Vëzhgime gjuhësore në veprën e Et’hem Haxhiademit


Prof Dr Ruzhdi Stringa me studentët e tij në Pekin


Prof. Dr. Ruzhdi Stringa


Një vëzhgim i imët dhe i përcaktuar mirë, për t’i dhënë rrugë e shpjegime ecurisë gjuhësore të organizuar nga ana e autorit, vështirë se bëhet në veprën që trashëguam prej Et’hem Haxhiademit. Kjo, në rradhë të parë, se pjesa më e madhe e veprës së tij të botuar (1918- 1939) është shkruar në vargje. Këtu nuk është fjala vetëm për vëllimin poetik “Lyra” (1939) e për ndonjë poezi tjetër jashtë këtij vëllimi, por edhe për bërthamën e krijimtarisë së tij, që e përbëjnë tragjeditë e sistemuara në dialogje poetike në vargje nga “Ulisi” (1924) e deri tek “Abeli” (1938). Kështu, nuk është për t’u nënvleftësuar organizimi poetik i fjalës që për hir të metrit, rimës, figurave gramatikore, fonetikës poetike etj. sjell shpesh shmangie e mënjanime nga një përdorim i saktë i trajtave të pranuara ose të parapëlqyera brenda rregullave të variantit letrar që ka zgjedhur shkrimtari. Ky qëndrim subjektor që ushehet në vepër nga liritë poetike, i jep shkas qëndrimeve të dyzuara që duhen parë edhe në ngarkesën e dytë semantike, edhe në ngjyrimin figuror që mbartin brenda një konteksti të caktuar. Pikëpamjet gjuhësore të Haxhiademit janë gjithnjë në lëvizje dhe kjo është fare e natyrshme, sidomos, në periudhën e Pavarësisë, kur studimet albanologjike thellohen më shumë dhe shkrimet shqipe rrisin vëllimin e tyre në shkallë gjithëshqiptare. Këto zhvillime në pikëpamjet e tij gjuhësore duhen parë në atë vijë kohore kur ai shkroi (1918-1939), duhen lidhur ngushtë me botëkuptimin që ai kishte bërë të vetin për drejtimin që do të merrte gjuha letrare shqipe. Edhe Haxhiademi, si gjithë shkrimtarët e tjerë të asaj periudhe, ishte vënë në pozita studimi e zgjedhjeje të njerit prej tri varianteve të mundshme letrare që dha Kristoforidhi edhe në veprën “Gjahu i malësorëve” (1884). Në këto pozita u gjendën gjithë shkrimtarët shqiptarë, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë, në Shqipëri dhe në diasporë. Pra, “Ka shumë të ngjarë që drejtshkrimi i veprave të tij (Kristoforidhit shen. R. S.) të ketë ushtruar një farë ndikimi jo vetëm mbi shkrimtarët toskë, por edhe mbi shkrimtarët gegë në fillim të shek. XX”. Dhe, në fakt, koha vërtetoi se “ai që bëri një punë të madhe përgatitore për drejtshkrimin e njesimin e shqipes është Kristoforidhi, i cili hodhi themele të sigurta për krijimin e një gjuhe letrare të njesuar dhe zgjoi interesin shkencor të shkrimtarëve e të gjuhëtarëve shqiptarë.” Në Elbasan ky fakt ka qenë më i njohur. Këndej gjuha e Haxhiademit është e pastër, pa fjalë të huaja, një elbasanishte që vështron më tepër në qytetin e Elbasanit, me lidhje të sakta gramatikore, e ngritur në nivelin shkencor të kohës së tij, e qëruar nga trajtat kalimtare, që rrjedhin nga përzierja e dialekteve, sepse dihet që e folmja e këtij qyteti buzë Shkumbinit është krijuar nëpër shekuj nëpërmjet një pozite ballafaquese ku “...trajtat tepër të ashpërta e të vrazhdëta të gegërishtes së veriut dhe ato tepër të qullëta të toskërishtes së jugës vijnë e pastrohen e ëmbëlsohen në ujërat e Shkumbinit.” Megjithatë, duhet vënë në dukje se vepra letrare e Haxhiademit nuk eci natyrshëm, ajo u këput në mes (1946) e nuk u shtjellua më tej në pjekurinë e tij të plotë. Kjo, me sa dimë ne, se ka të dhëna për punë krijuese e përkthime edhe gjatë jetës së burgut (1947-1965). Por prirjet për ta përdorur gjuhën shqipe mirë, saktë e bukur shihen tek ai që në krijimet e para ku “spikat një përdorim elegant i gjuhës”.


