top of page

Vdekje e vetmuar



Mbi mbrëmjen e ftohtë yjet zbritën, Zbardhur nga gjith' ajo largësi, Zërat e heshtjes, që gjatë pritën, E tretën Botën në një magji.


Mbi natën cigane ranë hijet, Jet' e lodhur u struk në vetmi,, Pa zogjtë e përgjumur në pyjet, Harruan të fundit melodi.


Det' i trembur, n'ankim dallgëzuar, Fshehur gaz' i ditës n'errëti, Hën' e re mbi Shashicë, e truar, Shih natën që rrëzonte vetmi.


E errët dritarja e Poetit,, Pa mesnata do kohë t'arri, Kët' orë, kjo anëz e qytetit, Prit dritëzën që ndizte ai.


Dritës që zbriste atij oborri, Dy klyshë lotnin gjer në harrim, Kësaj mbrëmje të huaj dhjetori, Poeti s'ua dha atë gëzim.


Jepte shpirtin dhe mendjen Poeti, Lodronin qenushat plot hare, Shpirt e mendim, si valëza deti, Grishnin yjet në jetën e re.


Pa shihte qenushat përqafuar, Dhe kurrë nuk ndiente vetmi, Këtë mbrëmje dimri në të shkuar, Vetëm voglushët i la ai.


Kur mesnata kish kohë kaluar, Qenushët te ngrehina karshi, Shtritur veçuar, të dëshpëruar, Kuisnin keq, sikur vdes njeri.


Sa e trishtë fjala: Vdiq Poeti, Dhe dhëmbja ish dhëmbje në vetmi, U thye jeta në valë deti, Veç sa lule shpirti la Ai.


Mbi mbrëmjen e ftohtë yjet zbritën, Zbardhur nga gjith' ajo largësi, Natës cigane, që gjatë pritën, Një ikje u struk, tej, në vetmi.


Pajtim Xhelo, 17 nëntor 2019

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page