Vladimir Muça: SI VORBULLA E ÇAPONIT
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 5 hours ago
- 2 min read

MËRZIA E KRONIKËS ZEZË
Sa herë ndjek lajmet më mbyt mërzia
Me kronikë të zezë, si mos më keq;
Krishti i kryqëzuar më vjen përdita,
Mërzinë e mëndjes dot s'ma heq.
Në qepallë më ngrin lot i jetës
Si motit për një ditë të ndritur,
Mbetem në shtratin e lumit të Letës,
Në fundo, mbytem i zhuritur.
Vështrimet nxirosen ner glaukoma,
Tjetërsohen në shtypin përralltarë;
Murosur mes mbetjëve, fjalëve fërtoma,
Me trup të akullt, të acarit polarë.
Çdo ditë me lajme mërzia më ndjek
Me fytyrë makabre të Qoftëlargut,
Në ulërimë gjaku damarëve rrjedh,
Plandosur shpirti në syrin e pragut.
Me kronikë të zezë si mos më keq
Mërzinë nëndëplagëshe kjo botë s'ma heq.
SI VORBULLA E ÇAPONIT
S'më shqitet Vorbulla e Çaponit*
Më tundon ngahera ëndrrat me vesë,
Shtjellës të sajë, gropë e pafund
Si zija kurrë në jetë besë.
Dhe sot masmedia vorbull tjetër
Politikanë e njerëz i vërtit vërdallë,
Ujë i çmëndur kthyer në letër
Mua të gjorin më linçon të gjallë.
Gjithfarë gjurmimesh si një jahova,
Vorbullohet njerëzia si në përrallë,
Një i çmëndur, një popull e bën budalla
Në foltore si një monark i madh.
2022
* - vorbull uji që të fundos nështjellë.
GAJDJA
Në cilin shekull lindi kënga jote,
Në cilin gëzim u shfryve me dashuri?
Ti na shpërbkeve me tinguj nër mote,
Duke lidhur brezat me shumë ndjesi.
Në cilët vite jehoi më shumë tingulli?
Ate melodi e ruajmë me shumë xhelozi,
Me mushkëritë e tua hodhe sa e sa frymë,
Sa dhe në pyje gjethet fërfërijnë.
Dhe sa do dëgjohet kënga jote?
Sot të kanë ndërruar me të tjerë,
Ti ke mbetur si plakë e strukur,
Anë vatrës popullore, e mjerë.









Comments