top of page

ZËMËRIMI



Tregim nga Memisha Gjonzeneli


“Nesër, që në mëngjes, do shkojmë për të kaluar pushimet nga Llogoraja. Po na na pëlqeu, mund të vemi edhe Himarë”. Kështu tha Iliri në darkë, para se të flinin. Në shtëpi ata bëheshin katër veta: Iliri, që ishte babaj, Sofika, e shoqja dhe dy fëmijët, djali, që quhej, Arbër dhe ishte 11vjeç dhe vajza, që quhej Vjoleta, ishte 8vjeçe. Ishte një familje për së mbari. Të katër, merreshin vesh shumë mirë me njëritjetrin. Qysh në atë darkë , filluan të bënin gati, të gjitha ato që u duheshin. Kur u ngritën nga gjumi, në mëngjes, vetëm sa futën plaçkat në makinë dhe të kompletuar, qenë gati për rrugë. Mëngjezin do ta hanin në Llogora, se u kishin thënë që atje gatuajnë paçe të shijshme. U nisën. “Hajt, na vaftë rruga e mbarë”, thanë njëzëri Sofika edhe Iliri.

Në Llogora mbërritën në orën 7 të mëngjesit. Klubi kishte fare pak kohë që ishte hapur dhe paçaja ishe gati. Hëngrën mëngjes, ndënjën edhe ndonjë orë duke soditur natyren dhe u nisën rrugës së bukur për në Himarë. Sa dolëm në majë mali, para tyre u hap një pamje fantastike: Deti i pa fund i kaltër teje tej, male të larta, të gjelbëruara me pisha e bredhë. Ajri, me erën e luleve të freskta, të kudondodhura, të bëte që të mos largoheshe prej asaj mbrekullie çudibërëse.

Duke ecur me makinë, Iliri, filloi t’u tregoj fëmijëve për vendin dhe zonën për rreth. Iliri kishte bërë ushtrinë në Marinë, dhe kishte kaluar andej shumë herë me anije luftarake. Të tre e dëgjonim me qejf, se Iliri tregonte bukur dhe me pasion. Paradreke mbërritën në Himarë. Himara kishte ndryshuar shumë. Binin në sy gjithë ato ndërtime të reja dhe dhe të bukura, U ulën te nje lokal në anë të detit. Pinë nga një pije freskuse dhe përfundimisht u ulën në bregdet. Morën çadra dhe u shtrinë. Rrëra sa kish filluar të ngrohej dhe ndihej një kënaqësi e veçantë. Kaluam një ditë të bukur dhe të paharruar. U bëmë gati për të ikur, se ishin lodhur dhe donim që të shkonim e të shtriheshim në shtëpi. U nisën dhe mbërritën në darkë. Sa mbërritën u futën dhe bënë të katër dush dhe sa dolën nga dushi, drejt dhe në krevat. Sa u shtrinë, i zuri me njëherë gjumi. Në mëngjes mezi u ngriten nga shtrati. Burrë dhe grua ikën në punë, ndërsa fëmijët u nisën për në shkollë. Ata jetonin në krah të Spitalit. Kishin një shtëpi të mirë dhe të bukur, që u a kishte lenë gjyshi. E gjitha e rrethuar me mur. Veç shtëpisë, kishin edhe një kopsht të madh me pemë dhe agrume, po ashtu edhe perime, që Sofika u shërbente me qejf. Jetonin shumë mirë dhe asgjë nuk u mungonte.

Burrë dhe grua, kishin hapur një biznes tregtar dhe fitonin bajagi mirë, falë dhe aftësis menaxhuese të Ilirit.

Një dite dolën me makinë të bënin Pazar. Iliri ngiste makinën, të dy fëmijët ishin ulur mbrapa dhe shpesh bënin edhe muhabet me njeritjetërin. Ndërkohë Ilirit i bije zilja e telefonit. Iliri e hapi dhe u përgjegj:

-Alo, kush jeni ju lutemi. Iliri dëgjoj në receptor një zë gruaje, që e përshendeti dhe i tha:

-Ilir jam Oli, një shoqe e ngushtë e Sofikës.

