top of page

Përparim Hysi: Bejtexhiu

  • 3 hours ago
  • 3 min read

     In memoriam, MUÇO   KAJA

       (tregim)


Nga Përparim   Hysi

     E shkruaj këtë tregim për "BEJTEXHIUN" MUÇO KAJA dhe jo  pa qëllim. Përvoja ka treguar se nuk ka njerëz më babaxhan nga shpirti,se sa ata që bëjnë"bejte". Këtë tregim e shkruaj enkas,se vura re që një shkolle,në rrethinat e Tiranës i  është  vënë emer i një "bejtexhiu". Kjo ka ndodhur që për fatin e mirë të atij,dikush që e ka njohur,ka hulumtuar dhe ka treguar vlerat  që kanë mesazhet për shoqërinë,në atë kohë dhe në vazhdim. Unë gjithmonë shkruaj vetëm për gjëra që di dhe për lexuesit,paraprakisht,mund të them,ky,MUÇO KAJA që"bejtet" i kishte aq të kollajshme,sa ç'kemi fjalët ne që flasim,ndoshta nuk ka aq merita sa të  përjetohet në  një shkollë,por meriton të kujtohet,se vetëm buzëqeshje ka dhuruar tërë jetës. A nuk themi që qeshja me shpirt (se me shpirt qeshje me "bejtet" e tij),ta zbukurojnë e ta shtojnë jetën? Atëherë lexoni një pjesë prej tyre dhe pastaj, më shkruani,a kam të drejtë?

      MUÇO  KAJA ka qenë nga një fshat,fare i vogël  (sot nuk e di a ekziston më?) që,qysh në vite '50-të të shekullit të kaluar,mund ta futje në xhep. Fshati"GJONAS" i përkiste rrethit të LUSHNJES gati si"bisht" i fshatit të madh "BUBULLIMË". Ky,GJONASI qe si fshat"kufitar" me VERRINË që i përkiste FIERIT.

Xha MUÇON (se "Xha" qe për mua që në fillim të viteve-50-të) e njoha fare rastësisht.  Bënte një nga punët më të çuditshme në botë: u grahte pas një tufe  të vogël bagëtish(dele,dhi a lopë) për ditën e pazarit. Ditët ku bëhej  pazar qenë të caktuara zyrtarisht dhe qe e martë evitit 1953,kur u bëra "bashkëshokë" me këtë"plakaruqin",i gjatë dhe gjysëm i krrusur,veshur me ca poture,ku mua mund të fuste brenda në to,por,tek  u grahte nja katër-pesë lopëve, të shkrinte me të qeshur. Unë bëja 6-km rrugë në ditë për në shkollë dhe rruga qe e përbashkët:xhadja Lushnje-Fier. Njohja: ai pas lopëve,unë pas tij. Njerëzit shkonin në pazar dhe ata e njihnin dhe ia dha i pari:

-Xha MUÇO, mirëmëngjes!

AI:- Mirëmëngjes, o trëndafil me vesë! Katër pula e gjeli pesë. (po vërtet si mos qeshje me të?).

Tjetri:- Ku po shkon ,xha MUÇO? -Unë po shkoj tujte nga FIERI,se më pret ajo"topsheqeri";që më është e ngrohtë si dielli...

Po nesër? Nesër Muçua është në Lushë(Lushnjë),se më pret njësyrrush;i kam blerë florinj për gushë...-Po kur shkon në Vlorë? Kur shkon MUÇUA në VLORË,del njëra ma bën me dorë. Ma bën me dorë,se tund"këmborë"/duket do  sahat për dorë/MUÇOZIU është i përkorë.

- A ke qenë në BERAT?  U ngrit Muçua që me natë/në sabah ra në Berat. Ishte "njëra" si e"mjaltë",porse Muçua është"argat",edhe bukën e ha thatë.

Kjo qe vetëm një e martë ( se të martën bëhej pazar në FIER)  dhe unë mezi prisja të martën tjetër. Secili gjente sebep,se MUÇO KAJA paguhej vetëm për"grahjen" e tufëzave,nga një rrreth në tjetrin dhe,sa mbaj mend, dikush e pyeti:- A ke qenë në KAVAJË?

Ai:- MUÇO,dreqi të të hajë,çfarë kërkove në Kavajë? Kavajote,kavajote,syrin  Muços pse ia lojte? Si e"sipërme" punajote...                                                                    

Unë nuk e di,në  punoi në kooperativë (se fshati u kolektivizua) dhe,sakaq e "humba" bashkëudhëtarin tim,se dhe unë ika në Elbasan,në shkollën pedagogjike. GJithmonë,kur kthehesha për në FIER,hidhja sytë andej nga ai fshati i vogël,GJONAS ku jetonte një"bejtexhi" i madh si MUÇO KAJA. Kisha vjete pa e parë mikun tim dhe,kur thonë"E kërkova në qiell dhe e gjeta në tokë",pas gati 30-vjetësh,kur"bagëtitë kishin "ngordhur" deri ishin krijuar dhe"tufëzat",kur befas mu tek klubi i vogël e i fshatit,pashë mikun e dikurshëm. E pushtova me mall (ai as që më mbante mend),po unë merakli prej bejteve të tij, i them:-Xha MUÇO, pa na thuaj ndnjë nga ato?

-Ai: I thanë MUÇOS në "komprativë"(kooperativë),por MUÇOJA është"aguridh". Por sevdaja derdhetrrugëve,se gratë e sotme,tha MUÇOAJA,e kanë"dy herë nga hendeku/njëherë nga dysheku... ja,vazhdoi MUÇO KAJA,i them gruas sime:-Hajde në krevat... ajo.- aha,do pyes brigadiein una...  Po si mos qeshje me bejtet e tij?

Sikur dikush të kish ndjekur me laps në dorë gjithë"bejtet" e MUÇO KAJËS,me siguri do botohej njëlibër i tërë.

Por dhe me kaq,besoj se ia vlen që të kujtohet ,se me"bejtet" e tij qe si balsam që vihej mbi trishtimin dhe ta shpinte buzën vesh më vesh.

                                                                 Tiranë,11 mars 2026

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page