top of page

Vëllai im, vëllai im i dashur Gëzuar Ditëlindjen!


Vëllezër: Fatmir dhe Amit Terziu


Vëllai im, vëllai im i dashur, Mirëmëngjes! Agimi shfaq në fytyrën tënde dhe shkëlqen në jetën tënde më shumë se kurrë në këtë datë të 8 Shkurtit! Ditët e shkurtit janë të ftohta, por të bardha këtu, pasi një borë e lehtë londineze e bëri detyrën e shkurtit dimëror në këtë pjesë të Globit. Ditët e tilla mes nesh janë më të pasurat, mes gëzimit të ardhjes në jetë, edhe pse ikja e të Shtrenjtit tonë në duart e Zotit të Madh, vetëm dje i kapërceu 6 muajt. E Zoti i Madh sërrish na fshiu lotët dhe na ktheu mes gëzimit.

E ditët e tilla i përkasin Ditëlindjes tënde, gëzimit më të madh, që vëllai ndjen kur ka vërtet një Vëlla të shkëlqyer sikurse je ti pranë familjes tënde të mrekullueshme, pranë Mirandës, Brunës, Meritës, Ledit. Ne jemi bashkë! Unë duhet t'ju them: ne jemi bashkë! Ti nuk je vetëm! Ju të gjithë jeni në zemrën tonë dhe në shpirtin tonë. Përgjithmonë. Ju jeni, brenda meje dhe në pasqyrimin e piklave të ujit, që rrëshkasin ndonjëherë në pasqyrën e vet të gëzimit, jo ndryshe, natyrisht vetëm mes xixllave të tilla të syve.

Ju jeni një pjesë e imja dhe unë jam pjesë nga ti! Ne jemi një midis të gjithë të tjerëve, jo thjesht si fëmijë të një barku, të një dashurie nëne të shtrenjtë, por si një porosi e pavdekshme e Atit tonë.

Ne nuk jemi vetëm. Kjo ditë është dëshmitare nga lindja jote! Agimi realizon dhe bekon ekzistencën tonë! Rrugët marrin hapat tanë! Bota përkulet për të pranuar praninë tonë!

Vëllai im i dashur dhe vëllai i dashur mes dy të tjerëve, e kështu ne jemi katër, ku flasim në katër dhe dëgjohemi në Një. Një dhe vetëm një gjë: Jam këtu! Më dëgjo: Jam këtu!

Ti nuk je vetëm!

As koha nuk mund të fshihet, as jeta s'mund të fshihet në këtë Botë me maska, me Pandemi, me rregulla të reja, se Vëllai im, kudo që je ti në këtë turmë, unë të ndjej, të dëgjoj edhe kur bëhet shumë zhurmë. Përqafojmë bashkë të vërtetën, se ndryshe kjo do të jetë thjesht një iluzion.

Mosha nuk është koha që përcakton. As koha që përcaktohet nga mosha. Të gjitha kanë tjesht një aritmetikë, sidomos në këtë ditë. Diku koha po alarmon lajme dhe e keqja tani po rritet. Dëgjoni zërin që shuan buçimat nga larg! Dëgjoni zërin

Vëllazëror, edhe pse nga larg! Të dëgjuarit nuk është mëkat! Të dëgjuarit është dhuratë! Rrahja e krahëve është vetëm një shuplakë. Rrahjet vijnë nga një turmë e zemëruar! Turma është një përndjekje e njeriut të vogël, të fryrë, me këmbëngulësinë e urrejtjes midis dhëmbëve të tij. Të gjithë duan një copë nga ne. Të gjithë duan një kile të mishit tonë. Ata vijnë gjatë natës. Ata vijnë gjatë Ditës. Ata asnjëherë s'i zë gjumi. Ata asnjëherë nuk dorëzohen. Po shoh vetëm urrejtje në sytë e tyre. Po shoh vetëm rebelim në sytë e huaj. Ata kanë lindur nga murmuritjet dhe grindjet. Ata janë rezultati e inatit dhe lindin e mbahen në jetë nga hipokrizia. Ata janë bota miskine, e ftohtë dimri me ekstreme.

Nuk ka drejtësi në këtë tokë, se ata janë e keqja më e madhe. Ndaj dhe ata gjithmonë mbizotërojnë. Nuk ka arsye për asgjë nga këto të ndodhin, dhe akoma të gjitha ndodhin. Ndodh! Kush vë vëllezërit kundër? Kush vë kundër vëllezërit? Kush në këtë tokë, me të vërtetë, Jemi ne? Kush në këtë tokë, me të vërtetë, janë ata? Kush e di, se cila anë është pjesë pasqyre që i sheh? E pastaj i fsheh. I struk. I zhduk.

E gjithë kjo urrejtje nuk ka lindur vetëm në emisionet televizive, nuk është pjesë e përmbysjes së filxhanëve, ajo është një udhë nga cmira, zemërimi dhe e liga. I gjithë ky zemërim nuk rritet vetëm në plasën e kafesë, ai ka plasën e vet në qendrën e midesë. Në rërë. Por ne jemi larg me sy, me veshë, me gojë, me shpirt e me zemër nga kjo udhë që i bën vëllezërit të lig. Ne jemi nga një gjak, nga Nëna dhe Babai ynë i shtrenjtë dhe i paharuar, jemi një Fjalë, jemi Një.

Ndaj sot jam me Ty, me Ju me një gotë të mbushur plot: Gëzuar vëllai im i mirë, i thjeshtë, punëtor dhe i sinqertë! Më prano me krahë të hapur të trokas me Ju të gjithë! Dhe kështu e kemi bërë më të mirën, kemi gëzuar Babanë atje lart, kemi shëruar Nënën tonë të dashur në atë shtrat. Në atë shtrat ku ju përkujdeseni përditë e përnatë. Vëllai im i dashur ne të katër jemi me fat, që të jemi vëllezër bashkë. Bashkë përjetë të jetëve, me dashuri të sinqertë e me zemër: Vëllezër!

184 views3 comments

3 Comments


Perparim Hysi
Feb 08, 2021

100-vjeç dhe të kini njëri-tjetrin.Kjo dashuri vëllazërore flet për një fmailje,tradicionalisht, të shëndoshë ku ka harmoni e dashuri të sinqertë.


Like

mich.maska
Feb 08, 2021

I nderuar z. Terziu, te behet njeqind vjec, vellai juaj Amiti. shendet e gezime te

kete ne familje. Vllazeri familjare , qe me tej shkon ne vllazeri njerezore. Te tjerat

i ka thene bukur miku im i nderuar Kozmai. PINI PAK , POR MOS U DEHNI! Ju uroj

edhe une me nje shendet, nga larg, nga Athina. Perqafime, Juaji Myslim Maska.

Like

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Feb 08, 2021

Ky shkrim i prof. Fatmirit për Ditëlindjen e Vëllait, edhe 100 nga ana ime, është njëherësh kartolinë urimi dhe krijim artistik plot mesazhe, jo thellësisht vetjake siç ndodh në këto raste, por të vlefshëme edhe për tërë familjen e racës sonë të bekuar e mbrojtur nga Zoti dhe të mallkuar e luftuar nga Satanai.

Patçi kurdoherë gëzime e gjithë të mirat! Kozma Gjergji.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page