VLADIMIR MUÇA: APOLOGJIA POETIKE E COVID-19
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 10 hours ago
- 6 min read

Disa vështrime kritike mbi librin “Ditar në kohën e karantinës” të Xheladin Mjekut, botim i Lidhjes Shkrimtarëve të Kosovës
“Të besosh, domethënë të jetosh...
Besimi është e vetmja gjë që
Qenësisht është e jona”
Nënë Tereza
“Ditarë në kohën e karantinës” rrugëton si një kapitull i ri në drejtimin poetik, ku gjithçka lind, rritet, në diversitetin e koshiencës njerëzore, ku subjektiviteti është magjeja ku gatuhet ky stil vetanak, me thellësinë e mendimit dhe të një psikoanalize, e cila në këtë përballje i bën anamnezën shoqërisë njerëzore, duke dhënë dhe recetën psikoterapeutike. Ate recetë për të cilën flet aq shumë Norman Betyni në librin e famshëm “Mjeku i tre kontinentëve”. Një poezi e thjeshtë në strukturën e sajë, disi rebele, si vetë jeta që e përshkon ate, me fjalë, folje, simbole, metafora të thjeshta, të cilat autori arrin ti koncentrojë dhe të nxjerrë në dritë mendimet më të thella, ndjesitë e labirinthëve dhe mesazhet më të qarta.
Në tërësinë e tyre këto poezi, nuk janë thjeshtë të karakterit lirik në trajtimin estetik. Në to nuk do të gjejshë ëmbëlsinë e një këngëzimi melodioz. Ata vinë në thelbin e tyre si drama, tragjedi të vogla, si tek poezitë “Dita në kohën e karantinës” “Bën ftohtë në Tiranë” “Terapi për shtatë ditë” ku:
“Kohë tinzare e misteresh në vazhdim
Kohë që mbyllet në gëzhojën e harrimit
Prangosje ditësh deri në trishtim.”
Në poezitë e këtij karakteri ka një mistike, një thellësi nënteksti, e cila dhe nga disa edhe mund të mos kuptohet, por kjo nuk është e metë, por një element artistik, ku në palimpsestet e vargjëve autorif sheh mesazhin, qëllimin, misionin e artit shkrimorë. Fundi, fundit, çdo thellësi është e errët, mjafton qiriri i poetit dhe mëndja e dlirësuar e lexuesit të kualifikuar që të ndroçojë këtë botë të errët të covid-19.
Në këto nëntekste, vetëdija e poetit, dhimbja, brengat, dashuria për jetën, na jepen sa përmes një kontrasti emocional, aq dhe përmes dimensioneve shumëplanëshe të metaforave, simboleve, të cilat nxjerrin në pah mesazhet përtej kinematikës tredimensionale të njeriut-jetës-vdekjes duke i dhënë librit vlera antologjike.
Përfaqësuese më tipike është poezia “Brrylas”ku:
“Brrylas na mësuan të jetojmë
Dhe ditën ta ngrysim në vetëlargësi
Jeta brrylas në përballjen e njeriut me njeri.”
Apo poezia që hap vëllimin “Ditar në kohën e karantinës” një prolog i gjiçkaje, e cila do të dramatizojë gjer në tragjike subkoshiencën njerëzore dhe shoqërinë. Aliteracioni “Pa datë e kohë të saktë” merr trajtat e funksionit artistik duke rritur gradentin, mesazhin e poezisë gjer atje ku:
“Pa datë e kohë të saktë
Rikthimi në frymën e vetëbesimit.”
Sepse kjo pandemi, kjo patogene e përbotshme tashmë është:
“Kohë tinzaresh e misteresh në vazhdim
Kohë që mbyllet në gëzhojat e harrimit
Prangosje ditësh deri në trishtim.”
