top of page

Vildan Sharra: Historia e Sheshit të Flamurit

ree


 

 

Do na bëhet Shqipëria? Do na bëhet në e do!  Nuk janë vargje poetike, as këngë   patriotike.Trojet arbërore ishin në prag të rrezikut dhe shfarosjes prej fqinjëve                                                                    të përhershëm grabitqarë. Për afro pesë shekuj nën robërinë e egër otomane, me gjithë përpjekjet e herë pas hershme nuk kishin mundur të krijonin një shtet të vetëm shqiptar.

 

Gjithë popujt , pjesë e perandorisë otomane, kishin kohë që kishin formuar shtetet e tyre, ishin forcuar ushtarakisht dhe herë pas here sulmonin dhe rrëmbenin tokat arbërore. Intelektualët shqiptarë ishin shumë të ngjitur me perandorinë otomane, nuk u mungonte dëshira për një  Shqipëri autoktone , por nuk kishin kurajo dhe besim te populli. Këtë e dëshmon më së miri Lidhja e Prizrenit. Edhe pse pati jehonë të madhe në histori, Lidhja e Prizrenit u themelua për të protestuar kundër vendimeve te Traktatit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare dhe jo për pavarësi nga perandoria otomane. Fillimisht u mbështet nga Porta e Lartë.  Qellimi i udhëheqësve të saj ishte për një autonomi të popullit shqiptar në perandori. Lidhja nuk arriti të organizonte shqiptarët nën një komandë të vetme, nuk pati besim të plotë tek fshatarësia, dhe nuk pati përkrahjen e shteteve europiane.

 

Shëmbulli më i mirë në historinë tonë është lufta legjendare për pavarësi nga Turqia nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit. Ishin kërkesat e vazhdueshme, ishte gadishmëria  e popullit arbëror që e zgjuan ndërgjegjen kombëtare të tij. Eja Gjergj, eja trim i trimave, populli po të pret? Barleti na e bën të qartë në librin e historisë së lavdishme të Skënderbeut, fjalët e tija të pavdekshme dhe kuptimplote… Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta tek ju…Skënderbeu i bashkoi princat e për¢are shqiptare  në luftën fitimtare kundër ushtrive otomane. Por ¢farë ndodhi në vitet 1900-1912?

 

Perandoria otomane po jetonte momentet e fundit. Në vizitën e tij të dytë tek mbreti i Greqisë në v.1900 , Ismail Qemali takon një shqiptar, i cili i tha … Bej, mos u beso këtyre kokë-trashëve,bëj të pamundurën të krijosh një Shqipëri të lirë për ne, dhe të ribashkohemi të gjithë shqiptarët atje.(1) Më poshtë I.Q…u shpjegon gjithë shqiptarëve që kishin shkuar për t’a takuar, me shpresë se kishte ardhur koha për t’u shkëputur nga Turqia… arësyet që e detyruan të linte detyrën dhe shërbimin në perandori,...dhe shprehu dëshirën që t’i qëndrojmë besnik perandorisë ?!(2)  Shumë patriotë shqiptarë shpresuan se kishte ardhur momenti për një Shqipëri të Pavarur. Duhej një udhëheqës që t’i bashkonte shqiptarët në një kryengritje të përgjithshme në trojet e robëruara.

 

Hasan Prishtina në fillim të v. 1912, deklaron hapur në parlamentin turk dhe organizon një kryengritje të përgjithshme në trojet shqiptare. U mblodhën tek shtëpia  e Syrja bej Vlorës në Turqi. Hartuan planet, caktuan detyrat , fillimin e kryengritjes në tre drejtime, në Dardani, në Shqipërinë e jugut dhe Shqipërinë e mesme. Hasan Prishtina e fillon kryengritjen në pranvere, e ¢liron gjithë dardaninë dhe ngre flamurin shqiptar në të gjitha trevat. Po udheheqesit e tjere…? jo vetëm që nuk e ngritën popullin, por edhe premtimet për armë dhënë Hasan Prishtinës nuk i mbajtën.(3)

 