Iliri i thotë: Po, si ini, moj Oli? Nga shtëpia, ini të gjithë mire?

-Po, i tha Oli. Të gjithë jemi mirë, po e di pse të fola?

Jo, i tha Iliri. Dëgjo Ilir: Kam një qen të mirë dhe të bukur, është kulishi i qenit tonë. Na vajti në mendje në shtëpi që t’u a dhuronim juve, si mendon?

-Të faleminderit shumë, u kethye nga fëmijet, ja t’i pyes edhe fëmijët se i kam në makinë. Oli i tha që qeni ha ushqim, i ka kaluar koha e qumshtit. Pastaj pyeti fëmijët si thoni ta marrim? Ata u përgjigjën njëherësh: E marrim babi, të lutemi. Iliri i tha Olit po vijmë ta marrim. Jo me shum se 10 minuta, jemi aty. Ata mbërritën shpejt te Oli, që po i priste. Sa zbriten nga makina Oli i pyeti do vini brënda për të pirë kafe. Të lutem nuk pimë asgjë, se na presin. Morën qenin në dorë, që e pëlqyen shumë, e falënderuan Olin dhe u nisën për në shtëpi.

Qeni vërtetë ishte i bukur. Të veçantë kishte veshët e gjatë që i vareshi, si llapush. Në darkë u mblodhen të katër dhe donin t’i vinin emërin qenit. U thanë shumë emëra, po në fund, u vendos ta quajnë Sokol. Kështu që ata në familje, me gjithë qenin, u bënë pesë. Pa kaluar një muaj ata u lidhën që të katër me qenin Sokal, që po hidhte shtat, po në veçanti Vjoleta, që sa vinte nga shkolla, linte librat dhe drejtë e te Sokoli, Atij shkurtimisht nisën t’i flisnin KOLI.

Kaluan afro 5 a 6 vjetë. Arbëri mbaroj shkollën e mesme dhe filloi të lartën për arkitekt. Vjoleta, në klasën e dytë të shkollë së mesme. Fëmijët u mësuan keq me qenin. Shpesh ata flinin me Kolin. Koli, kur ishe në formë, kish mësuar t’i lëpinte në faqe, që fëmijët e merrnin për puthje. Të katërt e donin shumë Kolin. Po ai, të veçantë kishte Ilirin. Iliri nuk merrej shumë me të, po ai kur vinte Iliri nga puna, ai i linte të gjithë dhe qepej pas tij, sadoqë të tjerët t’i flisnin, ai nuk i ndahesh Ilirit. Kolin e ushqeni, e lanin dhe pastronin shumë me kujdes, sikur ishte njeri. Dhe ai u a shpërblente me gjithçka dashurinë e tij. Çdogjë po kalonte në rregull dhe të gjithë ishin të gezuar nga jeta e përbashkët. Biznesi vente mirë, dhe femijet shkonin shumë mirë në shkollë.