Kjo poezi vjen në drejtimin e ri poetik, jo vetëm me autentikën e sajë si bioshqiptare, por dhe më gjërë, në hapsira shoqërore me kanonizmin e sajë. Mes vargjëve, si në një dizpozitiv kinematik zhvillohen dhe integrohen në format nga më antrakse, dimensionet e kumtëve njerëzorë, duke na dhënë një përmbajtje të kontaminuar nga covidi-19 disi absurde për arealin përjetues, përmes një semantike, e cila me metaforat e saja përfaqëson një shoqëri të traumatizuar në polivalencën e sajë shoqërore, ku dhe përshëndetjet, urimet, shkojnë brrylas në këtë shoqëri.

Situata e krijuar nga poeti, të marra nga një realekzistencializmi, përmes këtij kontaminimi shoqërore, anamneza që përcakton autori në këtë gjendje koshiente, vjen sa emocionale aq dhe racionale në relacionet shoqërore, edhe jashtë spitalore, rrugëtim poetik në të cilin përballet personazhi autor dhe lexuesi, si pjesë e pa ndarë të shoqërisë.
Përmes këtyre poezive poeti trajton problemet e një dyzimi shpirtërorë, të një dualiteti shekspirian “të rrosh a të mos rrosh, kjo është çeshtja”. Përmes këtyre dyzimëve, të cilat kanë pushtuar mëndjet, shpirtërat njerëzorë, ky ditar vjen eksluziv xheladian, vjen me një strukturë mozaike, por me një strumbullarë të ngjarjëve e fenomenëve, ngjan me një poemë, ku poezitë (kapitujt do i quaja) suportojnë njëra tjetrën në mendime e mesazhe e në psikoterapi. Gjithçka, unitare, përcjell tek lexuesi jo vetëm tragjizëm shpirtërorë, nga kjo pandemi por përmes një psikoanalize, dëshmohen ngjarje, fenomene shoqërore, por ipen dhe receta në këtë përballje.
Përmes një stili të tillë, diversiv në thelbin shoqërorë, autori organizon një botë substanciale, të aftë të prodhojë përballje mes të keqes dhe dëshirës lakmuese për jetën. Ndaj dhe poezitë vinë disi rebele, disi moderne në themele të një tradite poetike, ku dituria vjen e pleksur me fjalëformimet e reja, trashëgimisë krahinore dhe ekstrakte nga folku popullor.
Ky stil përqaset disi i veçantë (inovativ do e quaja) i njëtrajtësuar me simotrat bashkohore, si një gërshetim i saktë i qartësisë mendore dhe elegancës gjuhësore. Përmes kësaj elegance autori ka ditur të verë stilin e të shkruarit, si shprehje të personalitetit, duke zhbiruar mistikën e shpirtit njerëzorë.
Në këto trazime, poeti rimbursohet nga realizmi ekzistencial në tërësinë e poezive dhe në ato raste kur futet tragjikja, mistika, si pjesë thelbësore e trendit poetik.
Mëvehtësia poetike në këto poezi qëndron tek ekuilibri i tendosur që poeti mban midis impulsëve njerëzore, dridhmave të ndjesive ndaj një apokalipsi të tillë shëndetësorë, dhe shprehive vullkanike të dashurisë për jetën, në këto përballje. Kështu që në këtë dramacitet gati, gati tragjik, alkimia e fjalës poetike, vjen para lexuesit, si një alkimi shpirtërore, e cila këtë përballje e shndron në një fitore ndaj mjerimit njerëzorë.
Veçori e krijimtarisë të Xheladin Mjekut, jo vetëm në këtë botim, ku gjithçka del në pah si rrezëllim fonetik, dhe në botimet e tjera karakterizohet në respektimin rigoroz të drejtshkrimit. Autori e pasuron fjalorin me neologjizms, fjalëformime, krahinizma, të cilat në polifoninë poetike me funksionimin e tyre fonetik, i kanë dhënë më shumë tingëllimë e frymë poezisë, duke maturuar në një shtrat të trashëgimisë të traditës.
