top of page

Vajtja në pushim pa datë skadimi




U punësova në Shkollën e Lartë në 13.11.73. Kisha më pak se 30 vite jetë. Ishte koha kurecte furishëm aspirata kombëtare /tashmë ishin vendosur themeliet e sajë/ sado që rezistimi i atyre që i druheshin dhe nuk e donin, ishte shumë i fuqishëm.Meqë procesi i tillë kishte vajtur largë-dhe në mua, këthim prapa nuk kishte dhe cilido kompromis që arrihej me anën tjetër, ishte fiktiv, sepse, as që ne /unë/ do hiqnim dorë nga sendërtimi i një ideje që tashmë kishte një moshë të shtyrë, e as që ana tjetër, për arsye prej gjithëfarësh, do hiqte dorë të lejonin ta realizonim idenë.I inspiruar që herët nga ajo ide, i edukuar që botërisht ta them ate që më endet në mendje,pa e menduar kur që anës tjetër t’i shkaktojë dëmin e as të lë të ngrejë kokë ndjenja e urrejtjes, gjithnjë me bindje të thellë se, edhe nëse synimin bënim jetë, mund të jetonim në harmoni e paqje me te dhe ate, aniqë në një ambient që kishte në kujtesë krime të rënda, çaste e situata të dhimbshme e tragjike, kisha ndjenjën e respektit të thellë1 Bile, për personalitete të caktuara që kishin një kishin të shquar tipas njerëzor të vetes, që ishintë drejtë dhe që kuptonin se jeta e bota, ajri e qielli nuk mund të ishin vetëm të një njeriu e as të një etnie a kombi, për personalitete të devotshme që respektonin tjetrin dhe kombin e etninë tjetër, që në ardhmërinë nuk shikonin vënger dhe vetëm vetën por edhe njerëz e komunitete të tjera, me të cilët në bashkëveprim, do ngrinin cilësinë jetësore, begatinë dhe lumturinë për të gjithë. Pra, i doja dhe respektoja me ndjenjën e sinqertë edhe për faktin se, në vitët jetësor që i kisha lënë, ishin ata e ato që herë me sërtllëk, herë me një urrejtje të butë, herë më ndjenjën e dhëmbësurisë por kishin arritur të ndikonin përtë mirë në mua dhe mu për shkak të kësaj, nuk doja që vlerat e arritura, t’i përdorja dhe bashkë me energji të shfrenuar tua lëshoja mbi kokën e tyre nëpërmjet të kundërurrejtjes.Po, të shohim një faqe tjetër, të shpërfaqë një soj e botë ndryshe nga ajo që përshrova lartë dhe ta them: Përkundrejtë kësaj, në mungesë të guximit akademik e qytetarë, në mungesë dhe të njohurive dhe të shkathtësisë për t’i thënë ato, por ndonjëherë të mbërthyer dhe nga ideja makijaveliste në sendërtimin e idesë së më lartë që e thënë konkretisht ishte liria e individit dhe e kombit, e drejta që të vendoset i pavarur për vetën, pjesëmarrja e individëve, kolegëve në ato çastet tejet dramatike të proceseve politike dhe të shtetëformimit, ishte paksa modeste, e kur hakrimi e tensioni ishte kulmor, ajo mungonte fare.Në prapavijë të heshtjës së tillë e të qëndrimeve të tilla, kishte shumëçka! Kishte llogarri prej gjithëfarësh-të interesit gjithësesi!, kishte qëllime jo të mira, kishte mungesë guximi akademik e qytetarë por edhe botëkuptime se sendërtimi i idesë ishte i pakohë, se ajo ide s’ishte e veta dhe se “lë të mirrën me te ata që e kanë interes, pushtet e detyrim këte” ( që nënkuptonte se jetë e tyre dhe tiparët e karakterit ia vlenin më shumë se një liri, dhe, se më në fund ndjeheshin shumë mirë të komoduar në ato rrethana(?), se është mirë për ta tëpritët e kur të përfundojnë të gjitha të marrin riskun më të madh (sikur edhe ndodhi), ose të futën në “lojën e viktimizimit dhe të rënies viktimë” pa bërë asnjë sakrificë, diku nga fundi i lojës (sikur edhe bënë). Ka dhe të tillë që me instiktin prej gjeniu të lojës së aktorit, dijtën të përfitojnë të dy anët dhe të arrijnë përfitime kolosale pikërisht nga të dy anët, sado paradoksale dhe e pasendërtueshme që të duket kjo. Në mungesë të komunikimeve midis vetes të dy anëve konfliktore, secila anë mendonte se i kishte për vete ata njerëz e ata në të vërtetë i vënin në lajthim dhe eksploronin me mjeshtri besimin