Ismail Qemali në Kuvendin e Pavarësisë, Hasan Sharra në rreshtin e dytë
Ismail Qemali në Kuvendin e Pavarësisë, Hasan Sharra në rreshtin e dytë

8 Tetor 1912. Fqinjët kishin filluar luftën (lufta e parë ballkanike)  për copëtimin e trojeve shqiptare.Ismail Qemali nuk pranoi të takohet me krajlin e Malit të Zi, i cili e ftoi të merte pjesë ne luftën që po pregatitej kundër Perandorisë Otomane.  Nga të gjitha krahinat  , shkonin në Vlorë dhe bisedonin me Ismail Qemalin ,(Shtator 1912),më tregonin familjarët e mi që ishin të pranishëm në ato momente. Duhej vepruar sa më shpejt… atdheu ishte në rrezik…Nje telegram nga Qamil Pasha, i cili i propozoi postin e ministrit në kabinetin e ri. U nis menjëherë,(fund i shtatorit 1912) me shpresë se mund t’a shpëtonte atdheun me ndihmën e Portës së Lartë. Shpresë e kotë, perandoria kishte mbaruar prej kohësh. 

 

Në 27-28 tetor 1912 u mblodhën në shtëpinë e Sharrajve dhe biseduan për situatën tepër të rënduar në trojet shqiptare, Fazil Toptani,Urat Toptani, Nexhip Draga,Dervish Hima,Namik Delvina,Bektash Cakrani,Sali Nivica,Alem Mehmeti,Aziz Pashë Vrioni etj…(4) Të gjithë ishin të mendimit se duhej vepruar sa më parë, serbet kishin filluar sulmin, pushtimin e trojeve shqiptare. Turgut Pasha e kishte ¢armatosur popullsinë në 1911. Si rrjedhojë serbët përparonin lehtë, pa ndonjë pengesë seriose, e masakronin popullsinë. Hasan Sharra ishte më i besuari i Ismail Qemalit… i qetësonte të pranishmit… presim udhëzimet prej tij. Ismail bej Vlora e cakton mbajtësin e protokollit dhe e kishte të besuar per dërgimin e letrave dhe dokumenteve të patriotëve  të ndryshëm gjatë gjithë periudhës së pavarësisë.(5)

 

Në rrethana të tjera unë do ta pranoja postin e ministrit me kënaqësi, por një detyrë më lartë më detyroi të mos e pranoj… Qamil Pasha më në fund e kuptoi dhe pranoi arsyen time…dhe ne u ndame me respekt reciprok, shkruan Ismail Qemali në kujtimet e tija,faqe 370. Domethënë, po të mos kishin sulmuar fqinjët nga veriu dhe jugu, nuk duhej të shkëputeshim nga Perandoria?! Unë u telegrafova, në të gjitha  krahinat e Shqiperisë, të lajmëronin arritjen time…momenti kishte ardhur per ne, të realizojmë aspiratat tona kombëtare. Unë u kërkova ,të gjithë delegatët të nisen nga të gjitha anët e vendit në Vlore, ku do të mbahej kuvendi kombëtar.(6) Shihet qartë, Ismail Qemali , pasi e diskutoi dhe mori aprovimin nga Qamil Pasha,më në fund dha kushtrimin dhe u nis per në Vlorë. Serbët,malezezët dhe grekët i kishin zaptuar më të shumtat e trojeve shqiptare!

 

 

 

