top of page

Vërtetësia është e lirë…





Lexojmë poetin Noke Abilekaj. „Lakmia-udhë karvani“ vjen nga lindja rrëzë mali, udhëton majë një karvani. Dhe udha rrëshqet nëpër mijëra labirinthe. Labirinthe të një jete. Një jete me miliona identitete. Identitete që mbesin pyetje të strukura pas yjeve në vetvete: „Ku janë yjet tanë? Në ç'kontinent? Në ç'ëndërr? T’i shohim dhe njëherë./A do t’i gjejmë? /Po të ndjekim gjurmët e lakmisë, do t’i gjejmë patjetër./Shtrëngoje dorën time!/Shtrëngoje!“ Dhe shkojmë tutje në thellësi të një bote ku autori poet e gjen „Si akull“, ku vargjet gati në përsëritje na sjellin se „Si akull vezullonin mermerët e bardhë ku shkelnin njerëzit e kësaj bote“ dhe më tej „Sot gjendemi mbi këtë ajsberg gjigand. Akulli vezullon si mermerët e bardhë të botës që pas e lamë. Mbi ne qielli. Në të katër anët oqeani i thellë, i kaltër, i zi, zhurmëmadh.“ E në këtë gjendje udha që poeti Noke Abilekaj përshkruan është një gjendje sa racionale, aq filozofike, sa dimensionale, aq dhe tërësore, gjithëpërfshirëse. Aty mbetet gjithkush.

Aty janë e vërteta dhe gënjeshtra, dhe e vërteta dhe qenësia e universit. Gënjeshtrat janë gënjeshtra, ata ju mohojnë të vërtetën. E vërteta është e vërteta, ju mohon gënjeshtrën. Por kur shqyrtohen nga afër të dyja janë saktësisht të njëjta. Ato janë të këmbyeshme. Njerëzit që ju thonë "të vërtetën" po ju mohojnë gënjeshtrat. Sa të mërzitshëm, të rrezikshëm dhe keqdashës janë njerëzit plot të vërtetë. Zgjidhni të vërtetën tuaj dëshiron të delegojë mesazhin e tij poeti, duke diktuar se „ne u radhitëm tek të shumtët./U lehtësonim jetën zotërinjve tanë për mbijetesën tonë“ dhe kjo e vërtetë është ajo që duhet kuptuar se njerëzit që ju thonë gënjeshtra po ju mohojnë vërtetësinë. Sa të mërzitshëm, të rrezikshëm dhe keqdashës janë njerëzit plot gënjeshtra, ndërsa e vërteta nuk është as e vërtetë, as gënjeshtër. Ajo ekziston më vete.

Vërtetësia është e lirë nga Dualiteti i së Vërtetës dhe Gënjeshtrës. Mes të dyjave lind lakmia. Lakmia që trajton në këtë poemë Noke Abilekaj. Pra lakmia individuale. Lakmia individuale ekziston në gjendjen e Veçantë dhe e shkrirë me Lakminë e Universit. Ne e ndjekim pas, duke u bërë kopjacë, prandaj poeti na urdhëron „Hap sytë! Shushurijnë frikshëm roitjet në të gjitha anët. Pas nesh, u ça në mes tërë ai mal akulli shëndritës. Shëndritja u shndërua në grope të zezë. Ariun e bardhë, që na drithëronte zemrën tek afrohej, e përpiu ajo zgavër bark katran.“ E kështu vjen dhe shumohet pamendësia.

Pamendësia e përhershme është dashuri e pakushtëzuar - thjesht pyesni çdo qen ose mace. Mendja na ndan nga Lakmia e Universit. Mendja krijon Dualitet, i cili drejtohet nga Dashuria e Kushtëzuar. Lakmia individuale krijon Dashurinë e Pakushtëzuar (Ndërgjegjen) e cila është jashtë Dualitetit. Mendja nuk mund të krijojë dashuri të pakushtëzuar. Nëse keni mendje dhe identitet të kushtëzuar, nuk mund të shkriheni me qenësinë e universit. Nëse jeni të pamend dhe pa identitet të kushtëzuar, ju jeni shkrirë me Lakmisë e Universit. Prandaj Dashuria e kushtëzuar thotë të dua me kusht që mund të të urrej. E në këtë pikë poeti shkruan „Për më shumë liri dhe drejtësi, morëm rrugën e gjatë, atë të pafundmen./Shpërngulën plaçkë e laçkë, kuç e maç dhe, pëlltuq, i lëshuam në mes të vendit./S’qe e thënë, e dashur./Kryeqendra qenkej plot e përplot me shpella e guva. Mali i kishte më të rralla. Shumë më të rralla. Mospërfillje atmosferike. /Midis turmave mizëri ndiheshim më të vetmuar!!! /As vëmendjen e shpendëve dhe kafshëve të pyllit nuk e gjetëm midis fqinjëve. /Ca prej tyre (sa shumë fqinjë rreth nesh!) mbartnin pamëshirësinë e kuçedrave.“

E ku shkoi shkoi dashuria? Dashuria e kushtëzuar është selektive, vlen vetëm për familjen dhe miqtë dhe anëtarët e tjerë të kësaj bote brenda ku udhëton „Lakmia-udhë karvani. Sepse, Dashuria e pakushtëzuar nuk është selektive, ajo vlen për çdo qenie të gjallë, njerëzore ose ndryshe. Dashuria e pakushtëzuar nuk i sheh njerëzit si miq dhe armiq. Dashuria e pakushtëzuar i sheh njerëzit të mishëruar në trupa. Njerëzit mashtrohen nga Mendja për të besuar se Identiteti i Kushtëzuar është identiteti i tyre i vërtetë dhe mashtrohen nga Mendja duke besuar se duhet t'ia lënë mendjes funksionimin e trurit të tyre dhe rrjedhimisht jetën e tyre.

Lakmimi individual është një individ i vogël por i barabartë i pavarur, pa emër, pa formë, pa gjini, pjesë autonome e Lakmisë së Universit që njerëzit e kontrolluar nga Mendja mësohen ta quajnë Shpirt dhe Fat. Shpirti është thjesht një tjetër Identitet i Kushtëzuar i krijuar nga Mendja. Fati është thjesht një tjetër identitet i kushtëzuar i krijuar nga Mendja. Lakmimi individual formohet nga një pjesë e vogël, por e barabartë e thelbit të Lakmisë së Universit dhe mishërohet në një Trup Njerëzor të gjinisë – mashkull, ose femër, të çdo ngjyre lëkure. Shkurt ne lexuam poetin, Noke Abilekaj: „Pse?/Sepse atje do gjejë truallin e vet lakmia jonë.

Jo, jo! Mos artikulo fjalën lakmi! Kurrë!/Vetëm, mos gabo ta braktisësh. Është yll karvani./Yll karvani për vesin, /për ambicjen, rrëmbimin, /për shtytjen, /për asgjësimin e jetëve.“

37 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page