Sjellje të tilla në vokapolarin poetik si: konop, pikë dritë, ngarendje, trulltarë, pikë hije, dritëhije, bërlyken, bjerrakohësish, kusarëve, kobndjellje, para agut, kohëhija, stërkequr, agdita, nëndheshëm, gjegjur, ta kallë, gregëzon, taktizim, kahmote, ballaballë, krahnezë ngjyrash, fletëgjëndjet, stërzgjatur, zezona, këtej pari, e tjerë...jo vetëm kanë pasuruar fjalorin, një detyrim për çdo krijues, por i kanë dhënë poezive një larmi pozitiviste. Përdorimi në kohën e vendin e duhur të këtyre fjalëve, foljeve, simboleve, jo vetëm i ka dhënë veçorinë autentike poezisë, por është një kontribut, qoftë dhe modest, në pasurimin e fjalorit.
Një nga veçoritë që e personalizon disi poezinë e Xheladin Mjekut është dhe përdorimi i aliteracionit si imput artistik. Në poezitë “Ditarë në kohën e karantinës” “Dikush tha: Politika” “ Ma gjeni një vend për varre” “Pika, pika, pika...” aliteracioni vjen si veçori i një stili i afirmuar artistikisht, ku autori me mençuri ”vjel” vlerat artistike që sjell ky mjet artistik nga strofa në strofë dhe poezia në poezi, ku metafora dhe simboli luajnë një rol funksional rritjen artistike ku në poezinë: “ Pika pika pika...!”
“Pika, pika, Pika
Shpirti në zgrip thikash
Pika, pika, pika...!
Këtu në terapi zihet prita”
Poezi të tilla, si i gjithë blemi poetik i përmbledhjes “Ditar në kohën e karantinës” çfaqen si gjithëpërfshirëse aq dhe intime, dhe deri deri profetike, në përballjet mes jetës dhe vdekjes. Meditimi i poetit shtrihet në hapsira të gjëra të një historie njerëzore, e cila ekziston njëherazi në këto përballje. Një përballje e bukur, trandishente, por njëkohësisht dhe tronditëse për shpirtin njerëzorë. Autori iluminon në kohërat moderne tragjizmin e kumtëve njerëzorë nga covid-19 duke sjellë arkëtipin e ekzistencës në poezinë: “Me vdekjen na duhet një mirëkuptim” ku:
“Stoik do qëndrojmë në truallin e lashtë
Në përqafime shpresash për kohë më të mirë.”
Në luftën me vetveten, si çelës të fitores mbi vdekjen, autori revokon shpresën në këtë përballje me të keqen, në besimin për vazhdimësinë e jetës sepse:
“ Me bekimin e ditës trasojmë rrugë të reja
Në përqafime shpresash për kohë më të mirë”
Poezia e këtij lloji, në tredimensionin e jetës, e risheh botën me virusin e panjohur, si në profilet e pikturave të Pikasos, në kuadratin e një bote ku dimensionet shoqërore janë të kontaminuara. Kam bindjen se i gjithë libri “Ditar në kohën e karantinës” përbën në vetëvete konglemeratin e një socialpoezie. Pasurimi metaforik i vargut, strofave, alegorive, simboleve, vinë si një dukuri organike e një strukture të tillë, detajuar gjer në imtësira, në kërkim të dramacitetit dhe tragjikës sociale. Mjeshtëria e përdorimit të socialpoezisë në këtë vëllim ka sjellë si produkt rritjen e vlerave mesazhiere, ideore, qëllimit kryesor të artit shkrimorë. Mendoj se gamën e kësaj lloj poezie, autori duhet ta ketë në blemet e tija krijuese, si parësore të krijimtarisë.
Një analizë me përkushtim nga Vladimir Muça për librin tim me poezi "Ditar në kohën e Karantinës", të botuar kohë më parë. Falënderoj nga zemra autorin, që me kaq përkushtim i është çasur kësaj poezie për ta vlerësuar në përmasën e tërësisë, duke e vënë në spikamë çdo detaj të kësaj materje poetike. Qofsh i nderuar dhe i respektuar gjithmonë miku im, Vladimir Muça!
Me respekt
Xheladin Mjeku