Një të diele, Iliri, mori dhe Arbërin me vete dhe do shkonin te një shok o tij. Sa u bënë gati, Koli, vajti mori rripin me dhëmbë dhe ja pruri Ilirit. Iliri qeshi dhe i tha do të vish me ne dhe Koli ju ngjit në këmbë, duke e perkedhelur dhe lehur e duke tundur bishtin. Iliri e vendosi: Po mirë, po të marr, i tha dhe i vuri rripin n qafë. U nisën për rrugë . Iliri, qenin e kishte nga krahu i majtë dhe në të djathtë ishte i biri. U futën në zonën ku kishte më shumë qarkullim. Ata po ecnin. Në këtë kohë para tyre, kaluan nja 5ose 6 qenë, njeri pas tjetërit dhe u zhdukën nga sytë. Në këtë kohë qeni po lehte dhe donte ta zgjidhnin. Iliri e shtërngoj rripin dhe e afroj qenin. Sokoli po tërbohej, Iliri prapë e shtërngoj. Sokoli ju hodh, për ta kafshuar në fytyrë. Qeni ishte tërbuar fare, nuk mbahesh, sytë sikur i lëshonin xixa dhe e shikonte Ilirin si armik. Kjo gjë tërhoqi edhe vëmendjen e kalimtave. Arbëri u tremb dhe ju lut të jatit ta lëshonte. Iliri e çoj dorën te qafa që ta lironte. Qeni, atë priste dhe e kafshoj. Dora ju bë gjithë gjak. Iliri i hoqi rripin e matrikullit, që tregonte gjithëçka për qenin. Kur po i hiqte rripin, ai prapë e kafshoj. Më së fundi ai e hoqi rripin. Qeni u zhduk dhe vrapoi me shpejtësi. Ai, nga njëherë nuhaste në tokë, po pa qëndruar, me së fundi ai u zhduk. Iliri pa një kazan qe mblithte plehra, dhe i hodhi atje të dy rripat, gjeti nje shami dhe lidhi dorën që akoma po i kullonte gjak. Ecën edhe pak, pastaj, Iliri i tha të birit të ktheheshin në shtëpi. Nuk vemi tek ai shoku, të shikoj çfarë do bëjmë me doren. Mbërritën në shtëpi. Sa i pa Sofika, desh bërtiti, po i shoqi i vuri dorën në buzë që të mos të ndihej, e lau dhe e pastroi dorën me alkol, pastaj e lidhi, mori makinën dhe bashkë me të birin, shkuan në spital. Ata sa e panë, së pari i bënë vaksinën e tërbimit dhe i dhanë këshillat e nevojshme për këtë problem. Pastaj u muarrën me dorën e tij të përgjakur, ja pastruan prapë dhe ja fashuan.

U kthyen në shtëpi. Iliri gjithë natën kishte temperature dhe po thuaj, nuk fjeti fare. Nga dreka u qetësua dhe për merak shkoj në ambulancë. Atje ja panë, i ndëruan fashot, se qenë bërë me gjak dhe i thanë se çdo gjë është në rregull dhe mos bëhet më merak.

Në darkë, kur u mblodhën të katër në shtëpi, rrinin shumë të mërzitu. Ranë për të fjetur të shqetësuar. Afër mëngjesit dëgjojnë nga dritaret të lehurat e Sokolit. Në mëgjes, kur u ngriten, Iliri dha urdher: Në këtë shtëpi tha ai, nuk dua të dëgjoj më për qenin. Ju, u tha fëmijëve edhe kur të veni në punët tuaja, ju lutem, mos u merrni më me qenër. Qeni jashte po lehte, dhe sikur kërkonte që t’i hapnin derën. Iliri vazhdoj: Sokoli kurr s’ka për t’u futur më, në këtë shtëpi…Dhe shkoj hapi portën. Sokoli u afrua, kokën ulur dhe bishtin në shal, sikur kërkonte falje. Po ai stepi, kur dëgjoj zërin e egër të Ilirit, që kurrë më parë se kish dëgjuar. Iliri bërtiste: Shporru, mos u duk me këtu. Sokoli nuk u ndie, po u tërhoq me ngadale, dhe shumë i trembur. Ai kurrë nuk e kishte dëgjuar këtë lloj të bërtituri. Iliri mbylli derën dhe u largua me të shoqen… Mbas pak, dolën dhe fëmijët. Sokoli, donte t’i përshëndeste, po u çudit. Ata, as që e çanë kokën fare për të. Sokoli, kur e pa që ata nuk e donin, lehu si me të qarë dhe u largua. Kur ikën dhe fëmijët, Sokoli, vajti prapë te porta dhe u shtri atje.

Në darkë, të parët erdhën fëmijët. Kur e pa Arbëri që po i priste Sokoli, dhe që qe shtritur te porta, i bërtiti i nervozuar: Shporru nga ne, ti qen i keq! Ai prapë iku me bisht në shalë dhe kokën poshtë. Një javë rresht, Sokoli i priste në çdo mëngjes edhe në darkë, te porta, se mos e falnin, po qe e kot. Ata nuk interesoheshin më për të. Ai lehte i pikëlluar dhe largohej.

