top of page

Vertikaliteti i lëvizjes...


Vertikaliteti i lëvizjes, tipar i modernitetit në prozën e Baushit.

Nisur nga mardhëniet lexues - shkrues në romanin e N.Baushit dallojmë një zgjidhje estetike, si dhe një mënyrë perceptimi atë të Vertikalitetit në lëvizje.

" Me boshllëkun e frikshëm të blusë", fillon romani. Një Vertikaliteti i lëvizjes së ngjarjeve nga lart poshtë, çka kuptojmë kalimin e perceptimeve, ndjesive prozaike dhe koncepteve estetike përmes disa elementësh karakteristike siç është lëvizja lart - poshtë, nga e tashmja në të kaluarën nga situatat e prozës tradicionale në prozën moderne.

Pikërisht ky vertkalitet i lëvizjes së prozës, për më tepër i lëvizjeve të personazhit krijon imazhin dhe thellësinë, karakteristika që lidhen me tiparet identifikuese të prozës së Baushit.

"Sytë e tij smerald gjithë shkëlqim pasqyronin dy copëza hapësire të pamatur uji. Ishim mbi oqean." fq 7.

Lëvizja vertikale nuk duhet parë thjesht në kuptimin vizual, pra nga pamja hapësinore, por edhe në kuptimin kohor, estetik dhe atë filozofik.

Ashtu si strukturën lëndore por edhe në domethënien e situatave zhbirimi i syrit rrokës të prozatores kalon nga lartësia te thellësia. Fillimisht vëzhgimi nis nga qielli, kalon tek rretë, e pastaj në tokë,...

....ja ku shfaqen kodrina të veshura me petkun e blertë që vrapojnë çmendurisht e më tutje një pyll i dendur, ndërsa para syve shfaqen shtëpia të vogla me tjegulla të kuqe të ngujuara nëpër lugina, për t'u mbrojtur nga kapriçiot e natyrës....."

....shtëllunga të mëdha reje nën avion merrnin forma nga më të çuditshmet ...re të bardha pupëlore e herë shtëllungore, me konfiguracione nga më të ndryshmet , të njëjtat përjetime si tek mrekullia e natyrës në shpellat Postojna në Slloveni....

....poshtë nesh u shfaq një tjetër peizazh i largët, ai i tokës.fq 12

.....Toka nuk mund të ketë jetë pa arteriet e saj. Poshtë meje shoh kapilarë, vena dhe damarët që përshkojnë tej përtej tokën për ta ushqyer, për ti shuar etjen e për t'u dhënë gjallëri fushave , ..fq 14

Peisazhi është një gjendje emocionale, peisazhi vertikalizohet gati lart poshtë në mënyrë që të përcjellë edhe luhatjet, trazirat shpirtërore. Pra elementi natyrë përmes përshkrimit të peisazhit lidhet ngushtë me ndjesitë, me gjendjet e brendshme shpirtërore .

Jam e mendimit se lidhja peisazh - botë e brendshme lidhet edhe me vertikalitetin estetik që ndjek romani, pa lënë mënjanë vertikalitetë filozofike.

Alfred Uçi, një nga kritikët më të dëgjuar, si dhe pedagogu ynë shkruan; Ne dimë shumë gënjeshtra t'i rrëfejmë për të vërteta të kulluara por, po të duam, mund të rrëfejmë edhe të vërtetën.

Romani Orlina të tërheq vëmendjen me mënyrën e rrëfimit, përkatësisht, mënyrën e prurjes së botës reale në botën artistike. Teknika e tillë rrëfimtare ka të bëjë me perspektivën rrëfyese të narratores, me pikat dhe këndvështrimet, nga të cilat vrojton dhe rrëfen. Baushi, zëri i narratores që është dhe personazhi njëkohësisht aq sa synon të krijojë distancohen nga zëri autorial, po aq edhe njësohet me të.

Seleksionimi i lëndës, përzgjedhja, renditja e ngjarjeve në një bosht ngjarjesh që përbëjnë mozaikun është veçoria e mjeshtrisë se autores. Të gjithë kemi diçka të rrëfejmë, por jo të gjithë kemi aftësinë për të krijuar atmosferën, dridhjet e nuancuara, çastet dramatike e diskrete.

Në roman ndërthuren e tashmja me të kaluarën, vendet ku zhvillohen ngjarjet ia lënë vendin njera tjetrës, autores i është imponuar logjika e vrojtimit, perceptimit dhe rrëfimit të botës nga ana e narratorit, në përputhje me ecurinë kohore,

Personazhet janë vlera më vete, krijojnë profile në galerinë e karaktereve letrarë. Në roman kemi një rrjedhë logjike të rrethanave, ku burimin e ka nga bota reale, pra kemi praktikën e mimesisit. Në këtë roman të Baushit kemi rast të provojmë të shohim pikëpamjen Aristoteliane në lidhje me relacionin art - realitet.