Shpallja e Pavarësisë është ngjarja më madhështore në historinë e popullit shqiptar.Shtëpia e Sharrajve u hap me gëzim të madh, shkruan Kristo Floqi në librin e tij.(7) Delegati Xhemal Karahasani në shkrimin “Një udhëtim historik nga Durrësi në Vlorë “ tregon:”Që të gjithë hymë në Vlorë dhe zbritëm në shtëpinë e Hasan Aga Sharrës e vellezer”. Mua ,Ismail beu më mbajti aty.(8)Ishte e hënë 25 Nëntor,1912. Pjesëmarrësit që kishin ardhur bën pushim, të martën dhe të mërkurën. Komisioni Përgatitor kishte kohë që i kishte marrë masat mbrojtëse, ekonomike dhe organizative. Të ënjten pasdreke të 83 delegatët(9) u drejtuan në anën tjetër të rrugës, përbri pallatit të Sharrajve, në Sarajet e Vlorajve,tek shtëpia e Xhemil Bej Vlorës. Atje ishte një sallon i madh në katin e tretë. .Në orën 2:00 pas dreke deri në orën 4:15 zhvilloi punimet Kuvendi Kombëtar, dhe të gjithë njëzëri e shpallën Shqipërinë Politikisht të Pavarur. Në përfundim të kuvendit , Murat bej Toptani shpalosi flamurin Kuq e Zi që e kishin sjellë grupi i atdhetarëve nga Rumania,na tregonte Xha Memdui që ishte i pranishëm në atë ditë.(Memdu Sharra ishte edukuar në disa universitete të njohura të kohës,edhe në universitetin prestigjoz të Kembrixhit, Londër)

 

Konsulli austriac Wenzel Lijhanec në relacionin(konfidential) dërguar qeverisë së tij midis të tjerave shkruan: “ Më 28 mbrëma,pasi na pat grishur Ismail Qemal beu,vajtëm unë dhe konsulli italjan në shtëpinë e tij (te kryetari i madh Hasan Sharra) na i shpjegoi se si kish rrjedh puna si asamble kombëtare dhe na u lut që vendimin e saj t”ia transmentojmë qeverive t´ona…”, përkthyer nga gjermanishtja prej Luan Malltezit.(10)

 

Brënda pak ditëve u pregatit një flamur i madh i cili u vendos në krahun e majtë të pallatit të Sharrajve, ku qëndroi Qeveria e Përkohshme , deri sa u pregatit godina në Skelë, me largimin e flotës greke,në prill 1913.Një atmosferë festive dhe mallëngjyese , e paparë ndonjëherë mbretëronte në rrugët e Vlorës. Sheshi përballë godinës së Qeverisë qëndronte i tejmbushur me popullin që brohoriste dhe valviste flamujt kuq e zi, Të na rrojë Shqipëria!  Rroftë!  Rroftë!  Rroftë Flamuri!

 

Entuziazmi popullor do të arrinte kulmin tre ditë më vonë. Isa Boletini me trimat e tij mbritën në Vlorë. Populli i kishte rrethuar dhe i përcillte drejt godinës qeveritare. Fëmijë dhe të rritur , i preknin , i përqafonin, i zbritën nga kuajt, u mernin armët , brohorisnin me të madhe Isa Boletinin. Ata mbetën të shastisur! Nuk e prisnin një gëzim kaq të madh, na tregonte xha Memdui.

i

 

Ku po shkon ? Tek Sheshi i Flamurit !- ishte përgjigja. Sheshi përpara ndërtesës ku ishte vendosur  Qeveria e Përkohshme dhe ku dukshëm nga të gjitha anët valvitej flamuri i madh ,ishin pronë e vëllezerve Sharra. Që ato ditë , ai vend u quajt “ Sheshi i Flamurit”, nuk pati emërim qeveritar, ishte populli që spontanisht e emëroi atë . Gjithshka ka ndryshuar dhe po ndryshon në atë shesh, nga njëra qeveri në tjetrën, por jo dashuria e popullit shqiptar për Sheshin e Flamurit.

 

Nga fundi i viteve 1700, aty ishte një fushë , më të shumtën e vitit ishte e mbushur me ujë. Sharrajt u vendosën per herë të parë në vitet 1780-90. Kohë më parë e kishin blerë atë vend prej familjes Vlora. Oxhaku i Sharrajve i kishte sarajet në Kavajë, të vendosur atje dy shekuj më parë nga Tirana, ku edhe kishin prona të shumta.Ndërtuan manastire dhe ¢ezma  me  ujë të pijshëm .Lagja Sharra, ¢ezma Sharra  egzistonin në Kavajë deri në vitet 1970 , ndoshta dhe më vonë. Hasmëria me fisin Alltuni i detyroi Sharrajt të vendoseshin në Vlorë.

