Vajza bionde...
Nga Fatos Luta
Të ndjek i heshtur si t'jem memec, Përgjigjia tënde "jo" më kall frikën! Sapo e marr guximin fjala më ngec, E me vete tres rrokje, derisa ti ikën…
Sot pate veshur një fustan me lule, E ndjeve që të vështronin në lokal; ...Në bisht syrit edhe unë kur u ule, Kur, petalet e kuqe binin mbi shalë...
Na u ndeshën syt' si përplasje reje, Shpejt e ule kokën, trazove filxhan; Mbase u ruajte nga shkrepje rrufeje, Që si për hekurosje tendose fustan...
Më shëmbllente të ishim në shëtitje, E doja të thërrisja fort se sa të doja! Nuk munda të nxirrja as mërmëritje, Sikur pëllëmbë më ngjeshje te goja...
Pastaj vrapuam korijes, tutje në mal, Të humbur ndër lule mes një lëndine... Por...afrohet kamarieri e foli ngadalë: -I nderuar...për ty pagoi një biondine! * * * F@L, 25/10/2019
Opmerkingen