top of page

Zgjidhje


Zgjidhje

Astrit Lulushi


Në filozofi, Brisku i Okamit (anglisht Occam’s Razor) është parimi i zgjidhjes së problemeve që rekomandon kërkimin e shpjegimeve të ndërtuara me grupin më të vogël të mundshëm të elementeve. Njihet gjithashtu si parimi i parsimonisë ose ligji i parsimonisë (latinisht: lex parsimoniae).

I atribuar William of Ockham-it, filozof dhe teolog anglez i shekullit të 14-të, shprehja përmendet shpesh se shpjegimi më i thjeshtë është zakonisht më i mirë.

Prerja e Nyjës Gordiane në Frigji është është legjendë mbi një nyjë komplekse që lidhte një qerre buke. Kushdo që mund ta zgjidhte do të ishte i destinuar të sundonte gjithë Azinë. Aleksandri i Madh u sfidua të zgjidhte nyjën. Në vend që ta zgjidhte me mundim siç pritej, ai e preu në mënyrë dramatike me shpatën e tij, duke ushtruar një formë tjetër gjenialiteti mendor. Tani, shprehja përdoret si metaforë për një problem në dukje të vështirë, i cili mund të zgjidhet duke ushtruar një qasje të papritur të drejtpërdrejtë, të re, të thjeshtë që heq kufizimet e perceptuara.

Brisku i Occam-it ka hasur në disa kundërshtime nga njerëzit që e konsiderojnë atë shumë ekstrem ose të nxituar. Walter Chatton (1290-1343) ishte një bashkëkohës i William of Ockham. Si përgjigje, ai shpiku “anti-briskun” e tij:

"Nëse tre gjëra nuk mjaftojnë për të verifikuar një propozim, duhet shtuar e katërta e kështu me radhë".

Si rasti i motos italiane të Rilindjes së Vonë me atribut të panjohur ‘Se non è vero, è ben trovato’ - “Edhe nëse nuk është e vërtetë, është konceptuar mirë" - kur i referohet një shpjegimi veçanërisht artistik.

Zoti krijoi botët më të ndryshme dhe më të populluara të mundshme, thotë Leibniz. Shumëllojshmëria e qenieve nuk duhet të zvogëlohet me nxitim, shprehet më butë Kanti. Karl Menger, si matematikan, formuloi Ligjin e tij kundër Koprracisë:

"Entitetet nuk duhet të reduktohen deri në pikën e pamjaftueshmërisë", ose është e kotë të bësh me më pak, gjëra që kërkojnë më shumë.

Një “anti- brisk” më pak serioz, por edhe më ekstremist është 'Patafizika, "shkenca e zgjidhjeve imagjinare" e zhvilluar nga Alfred Jarry (1900). Patafizika kërkon të shohë çdo ngjarje në univers si krejtësisht unike, që nuk i nënshtrohet asnjë ligji.

Variacionet mbi këtë temë u hulumtuan më pas nga shkrimtari argjentinas Jorge Luis Borges në tregimin/esenë e tij "Tion, Uqbar, Orbis Tertius" në vitet 1940. Tion është një planet i shpikur nga një sekt vetëm përmes mjeteve të gjuhës. Më në fund Orbis Tertius është bota e përshkruar në termat e gjuhës së folur në një planet imagjinar, Tion përshkruhet si një rajon mitik i një vendi të dyshimtë, Uqbar.

Fizikani R. V. Jones shpiku Crabtree's Bludgeon, i cili thotë se nuk mund të ekzistojë asnjë vëzhgimim për të cilin një intelekt njerëzor nuk mund të konceptojë një shpjegim koherent, sado të ndërlikuar.

Autorit dhe gazetari Christopher Hitchens (1949 -2011), thoshte se “ajo që mund të pohohet pa prova mund të hidhet poshtë edhe pa prova". Pas vdekjes, shprehja u quajt “Hitchens’ Razor”.

11 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page