 

Pasi ndërtuan shtëpitë e tyre provizore, menjëherë gërmuan një kanal të madh për kullimin e ujrave, që përkon nga stacioni i autobusave , pranë xhamise sot, dhe ujrat derdheshin në lagjen “Kume”. Në fëmijërinë time kujtoj nga shirat e shumta, rrugica ku jetoja përmbytej nga ujërat dhe balta prej kodrës së Budakut. Ardhja e Sharrajve në Vlorë e ndryshoi jetën shoqërore të qytetit dhe fshatrave perreth. Rendi i vjeter patriarkal, i mykur,  që e kishte pllakosur jetën shoqërore në Vlorë kishte filluar të shkërmoqej. Dal ngadalë filloi të ngrihej një klasë e re shoqërore,patriotike, e quajtur klasa e mesme,klasa e agallareve që disa dekada më vonë do të ndryshonte historinë e Vlorës dhe krejt Shqipërisë. Sharrajt do të quheshin “ndërtuesit e Vlorës”.

 

Duke parë këto ndryshime , fisi i Vlorajve e la kalanë e Kaninës ku jetonin dhe ndërtuan sarajet e tyre në v.1825. Ndërtesat luksoze të rrethuara me një mur 3.5 metra të lartë, me hyrje në drejtimin jugor, ku edhe ishte planifikuar qëndra e qytetit të Vlorës. Në anën lindore të sarajeve u ndërtua një rrugë 15-20 metra e gjerë. Nga ana tjeter Sharrajt filluan ndertimin e nje ndërtese të madhe me gurë të bardhë të sjellë nga Karaburuni. Kjo i acaroi marredhëniet e mira dhe miqesore midis tyre. Ndërtesa nuk duhej të ishte më e madhe, jo me shume se dy kate që ironikisht ,nuk duhej t’i bënte hije sarajeve të pashallarëve të Vlorës. Edhe pse e ndryshuan planin e ndërtesës, Porta e Lartë nuk e lejoi përfundimin e saj. Do të duheshin mbi 20 vjet të përfundohej, kur perandoria qe kalbëzuar, pikërisht,disa muaj perpara Shpalljes së Pavarësisë.

 

Trojet Shqiptare u shpallën të pavarura , por më të shumtat ishin te okupuara nga fqinjët. Në krahinën e lirë të Vlorës u grumbulluan mbi 250 mijë muhaxhirë dhe 30-35 mijë ushtarë të perandorisë. Menjëherë pas përfundimit të kuvendit , I.Q. diskutoi me konsujt Austro-Hungarez dhe Italjan për masat që duheshin marrë për t’a ndihmuar ushtrinë e braktisur perandorake. Gjest tepër fisnik dhe humanitar?!(11) Për muhaxhirët shqiptarë që kishin mbushur ullishtat dhe kodrat e Vlorës për t’i shpëtuar agresionit të fqinjëve,që barbarisht po shkatëronin shtëpitë dhe masakronin popullsinë e pambrojtur shqiptare… nuk u diskutua atë mbremje, dhe ditët në vijim …?!

 

Dasmen e Madhe të Pavarësisë në Vlorë e organizuan dhe e financuan klasa e mesme dhe fshataresia shqiptare,më tregonin familjarët e mij. Patriotizmi i zjarrtë i masave popullore nuk ishte shuar asnjëherë gjatë gjithë kohës nën robërinë otomane. Hera-heres shperthente fuqishëm, por mungonin udhëheqësit e denjë per t’a organizuar dhe kurorëzuar në fitore përfundimtare. Klasa feudale shqiptare ishte krejtësisht në shërbim të perandorisë.