Një dite Sokoli u bashkua me ca qenër rrugaç dhe në darkë, kur u kthye te porta, dukej se i dhimbte gjithë trupi. Atë e kishin rrahur qentë rrugaç. Ata nuk mund të pranonin menjëherë, një qen, që ndryshonte prej tyre.

Sokoli ishte rritur në një familja që në çdo tri ditë i bënin banjo, dhe Sokoli vinte erë tjetër, që ata i acaronte, prandaj, në rastin më të pare, atë e sulmonin dhe e kafshonin. Sokoli nuk dinte as të zihej me qentë, ai kurrë nuk kishte pasur rast që të zihej, ndërsa ata ishin specialistë. Ata, ziheshin për ditë me raste dhe pa raste. Kishin kaluar afro tre javë, që Sokolin nuk e kishin falur. Ai ishte dobësuar se dhe ushqim nuk siguronte dot, po edhe qentë e tjerë nuk e linin rehat. Një dite mezi vajti te shtepi, se të dy veshët ja kishin çpuar dhe i kullonin gjak, po edhe kërbishtja i dhëmte, se i kishin bërë dy tre plagë, që i rridhnin. Qëndroj pak larg, nuk kishte fuqi t’i përshëndeste, vetëm u shtri. Kur mbylli derën Sofika, i tha Ilirit: Sokoli nuk erdhi sonde. Ai u përgjigj me të qeshur: E ke gabim, ja tek është dhe drejtoi gishtin drejt vendit që ishte shtrirë Sokoli. Ai nuk ka munguar asnjëherë, çdo natë ka qënë këtu.

Kaloj edhe një javë. Sokolit po i mbaronin fuqitë. Në mëngjes mezi ngrihej në këmbë, po dhe në darkë, mezi mbërrinte deri te shtepia. Një darke Sokoli ju desh të qëndronte tre, katër herë për të mbërritur te shtepia. Më së fundi mbërriti, ndenji nja dy orë shtritur, sa mori veten, pastaj u përpoq t’i binte një herë rrotull shtëpisë. Rrugëtoi nja tri metera dhe ra, nuk ikte dotë. Ndenji pak kohë i shtritur dhe u përpoq të qëndronte mbi këmbë, u ngrit, eci shumë ngadalë, derisa mbërriti te porta, ishte mezi i natës. Mblodhi tërë fuqitë dhe filloi të leh. ajo nuk ishte tamem lehje, ajo ishte vajtim. Iliri edhe e shoqeja u zgjuan, nga te lehurat e Sokolit. Sokoli, tha e shoqeja, diçka ka, ai kurrë nuk ka lehur në këtë orë dhe kjo lehje me duket më tepër si vajtim. U shtrinë prapë për të fjetur, po që të dy mendjen e kishin te Sololi. Sokoli, barkas me tërheqje, mezi mbërriti deri te porta, mbështeti kokën te bordura dhe e zuri gjumi…

Në mëngjes Iliri dhe Sofika hëngrën bukë dhe u nisën për në punë. Sa hapën portën mbetën të habitur: Gjetën Sokolin që kishte ndërruar jetë dhe kokën e kishte mbështetur në parmak të portës, kështuqë pa hequr Sokolin, nuk kaloje dot. Të dy ngelën të ngrirë, me sytë të mbushur me lot. U folën edhe fëmijëve që erdhën me vrap. Ata qëndruan para Sokolit, duke e nderuar, që dha frymën e fundit te porta e shtëpisë së vetë. Iliri u tha fëmijeve, që në fund të baçes të hapin një gropë që ta varrosnin siç e meriton. Sofika shkoi brenda, mori një rrobe, e mbështollën Sokolin dhe, se fundi, gjithë lotë, e futën në gropë dhe e mbuluan. Çdo mëngjes, që dilnin nga shtepia, kthenin koken nga varri i Sokolit. Duket sikur Sokoli u thotë: Ju shkoni në punët e përditëshme, po unë gjithnjë, do ju pres ketu…


25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page