". Nga ana tjetër dimë se zona dhe banorët e saj quheshin pellazgë. Rrjedhimisht emëri "Hades" ishte fjalë pellazgjishtjeje. Për grekët, në bashkërendim me romakët, Pellazgjia duhej të fshihej nga historia. "Hadesi" i frikësonte si fjalë pellazge, ndaj u përpoqën ta zëvendësonin me fjalën "Pluton", pasi nënëdheu sillte "pasuri". Kështu "Pluton" edhe nga romakët u bë perëndia romake që sundon Ferrin dhe shpërndan pasuritë nën tokë".

Edhe sot në disa krahina të jugut shqiptar "Hadei" përdoret si mallkim. Në grindje e sipër, ndaj njëri-tjetrit përdorin sharjen: "Të hëngërt dheu", që nënkupton fjalën "vdeksh".

……………….

Shënimt (*): "Kuptimi i saktë i emrit nuk dihet, por supozohet se vjen nga e "padukshmja"; ose sipas Sokratit: "njohuria e koncepteve të larta". Kështu thuhet në histori për Perëndinë e Ferrit - Hades-in.Të huajt e kanë me supozime, ndërsa ne, e kemi pa supozime, është drejtëpërdrejtë fjalë në gjuhën shqipe, do të thotë "ha-dhe", vendi i vendosjes për të vdekurit.

Nuk aludoj, por seç kam bindje që studiues dhe historianë të ditur dhe të aftë e dinë që është fjalë shqipe, por një deklarim i tillë, automatikisht shpie në pranimin se gjuha shqipe vjen nga pellazgjikja. Ky fak i tërbon ata dhe antipellazgët kudo ndodhen.

………….



Dodona (Dōdṓnē). Ndodhet në veriperëndim të Thesprotisë së sotme. Është orakulli më i vjetër. Dodona, sipas Herodotit, daton që nga mijëvjeçarini i dytë pes. Tregimet më të hershme të Homerit e përshkruajnë Dodonën si një orakull të Zeusit. I ndodhur në një rajon larg qyteteve kryesore greke, u konsiderua i dyti pas Orakullit të Delfit për nga rëndësia, dhe vlerat e saj. Dodona kishte një orakull që i kushtohej dy perëndive pellazge:

-"Zeusit", perëndisë së mbretit të rrufeve të Olimpit dhe

- Hyjneshës "Nënë" që identifikohej me "Dion". Sipas thënieve të Herodotit (historian i shekullit V para Krishtit), Dodona ishte orakulli më i vjetër; i lindur në epokën parahelene. Sipas mitologjisë, Lufta e Trojës ishte një luftë e përgjakshme e zhvilluar midis akeanëve dhe qytetit të fuqishëm të Trojës, rreth vitit 1250 para Krishtit, ose midis 1194 dhe 1184 para Krishtit, në Azinë e Vogël.

Në vitin 219 para Krishtit, etolët pushtuan rajonin dhe e dogjën tempullin deri në themel. Filipi V i Maqedonisë, i rindërtoi të gjitha ndërtesat, i bëri më të mëdha dhe më të bukura se kurrë më parë si dhe i shtoi kompleksit një stadium për lojërat vjetore. Thuhet se, Orakulli i Dodonës nuk u rikuperua kurrë plotësisht. Në vitin 167 para Krishtit qendra e saj u shkatërrua përsëri nga romakët, më vonë është plaçkitur nga fisi trak i Maedit. Kur gjeografi dhe udhëtari Pausanias ndaloi atje në vitin 167 pas Krishtit, Dodona ishte reduktuar në një lis të vetëm, por pelegrinët vazhduan të konsultoheshin me orakullin deri në vitin 391 pas Krishtit, kohë kur të krishterët e prenë pemën. Orakulli i Dodonës është rindërtuar për herë të fundit, në vitin 31 para Krishtit, kësaj here nga perandori romak August.

Gërmimet arkeologjike që zgjatën më shumë se një shekull kanë nxjerrë në dritë disa artefakte, shumica e të cilave ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Athinës, të tjerat ruhen në muzeun arkeologjik që ndodhet pranë Janinës.

Nekromanteion [Orakulli i të vdekurve]. Ishte një tempull i lashtë i nekromancisë kushtuar Perëndisë Hades dhe gruas së tij Persefonit. Sipas traditës, ai ishte i vendosur në brigjet e lumit Acheron në Epir pranë qytetit të lashtë të Efyrës. Ky vend besohej nga besimtarët se ishte dera e Hadesit, mbretërisë së të vdekurve. Vendi është në pikën e takimit të lumenjve Acheron, Pyriphlegethon dhe Cocytus, që besohet se këta të dy, rridhnin dhe ujisnin mbretërinë e Hades-it. Kuptimi i emrave të lumenjve është interpretuar përkatësisht:

Achero. = "pa gëzim"; (thuhet dhe lum i vdekjes).

Pyriphlegethon= "thëngjij që digjen" dhe Cocytus= "vajtim".

………….

Njerëzimi i ndodhur para ngjarjeve të tronditëse, të frikshme të natyrës, i rrëfente ato nëpërmjet ngritjes së figurave mbinjerëzore. Edhe me sa sipër, me një llogjikë të kujdesëshme, arrihet të zbërthehen arësyet e "qënieve" si Perëndi: Kroni, Zeusi, Hermesi, Hadesi, Poseidoni, Aita, Dis Pater, Orcus, Hera, Demetra, Persefoni, Afërdita, etj. Jo vetëm të pafuqishëm përpara fenomeneve të natyrës, por edhe të nënështruar i "përkëdhelnin" duke i hyjnizuar, fjala vjen, rrufetë, bubullimat, zjarrin, tërmetet, përmbytjet etj; sikundër shënjtëronin në Perëndi, po ashtu edhe të bukurën, të gëzuarën, mbushur me Perëndi dashurie etj.


Fahri Dahri. 26/11/2021.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page