 

 

Pinjolli i famijes së Vlorajve,Eqrem bej Vlora, e shpreh shumë qartë në kujtimet e tija të vitit 1962. Ai shkruan : “ Nje lojë mahnitëse e natyres! Një vegim, një dritë mashtruese , hije kobuese e prapseprapë një realitet i së kaluarës dhe i së tashmes. Shkëlqim dhe mjerim,lavdi dhe turp, ngjitje dhe rrëzim-një pleksje e ¢uditshme! Një tablo e kontrasteve mes të cilave jetojmë! Për ne të tre, Qemal Vrionin, Avni Delvinën dhe për mua, ngritja e familjeve tona kishte nisur me rrezet e lindjes së diellit të kësaj Perandorie”. Shumë e saktë. Shkëlqim,lavdi dhe ngjitje për shqiptarët dhe Shqipërinë, mjerim ,turp dhe rrëzim për “klasën feudale” dhe Perandorine.(12)

 

Propoganda që i bëjnë mediat e ndryshme periudhes së Shpalljes së Pavarësisë , përve¢ojnë si shpëtimtarë delegatët e ardhur në kuvend si perfaqësues të “parisë vendore”.( Quheshin në ato kohë sunduesit krahinorë në perandori). Në mbledhjen e Komisionit Përgatitor në 27 Nëntor 1912, Qazim Kokoshi, Ibrahim Avdullau, Osman Haxhiu, Jani Minga dhe Ceno Sharra , i kërkuan I.Qemalit që Shtetin e Ri Shqiptar duhet ta drejtojnë ata që janë përpjekur dhe kanë luftuar për krijimin e tij. ¨Përfaqësuesit më të denjë  në kuvend për krahinat jugore do të ishin ¢er¢iz Topulli, Mihal Grameno etj., armiq të Dovletit, aq të dashur për popullin¨i thanë I.Qemalit. Paaftësia dhe pakënaqsia e ministrave të zgjedhur në Qeverine e Përkohshme , rrethanat ndërkombëtare dhe kombëtare e detyruan  I.Qemalin të jap dorëheqjen. Shteti i Ri Shqiptar hyri në rrugën e një anarkie të pafund..

 

Sheshi i Flamurit u bë qëndra e të gjitha ngjarjeve të asaj kohe. Vendosja e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit te ndërtesa e Sharrajve në 1914, pushtimi italian dhe nxjerrja  lashtë ligjit e Flamurit Shqiptar në 1916, vdekja , pritja dhe përcjellja e I.Qemalit për në Kaninë , janë disa nga ngjarjet kryesore në Sheshin e Flamurit . Në 3 Shtator 1920, Sheshi i Flamurit do të përjetonte një tjetër moment historik, hyrjen madhështore të luftëtarëve patriotë të Luftës për Vlorën ,që kishte befasuar gjthe boten,përballë një nga ushtrive me të forta të kohës.

 

Pas “Luftes se Vlorës”  drejtimin e qytetit  e morën nën kontrol të plotë patriotët e vërtetë, klasa e mesme dhe fshatarësia. Filloi rindërtimi i Sheshit të Flamurit. Sharrajt i dhuruan bashkisë së Vlorës pjesën përpara pallatit të tyre. Sarajet e Vlorajve kishin pësuar një dëmtim të madh ,si resultat i bombardimeve, shkruan E.Vlora. Të afërmit e mi tregojnë… ¨ato ishin të ndërtuara kryesisht me drurë, dhe ndërtesa të tilla nuk i kalojne të 100 -at¨. Duheshin 10 mije franga flori për t’i riparuar. Eqrem bej Vlora ia shiti bashkisë së qytetit për 10 mije franga flori, - shkruan në kujtimet e tija.Bashkia i prishi dhe ndërtoi një lulishte të madhe dhe të bukur.

 

Në 30 Prill 1924, populli vlonjat dhe të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare, në Sheshin e Flamurit, të revoltuar përcollën për në banesën e përjetshme, atdhetarin, birin shpirtëror vlonjat Avni Rustemin. Në Qershor 1924, përsëri nga qëndra atdhetare e shqiptarëve, Sheshi i Flamurit, marshuan drejt Tiranës dhe e rrëzuan Qeverinë përgjegjëse për vrasjen e Avni Rustemit. Tashmë Sheshi i Flamurit ishte kthyer në një epiqëndër e zjartë  patriotizmi.