Et’hem Haxhiademi – Disa nga Tragjedite

Me gjuhën që përdor, Haxhiademi futet në rradhën e atyre shkrimtarëve, si Anonimi i Elbasanit, Todri, Kristoforidhi, Xhuvani në fillimet e tij, Simon Shyteriqi e të tjerë më të rinj, si Thanas Floqi, Josif Haxhimima, Emin Matraxhiu, Filip Papajani (Lipi), Lef Nosi, Shefqet Daiu etj., që punuan rreth revistës “Kopështi letrar” dhe që përbëjnë, më së hershmi, bërthamën e krijuesve të variantit të mesëm letrar, mbi bazën e elbasanishtes. Në atë periudhë ky variant merrte rëndësi të veçantë se afronte dy dialektet e shqipes në të shkruar. Dhe dihet që ky variant i mesëm letrar, në themel të të cilit rri elbasanishtja, i ngjan një deti të madh gjuhësor ku derdhen plot lumenj, përrenj e rrëke, që zbresin nga malet e ecin fushave. Dy dialektet e shqipes këtu derdhin prurjet e tyre dhe bëjnë që pastërtia, pasuria dhe veti të tjera të mira të dalin në sipërfaqe të këtij deti gjuhësor, ndërsa mbetëzat e lashta të bien në fund, si rezerva etimologjike. Idhtarët e këtij varianti, ndërmjet tyre dhe Haxhiademi, parapëlqejnë konstrukte sintaksore e tipare morfologjike më të thjeshta, më të zbutura fonetikisht, më të rrokshme kuptimisht që të sjellin ndërmend edhe gegërishten edhe toskërishten. Dhe është ky shkaku që e bën veprën e Haxhiademit më të kuptueshme gjuhësisht, edhe pse ajo është largësuar në kohë për brezat e sotëm të lexuesve shqiptarë. Duke qenë dramaturg, poet, prozator edhe i lidhur ngushtësisht me problemet e shkollës shqipe, Haxhiademi i lëmoi e përpunoi më tej këto forma gjuhësore të këtij varianti të mesëm letrar të gjuhës shqipe. Në këtë mënyrë, nuk mund të mos kihet parasysh ndihmesa e këtij autori në lëmin e gjuhës. Duke vëzhguar veprën e autorit tonë do të mundohemi të nxjerrim në pah dhe të analizojmë faktet më të rëndësishme që vënë në dukje botëmendimin e tij gjuhësor.


Vitet ’30 – Intelektuale elbasanas – Haxhiademi i pari djathtas

1.Karakteristika dalluese që zbulon Haxhiademin në drejtim të pikëpamjeve të veta gjuhësore është përdorimi thuajse i plotë në sistemin foljor (por edhe më gjerë) i -nj-së, edhe kur ajo është kthyer në -j, në veprat e shkrimtarëve të tjerë bashkëkohorë, por edhe në të folur, praktikisht edhe në elbasanisht. Ky fakt është i motivueshëm dhe shkencërisht pranohet, po të kemi parasysh burimin historik të kësaj -nj-je që “...tek foljet me temë në-n, që përbënin shumicën dërrmuese në sistemin foljor të shqipes, elementi i temes (-nj- apo -n-) filloi të ndihej si element përbërës i mbaresës.” Kjo-nj pra, që del si mbaresë në shumë vende të vepres së autorit (banj D.3, të zanj P.21, t’i venj P.17, gjenj Ab.13, do të vinj Ab.56, do t’banjë Ab.54, vinj U.45, të vinjsh Ak.61 etj.) përbën një tipar dallues për të. Si duket, Haxhiademi ka ndërmend një trajtë të përbashkët në aspektin historik, por pjesërisht edhe bashkëkohor në kohën e vet, ku