Nga Alda Mehmeti
Zemra ma ndjell praninë tënde, më ngjall kruajtje në faqen e menduar, në burmën e saj dikur kuqalashe, ku ti flakeshe si fëmijë i përmalluar! Shiu ka nisur të vallëzojë jashtë dritares, me tingujt e erës që këngës ia merr, sytë e tu i ngjajnë ylberit, kur krahët shtrin, lotin ter! Fushnajës bleroshe nën qiellin pa skaj, rrekem hareshëm të kap çastin e mbramë... buzëqeshja jote i ngjan hënës, mbi buzët e mia digjet ngadalë! Zemra ma ndjell praninë tënde, djersin pikë në faqen e menduar, në shtratin e zbrazët rrëshqet një Penelopë, me kupën e verës së nxehtë ndër duar!
Comments