e tyre. Por ideja që tashmë ishte shndërruar në aspiratë e kjo kishte vajtur fare fare largë rrugës së sendërtimit, kishte siguruar energji tepër të madhe sa të mbetej vetëm fiksion.Sa më përket mua, nuk mbajë mend vetën të kem jetuar pa te as dhe për një çast. Nga një nënë me prejardhje nga Gjakova dhe një babë nga Peja, sidomos e para dhe familjarët e saj, kishin ngjizë mirë e mirë këte ide që nga filli i çapitjes, ashtu që nuk pata nevojë ta kërkojë asgjëkundi se mu servir në pjatë nga ata. E bënin në veçanti joshëse ate, këngët patriotike /dhe recitimet e poezive epike atëdhetarie, kreshnike a ndonjë baladë a elegji/ e posaçrisht këndimi shumë i bukur e frymëzues i dajallarëve.T’mos kuptohet kjo si një ngulmim që të hyj në një konkurrencë politike e t,ia dalë tek fitorja e më pas të rradhitem në lartësitë e historisë e as si një krekosje drejtuar e them inkompetentëve që drejtojnë me jetën shtetërore dhe fatin e individëve. Jo! Është kjo vetëm një cytje paksa nervoze që të sheshojë karakteret prej qyqeje të cilët në çastët më dramatike e më tragjike të jetës sonë u fshehen pas brekëve e rajfershlusave /e mbëtheckave/ të femrave duke u futur thellë thellë në moralin esnafor /ku edhe kanë paturvendin përherë/ në të cilin as s`i gjënte e as s`i qëllonte kush por as që ata e kërkonin dike e as që i kundërviheshin., ose miklonin kur nuk duhej dhe u qëndronin “lepepekej” atyre që tashmë kishin hyrë thellë në bërjen jetë të planeve çfarosëse. Nuk i gjykoj që ishin indiferent ndaj tragjedive që na ndodhnin, nuk i gjykoj as që nuk bënin pjesë në manifestimet kundërshtuese, nuk i gjykoj as që heshtën atëherë kur kodeksi e dinjiteti akademik a qytetarë ua kërkonte guximin politik, nuk i gjykoj as që gjatë punës së vetë në fakt u rradhiten në anën e kundërt, as që në mbledhje politike të mynxyrshme ua recitonin gjykimin politik atyre që rrugëve të përgjakura përçonin trimërisht idenë e përmendur. Nuk i gjykoj se ishin njerëz të një shkalle të injorances jo vetëm të njohurive por edhe të vlerave etikomorale, se kishin një emocion të topitur ndaj viktimave dhe pa ndjenjën për lirinë. I gjykoj vetëm për përvetësimin pa cipë të vlerave e meritave të atyre me sakrificën e të cilëve qeshnin në intimen e vetë. I gjykoj se lajthiten opinionin se janë ata që nuk kishin qenë kurrë dhe se, nesre, tek bilancohen gjëndjet dhe bëhet hesapi, ata njësoj sikur më herët-sikur përhera, do qeshën me sakrificën e tyre..I gjykoj për mediokritetin intelektual e shpirtin e komprometuar.Të mbërthyer nga egoizmi, e tërë mënyra e të menduarit dhe e të vepruarit, ishte e determinuar asisoj dhe ndonjëherë, kur edhe, për shkak të oportunitetit politik u paraqitej detyrimi kategorik i përceptimit dhe i deklarimit sheshazi të ndonjë qëndrimi a ideje nga një guxim i domosdoshëm, e përkrahnin pasiqë u kishte paraprirë dikush dhe pasiqë ai dikushi kishte shkarkuar rrezikun mbi shpinën e vetë. Ky ishte një akt prej qyqeje. Qyqeje zoologjike e të njohur se bënë vetëm një ve dhe si e pazoja që është, ua fut nën bisht ndonjë shpendi tjetër për ta çelur.E ku janë sot këta zotërinjë? Mos janë skajuar në ndonjë qoshk me ndjenjën e turpit për ate që fshehin në mendjën e vetë dhe për lajthitjet që i kanë bërë. Jo1 Si të fshihen kur nuk kanë as turp e as skrupul! Ku janë ata të koketerive e vardisjeve prej prostitute atyre gjakatarëve që kishin vendosur vuajtje të pamatshme në zemrat e tërë një populli. Mos, duke u privuar nga postet, nga pozitat, nga privilegjet e benifitetet, ishin ngujuar në ndonjë këndë si ndëshkim për hipokrizinë dhe hymnizimin e atyre që duhej tua thonin mallkimin. Kursesi! Ata /shih ti!/ si hijena të diciplinuara, me flamurin kuqezi e shkabën dykrenare, njësoj sikur dje, puhisin faqet e popullit të gjorë, që nuk dij se kush i prinë me flamur në dorë, ushqehen nga kufomat e atyre që ranë dje ose që pësuan në vitet kritike. Urtia e tyre politike që shpërfaqej përmes servilitetit ndaj kriminelëve, ua shpagua me

