top of page

Vrasja e radhës që opozita i bën vetvetes


Ilir Levonja

Ilir Levonja

Vrasja e radhës që opozita i bën vetvetes

Kur Lulzim Basha deklaron se fajin nuk e ka sistemi zgjedhor por ndarja e politikës nga krimi, nuk bën asgjë tjetër por punën e Edi Ramës. Në një farë mënyre kjo është vrasja e radhës që ai i bën opozitarizmit në Shqipëri. E para ishte zbehja e qëllimtë që u bëri protestave më të bukura kombëtare të vitit të kaluar. Zbehja me pambuk duke thënë se shihemi në shtator pas pushimeve verore. Erdhi e iku shtatori por asgjë, iku edhe tetori e nëntori, dhjetori, por asgjë. Tani kjo e dyta fajin nuk e kanë listat etj. Kjo është edhe vula me bojë të freskët se ai nuk e do largimin e Edi Ramës nga qeverisja. Dhe po ashtu i pëlqen që do jetë fuqiplotë në hartimin e listave të kandidatëve duke shmangur forumet brenda partisë. Por më thelbësorja është shmangia flagrante nga premtimi mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor ku përfshihej edhe pika mbi listat e hapura dhe të mbyllura. Që ta kuptojnë më shkoqur shqiptarët, brenda listës së PD-ës në zgjedhjet e ardhshme, në listën që harton kryetari, do jenë rishtas emrat e kryetarëve të partive aleate me pretekstin e koalicionit etj. Do jetë rishtas ta zëmë Nard Ndoka që është kryetar, sekretar, anëtar i një partie fantazmë, të ashtuquajtur në koalicion. Dhe rishtas deputet nga votat e demokratëve apo opozitarëve në përgjithësi. A kam unë diçka me Ndokën, me fenomenin, kam sepse kjo nuk është demokraci, por çibanizëm. Shkurt do jetë supozim edhe çuni i babait për hatër të babait a asaj linje familjare për të patur dikë në pushtet nën termin e meritokracisë a shkërdhatokracisë fisnore etj. Megjithëse kuotata mbi preferencat mund të kenë ndryshuar, afërmendsh askush nuk dëshiron të hajë fasule përditë. Si produktet përshembull Rudina Hajdari apo Balliu etj. Pra më shumë se tek emrat konkret i atyre kryetarëve të përfshirë në listat e një partie tjetër, është një atentat i pastër i sistemit, demokracisë a pluralizmit. Arsyeja është e thjeshtë, në demokraci qarkullimi është oksigjen. Të kesh rishtas deputet me votat e demokratëve një të ashtuqujtur ta zëmë republikan a kryetarin e partisë republikane me devizën e aleatit, nuk është demokraci e për rrjedhoj mos prit progres në qeverinë e re, por fuqizim të klaneve dhe oligarkëve. Prit se po të vjen një Ramist i ri që do ju lëj pa brekë fare. Nuk do vi një qeveri progresiste, por prapë soji i gërrvërreve, soji që na çojë në humbje epike. Ti po i sjell vendit një ''paqje'' a marrëveshje me bosët e drogës, krimit elektoral, gjë që absolutisht nuk është më sfidë opozitare por dorëzim pa kushte. Arsyet që sheshet u mbushën plot në protestat e vitit të kaluar ishin si djegia e mandateve sepse vërtetove lidhjet e qeverisë me botën e krimit, me vjedhjen e votës, vërtetëve që ngrehina mbante brenda jo kuvendarë por shushunja, kancer etj..., u the shqiptarëve që e bëjmë këtë për ju dhe e bërë. Ata të kthyen kokën dhe tu bashkuan. U the se nuk sistem listash për të fuqizuar unin a njëshin, listat e hapura dështuan etj., dështoi sistemi i mëparshëm zgjedhor. Dhe ata të ndoqën, t'i mbushën sheshet pasi është e padurueshme të shikosh isha të përfolur në afera korruptive të bëjnë sot opozitarin e kulluar. Kësisoj njerëzit presin gjak të ri, pasion të ri, ide të reja dhe rotacion pa të pambarimtë, qarkullim se kjo është demokracia jo ajo që bën Edi Rama në one mane rul apo one man show dhe thotë publikisht kush nuk voton kështu si them unë përjashtohet nga partia. E thotë publikisht dhe me forcë dhe mjerë ajo shoqëri që e fal pasi nuk po bën asgjë tjetër po i jep vendit një lider suprem i tipit Iran. Atëherë kot që flasim më për demokraci, kot që u çirrem se duam Shqipërinë si Europa etj.

Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu është në lojën e Edi Ramës ose në lojën e njëri-tjetrit. Kjo ja ka shtuar sharmin Edit, për më tepër që fati i dha për rrisk tërmetin i dha çelsat e një zyre diku në Europë. Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu dhe me thika pas shpine dhe pret fitoren e sforcuar duke manipuluar përditë opozitarizmin. Alternativat janë të pakta ose po ndodhën do jenë të tipit me dëbime, dhunë, me thellimin e hendeqeve klasore duke e bërë më të madhe përçartjen e shqiptarëve karshi demokracisë.



19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page