Katarsi sipas Aristotelit.

Një nga mardheniet ndërteksore në romanin e Nexhi Baushit është referenca e zakoneve, e dokeve, të cilat nuk krijojnë në mënyrë absolute, por zgjedhin kombinime nga një repertor ideal. Levi Strauss Tropikë të trishtë Çabej 1955,f219.

Këto të dhëna të zakoneve, dokeve, si martesa, mikpritja, zakonet mortore, hakmarrja, rendi fisnor, mënyra e jetesës, janë të dhëna të cilat i gjejmë edhe në autorë ballkanikë, në ata maqedonas, bullgarë, grekë e rumunë.

Të gjitha këto janë norma të trashëguara, janë pjesë e kulturës ballkanike. Shumica e personazheve në romanin Orlina e ndërtojnë jetën mbi një rend të njohur, të trashëguar, sipas dokeve të lashta, nga dalim në përfundimin se autorja është një njohëse e mirë e dokeve, riteve dhe kulteve shqiptare.Të gjitha këto përbëjnë nocionet e ideve kanunore, antropologjike folklorike e psikologjike, të popullit shqiptar.

" I mbushur plot emocion, lexoj rrëfenja, kundroj peizazhin jashtë dhe ngazëllehem si fëmijë, duke u përhumbur në kujtimet e mia ".fq 15

Autorja pak e nga pak nga lartësitë ku ndodhet avioni, heq pëlhurën me të cilën mbështillen kujtimet e personazhit kryesor dhe depërton me mjeshtri e plot fantazi krijuese në skutat më të errta të një të shkuare të moçme, të një historie sa reale po aq arkaike.

"Kisha pranë vetes një vashëzë aq të bukur, të dëliri e hyjnore, krejtësisht të pambrojtur, mes atij vendi natyror, sa magjepsës aq edhe të egër. Gjithçka dija rreth legjendave dhe përrallave me Zana dhe trima"

Autorja materialin real e gërsheton artistikisht me vetëdije krijuese duke sjellë në strukturën e veprës, narrativën moderne përmes traditës si në konceptimin skeletik ashtu dhe atë fabulor. Floresha Dado. Intuitë dhe vetëdije kritike. “Onufri” Tiranë 2006, faqe 85.

Në romanin Orlina ka disa kode të brendshme të përbashkëta me kodet të lëvruara nga prozatorë ballkanas, të cilat janë sa njerëzore aq edhe universale.

- kodi simbolik ,(malli, shpresa,,.simboli i orlinave.)

- kodi martesor (dashuria e papërfunduar, martesa që në djep)

- kodi historik (arratisja e Kajos )

- kodi ligjërimor (kodi autorial.)

Frye,Northop:The Great Code The Bible and Literature. San Diego,New York.London A Harvest Book,Harcourt, INC,1983.

Pavarësisht të përbashkëtave mes prozatorëve ballkanas, autorja Baushi ka veçoritë e saj, individualitetin e saj në përpjekje për t'iu larguar skemave tradicionale, linjat komperative mes autorëve janë larg njeri tjetrit, për shkak se botëkuptimi i tyre kulturor dhe perceptues, është tejet i ndryshëm. Rol luan edhe atmosfera krijuese.

Histori reale kanë ndodhur, ndodhin edhe në ditët e sotme, të cilat mbulohen nga gazetaria, nga evidencat e krimit, por ato mbeten kontekste jashtletrare, duke vënë në zgrip vlerën e tekstit letrar. Në këtë situatë të mjegullt, plot vrasje e krime, në shoqëri, farefis e brenda në familje, për të kuptuar mungesën e shkrimit letrar, policor, kriminalistik, ka vlerë sugjerimi i Milan Kunderës: Nuk mund të kuptohet arti, sidomos ai modern, nëse nuk kuptohet se imagjinata është vlerë. Kundera Milan. Arti i romanit.Toena,Tiranë 2001.

Kujtesa....

Botimi i teksteve letrare krijon hapësira reale për të lexuar dhe vlerësuar prozën në rrethanat e përjetimit përmes kujtesës edhe si vlerë estetike.Në këtë rast vlen ideja e Centaury Clark, në librin “Qytetërimi”. Koha e veprave nuk është koha e kufizuar e të shkruarit, por koha e pafundme e të lexuarit, hapësira letrare është kujtesa e njerëzve.

(2002:63)

Clark,


Teuta Sadiku.

Fragment shënimesh mbi romanin "Orlina" të prozatores Nexhi Baushi.

16 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page