 

Pas Shpalljes së Pavarësisë , përpjekjet e Parisë vlonjate për rindërtimin e Sheshit të Flamuirt kishin hasur pengesa të shumta nga pushtuesit e huaj dhe qeveritë e ndryshme që erdhën në pushtet. Pushtuesit italiane nuk e lejuan trupin e Ismail Qemalit të prehej në Sheshin e Flamurit. Pas peripecish te shumta, nën presionin e madh të Parisë së Vlorës , mbreti i vetshpallur i Shqipërisë lejoi ngritjen e një monumenti simbolik në lulishten te Sheshi i Flamurit dhe rivarrimin e eshtrave të Ismail bej Qemalit në 28 Nëntor 1932. Planin për ndërtimin e një monumenti përkujtimor për autorët e Shpalljes së Pavarësisë nuk e përfilli.

 

 

 

 

Shatërvani u ndërtua në 1940-41

 

 

7 Prill 1939. Fashistët italiane pushtuan Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Në të gjithë                               vëndin ata ndërtuan ndërtesa dhe monumente të stilit italian. Edhe ne Vlorë, në Sheshin e Flamurit, vendin e “Shenjtërimit Kombëtar Shqiptar”, ndërtuan një shatërvan me katër topa. Historikisht i papërshtatshëm, do të shërbente si vend qetësimi në mbrëmje për qytetarët vlonjatë dhe një “kënd lojrash” per fëmijët, në vitet e diktaturës. Ka mendime

the histori të shumta për vitin e ndërtimit e shatërvanit. Po paraqes një dokument të prefekturës së asaj kohe, ku tregohet viti i ndërtimit dhe pronësia e Sheshit të Flamurit.   

  

Pas mbarimit të L2B , Shqipëria ra nën sundimin e egër diktatorial. Menjëherë filluan ndryshimet rënjësore të historisë. Shumicën e organizatorëve të Shpalljes së Pavarësisë i ekzekutuan, i futën nëpër burgje dhe i shpallën tradhtarë. Filluan të bëjnë ndryshime në Sheshin e Flamurit. Ndërtuan një podium në krah të kundër, ku dikur ishte biblioteka e qytetit, më vonë ngrinin podiume provizore midis dy lulishteve ose përpara Bar Lulishtes. Me historianët e tyre i fshinë nga historia autorët kryesorë të pavarësisë.

Në vitin 1972 ndërtuan monumentin e pavarësisë që është edhe sot në Sheshin e Flamurit. Ky monument është kopjuar nga monumentet bolshevike në Bashkimin Sovjetik. Edhe pse autoret e tij shprehin mendimet e tyre, ndoshta të diktuara apo imponuara nga Byroja Politike e Partisë së Punës në atë kohë, monumenti nuk pasqyron të vërtetën historike, sakrificat e mëdha të popullit të Vlorës dhe krahinave përreth.Bijtë e tyre, po e masakrojnë Sheshin e Flamurit dhe historinë e Pavarësisë 

 

Nëntor 2025.

 

 The Memoirs of Ismail Kemal Bey, f.296

The Memoirs of Ismail Kemal Bey , f.296

Libri i Kujtimeve të Hasan bej Prishtinës

Gazeta Telegraf, 30 Tetor 1912, f. 14-15

Isuf Luzi, Filozofia e Bukurise, f.38

The Memoirs of Ismail Kemal Bey, f.370

Libri i Kristo Floqit,botuar në Kor¢ë në v.1932, f.67

Instituti i Historisë,”Lufta për ¢lirimin Kombëtar në vitet 1878-1912,mbledhur nga Petraq Pepo, botuar në v.1962

The Memoirs of Ismail Kemal Bey, f.372

Luan Malltezi, Raport i Konsullit Wenzel Lijhanec, 29 Nëntor 1912, botuar në v.2012

Luan Malltezi,Raport i Konsullit Wenzel Lijhanec, 29 Nentor 1912, botuar në v.2012

Eqrem bej Vlora, Kujtime, Vëllimi i dytë, f. 48-49

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page