gjetjen në pozita të leverdishme pushtetare ose institucionale dhe shtyrjen në ngushticë të papërballueshme të të merituarëve.Kur kjo që tashmë është një aksiom politike, është pranuar për të vërtetë, a nuk është e natyrshme që të të shqetësoj dhe të të ngritë shqetësimin deri në nevojën për kurim neuropsikiatrik.A nuk të ngritë ndjenjën e lemerisë fakti se imitatorët e patriotizmit, intelelektualizmit, scientistëve e mbi të gjitha të moralistëve që të tillë nuk kanë qenë as edhe një ditë në jetën e vetë, tashti janë drejtues të institucioneve ku ata, po mos të kishin moshën mund tëishin gardian të pasurisë, e jo më shumë.Shih e trallisu! Injorantët që nuk dijnë të bëjnë pytjet e testit për pranim të studentëve, që kanë arritur deri në këte ditë falë lundrimit të qetë përmes dispozitave përfundimtare pardonuese të ligjit, që në jetën e tyre të gjatë, të akomoduar mrrekullisht në një mirëqenie të pamerituar, që kurr nuk kishin lënë asnjë gjurmë me vlerë për shkencën përveç vëllime plagjiature /dhe ate të pafat e monstruoz/, që më përjashtime të pavërejtshme kishin heshtur kur ishte shumë e nevojshme të flitej, që nuk dinin as pytjet eprovimeve t`i bënin, ata me të cilët studentët talleshin për shkak të dikcionit, mosnjohjes së gjuhës, që vetë kishin rënë në provimin e nderit e të diturisë, që në mendjen e vetë kishin paksa informacione për shkencën nga mesi i shekullit të shkuar kurse janë të zhveshur tërësisht nga kualitetet e një mësimdhënësi të kohës /dijnë vetëm gjuhën amtare jo të shkallës sa të ligjërojnë, pa dituri informatike, pa njohje as për komunikim gojor në një gjuhë të huaj, mbetur shum-shumë vonë e largë nga shkenca bashkëkohore, ja, këta janë ata që përgatisin të ardhmën e Kosoves. Janë këta ata që pa mundësinë t’i adresojnë atributet profesor në personat e duhur, njerëzit ua thënë këtyre ndërkaqë që në vete, përmes një groteske, qeshin e përqeshin.Dhe, bëhet pyetja, mund të sendertohet vizioni historik i këtij populli me mediokrit të sojit të këtillë? Të sojit që tërë jeten e gjatë e kalojë në komocion gallatë sakaqë ofrojnë një angazhim varfanjak për te. Të sojit llomotites që nuk e nxorr fare ose fare vocrrakisht nxorri nga terri mendor gjeneratat tek kishte këte detyrim edhe patriotik, edhe ligjor, edheetik.Nuk është tragjika joesullia e tyre, plogështia intelektuale, hedonizmi, vetëbindja se po ia dalin me aplauz misionit historik e as injoranca që denuncohet nga kriteri akademik! Tragjik është zhgënjimi i atyre që kaluan jeten në shpresen se kishte kush u printe, se kush do i futte në boten e shkences dhe kishte kush do i vendosë nën rreze dielli. Tragjikeështë të mësuarit nga ata se kishin dërmuar veten nga rropatja të ikin nga shtypja e terri dhe të kuptuarit nga fundi se kishin sosur jeten në një lajthim neverites. Nga harbutet e matrapazët akademik.Ky mllef imi, kjo rebeli, ofshamje-bëjë pyetjen: nëse është i qëndrueshëm, nëse në praktikë shkaku është sikur jipet këtu! Nëse ky portretim nga mllefi, nuk i është përmbajtur rregullit të portretimit dhe, në vend të portetit çfarë është synuar, doli një vetem karrikaturë jashtë kritereve karrikaturial! Është e mundur! Mirëpo, realiteti sikur më lëvizje të dukshme koke, sikur më jap aminin.Po, kam dhe një arsye të madhe e të qëndrueshme, të bëjë një këso portretizimi mu nga një pyetje fiklosofike që, më bënte ka shumë vite pelegrinazh në mendje. E ajo është: nëse duhet mërzitur që vajti e shumta e mbeti e pakta, apo duhet gëzuar që mbeti e pakta e vajti e shumta.. Natyrisht që, përjetimet sikur janë dhënë këtu, realiteti sot dhe frika nganesër, pa alternativë, ta detyrojnë të dyten si përgjigje.

93 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page